“T’u jepen përgjigje urgjente këtyre pyetjeve”, mjeku reagon për vetëvrasjet tek “Shefqet Ndroqi”: Nuk dihet çfarë medikamentesh u jepen pacientëve

September 3, 2020 16:34

“T’u jepen përgjigje urgjente këtyre pyetjeve”, mjeku reagon për vetëvrasjet tek “Shefqet Ndroqi”: Nuk dihet çfarë medikamentesh u jepen pacientëve

Opinioni publik shqiptar ka mbetur i shokuar nga vetëvrasjet e dy pacientëve me koronavirus, të shtuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në harkun kohor të pak ditëve.

Lidhur me këto ngjarje të rënda, shumë mjekë kanë vendosur që të ngrenë zërin duke kërkuar transparencë për atë çfarë ndodh brenda mureve të këtyre spitaleve.

Madje edhe të afërmit e pacientëve thonë se nuk dinë çfarë bëhet me familjarët e tyre në spital.

Edhe mjeku i njohur, Artan Koni, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në “Facebook”.

Ai kërkon që sa më shpejt të jepet informacion nga stafi shëndetësor në spitalet Covid, cili është protokolli i trajtimit që përdorin me këta pacientë.

“As Infektivi e as Shefqet Ndroqi nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit. Instituti i Shëndetit Publik i kërkon shefave të shërbimeve të jenë transparentë me skemat e mjekimit që përdorin. Duhet të dimë se si po mjekohen këta paciente. Shqipëria nuk ka ende protokolle zyrtare të mjekimit për COVID, ndërkohe qe shume shtete kanë protokollet e tyre kombëtare.

Nuk dua te besoj se pacientet marrin ilaçe të cilët mund t’i ç’rregullojne psikologjinë…uroj që mos të marrin ilaçe të tilla…gjithsesi transparenca shuan çdo hije dyshimi për skema mjekimi të gabuara”, shkruan ndër të tjera mjeku.

Postimi i plotë:

Per te thene: “Vetevrasjet ne spitalet COVID ndodhin nga gjendja e renduar psikologjike”, duhet me pare te sigurohemi qe pacientet nuk marrin ndonje mjekim i cili mund t’i c’rregulloje perkohesisht psikologjine.

As Infektivi e as Shefqet Ndroqi nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit. Instituti i Shëndetit Publik i kërkon shefave të shërbimeve të jenë transparentë me skemat e mjekimit që përdorin. Duhet të dimë se si po mjekohen keta paciente. Shqipëria nuk ka ende protokolle zyrtare të mjekimit për COVID, nderkohe qe shume shtete kane protokollet e tyre kombëtare.

Nuk dua te besoj se pacientet marrin ilace te cilet mund t’i c’rregullojne psikologjine…uroj qe mos te marrin ilace te tilla…gjithsesi transparenca shuan cdo hije dyshimi per skema mjekimi te gabuara. Ministria e shendetesise duhet te kontrolloje se c’po ndodh brenda dyerve te mbyllura te ketyre spitaleve. Nuk eshte normale qe anetaret e komitetit teknik per COVID-in nuk kane dijeni se me cfare medikamentesh mjekohen pacientet. Po kuptojme qe spitalet COVID nuk ia jepkan kete informacion komitetit teknik. Po ministrise ia japin?…apo ia japin personalisht vetem Rames?

I duhet dhene urgjentisht pergjigje ketyre pyetjeve:

1- si i kane emrat ilacet?

2- me cfare doze jepen?

3- perse mjekimi te Infektivi eshte i ndryshem nga ai te Shefqet Ndroqi?

Kush i jep te drejten morale drejtuesve te Infektivit apo Shefqet Ndroqit ta mbajne te censuruar nje informacion te tille??

j.l./ dita

September 3, 2020 16:34
Komento

4 Komente

  1. hasani September 3, 16:48

    Ky me siguri nuk eshte mjek, por ndonje dallgauk partie, mundet i lesh e lise. Keto mendime mund te jepen vetem pasi te jete bere nje analize e hollesishme e rasteve dhe nxjerre konkluzione te sakta dhe te plota. Ky mjeku, nqs punon ne sistemin shendetesor duhet larguar menjehere sepse perben rrezik per kete sistem.

    Reply to this comment
    • mirel September 3, 18:36

      O ramut qelbesira, keto jane programe qe shtrohen per zgjidhje para se te shtrohen njerezit, o kafshe vrasese. Thote qe nuk ka fare transparence. Dhe pacientet e kane denoncuar me kohe. Pse i mbajne njerezit fshehur nga familja?

      Reply to this comment
  2. mirel September 3, 16:58

    Dmth trajtimi i pacienteve behet si i do trapi secilit spital. Shteti nuk garanton asgje, pervec vdekjes.

    Reply to this comment
  3. Trimi September 4, 09:41

    Ne se keto jane te verteta kemi te bejme me KRIM SHTETEROR!
    Rama duhet arrestuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim