Hapja e negociatave, Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE

January 27, 2018 21:29

Hapja e negociatave, Tsipras: Do votojmë pro Shqipërisë në BE

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka mbajtur një fjalim para kombit, se pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama, ai ishte gati për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë dhe ka thënë “Ok”-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një deklaratë nga pallati  “Maximos”, Tsipras tha se se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

“Unë premtoj se në vitet e ardhshme do të ndjek me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.  Duke pasur parasysh se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe e imja, mund të them se kemi arritur një rol të rëndësishëm si lider në Ballkan”.

Tsipras deklaroi se për bisedimet me Shqipërinë fqinje, ai ka takuar Presidentin e Republikës dhe krerët e partive  politike, se ai ka hapur rrugën e një normalizimi të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

“Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në votën tonë për hapjen e e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, deklaroi kryeministri grek, duke shtuar se ka një konsensus të të gjitha partive politike greke për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.

“Ky është një shembull i rëndësishëm se si bëhet politika e jashtme në vendet fqinje, ku për çështje strategjike nuk ka ndarje dhe sulme mes mazhorancës dhe opozitës”, tha shefi i qeverisë së Athinës.

Ndërkaq, në lidhje me Maqedoninë, Tsipras ka thënë gjithashtu se çështjet po ecin përpara dhe ka lavdëruar politikën e ndjekur nga Zoran Zaev.

“Udhëheqja e re politike e Shkupit ka hedhur poshtë dhe është tërhequr në një farë mase nga retorika irredentiste e qeverive të mëparshme. Ky fakt vepron si një katalizator për intensifikimin e negociatave”, tha kryeministri grek.

“Tipik në këtë drejtim ishte mocioni i z Zaev për të ndërrojë emrin e Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit të Shkupit, dhe Autostradën e Selanikut nga ‘Aleksandër’ në rrugën ‘Miqësia’”, tha Tsipras.

Duke marrë përsipër rolin e njeriut që po zgjidh konfliktet që kanë hapur parardhësit e vet, kryeministri majtist i Greqisë që u zgjodh në vitin 2012, deklaroi:

“Ne të gjithë duhet të kuptojnë se dështimi për të zgjidhur këto konflikte ka qenë në dëm të Greqisë dhe stabilitetit në rajon. Nuk është rastësi që në 25 vitet e fundit shumica e vendeve OKB, e kanë njohur vendin fqinj me emrin e saj kushtetues.  Është hipokrite që disa forca politike dhe disa persona shfrytëzojnë agoninë e popullit grek por pa dhënë rrugën e zgjidhjes”. / tesheshi

January 27, 2018 21:29
Komento

8 Komente

  1. “greqia” e sotme eshte e = me ISIS ashtu eshte krijuar January 27, 22:31

    O Qirje aleksi, problemet duhet ti zgjidhesh me shqiptaret ne menyr trasnsparence, jo me ramen me dyer te mbyllura. Nuk lahet muti me shurre Qirje aleksiiiiiiiii .

    Reply to this comment
  2. MH January 27, 23:09

    Nji koment parakohet se te dijme vertetesisht si u ndane arrat ne loje.Lush i thej e kush i hangri thalbat.

    A ka mundesi ti bahet e ditun popullit shqiptare,cfare u diskutue dhe si u ndane “harxhet” nga palet tek palet biseduese.
    Nuk besoj se per hire te hapjes se negociatave ti bahet leshime deti ti jepet grekut,me pretekst se kjo qeshtje ishte e qeverise se shkuar dhe ne ia plotesume deshiren si ish qeveris Berisha me greket.
    Po nese kjo sjellje hipokrite ka perfundue sic mund te mendohet imagjinohet nga qe Tsiprasi ka dal shume i entuziasmuar.Mos te harrojme qe qeveria aktuale ka dal kunder gjykates kushtetuse.Ky veprim tregon qe ligjet e kushtetutes dhe gjithe ate fare kushtetute i kemi si lenge groshe.Identike me nivelin e kohes mbretnise Zog qe bante c’tideshiroje mendja.

    Reply to this comment
  3. Arber January 27, 23:45

    Firma greke per fillimin e negociatave per hyrjen e Shqiperise me vendet e BE-se ka nje rendesi jetike se pari per politikanet shqiptare, te cilet do te blejne prona e shtepi dhe do t’i marrin me vete edhe familjaret e tyre ne Bruksel…

    Reply to this comment
  4. Dibrani January 27, 23:47

    U fal deti ,..patrioti i kombit Rama

    pa pritur dhe pa kujtuar nje dashuri e madhe Greqi – Shqiperi hahahaha
    Varrezat po ,..detin po ..ka me ,..jepua dhe ter token Shqiptare nga llogaraja e tutje .
    Kesaj i them strategji…..mjer ky popull qe ka len nje Psikopat me fatet e tij

    Reply to this comment
  5. besua January 28, 14:53

    dale more shok,mos i merrni gryken muahabetit,prisni te shkreten…se edhe mur kunder murit nuk zgjidhen gjerat…Rama eshte dhelper sja fut dot kollaj greku,..une personalisht kam shpres qe do dalim te fituar te gjithe..sa per vorio epirin mos kini merak se ne nje xhiro vem nga Vlora ne Himar per te pire kafe edhe minoriteti grek mbyll dritaret nga frika…prandaj pa merak fare se Shqiperia s’behet Greqi kollaj

    Reply to this comment
  6. Irakli Ndrenika January 28, 19:27

    Beso dick Shyqyr qe te kemi o derezi

    Reply to this comment
  7. Pellazgos January 28, 20:41

    O Besua,po te kishte bese Shqipetari luftonte kunder turkut ashtu si Greku dhe nuk pranonte te quhej as Sulejman,as Kinez,as Ervin anglez,Eton,Elvis,,as italian Francesco apo Marko.
    E kjpton ty qe kete shtet rrumpalle e krijuan anglezet dhe amerikanet per te mbushur vrimat e fucise dhe per te mos kete shqetesim se cbehet ne kete zone,por te flej i qete.
    Shqipetari myslimane kunder Grekut sje Greku kunder shqipetarit myslimane.
    Perca e sundo.
    Juve kini frike te perdorni fjalen Epir nje zone historike me civilizim Greke dhe banore greke per shekuj.
    Kur Kastriotis e konsideronte veten Prijesi i Epirit dhe gjak me Aleksandros ju pse mohoni atdheun dhe Kastriotin dhe e perdorni per politike te jashtme?
    Kjo tregon se sa interes kane ata qe e krijuan kete shtet dhe nuk i ze gjumi per ju.
    Shtetet e Medha kane interes per protektorat si puna e Shqiperise Myslimane e quajture nga Bushi,si dhe shtete te vogla satelite te tyre.

    Reply to this comment
  8. besua January 29, 08:45

    sa per Beso dereziun isha 18 vjecar vajta e shkrepa pushk kunder serbit ne ’99(pseudo Niku,brigata e 16 UCK,komandant Shpetimin nga Vlora sa per info)e do bej akoma po te jete nevoja kunder kujdo qoft per familjen e per vendin tim por po ju them se me luft nuk del gjithmon i fituar…per te tjerat llafosemi gjithe diten,une ketu te Rimi jam,te rrethrrotullimi Coles

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*