“Tu Si Que Vales Albania”, nga 1 prilli në “Vizion Plus”

March 28, 2015 09:19

“Tu Si Que Vales Albania”, nga 1 prilli në “Vizion Plus”

“Tu Si Que Vales Albania” është talent show më i ri në ekranet shqiptare, që do të nisë transmetimet e tij nga e mërkura e 1 prillit në ekranin e “Vizion Plus”.

Talente të të gjitha fushave do të shfaqin më të mirën e tyre për javë të tëra në spektaklin më të ri shqiptar, i cili do të drejtohet në këtë edicion të parë të tijin nga gazetari dhe moderatori, Drini Zeqo. Paneli gjykues do të përbëhet nga producentja e njohur Holta Dulaku, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar” Agron Llakaj si dhe nga kantautori Kristi Popa. Ndërkohë që çdo javë jurisë do t’i bashkohet dhe një anëtar i katërt, që do të përfaqësojë mendimin e publikut në këtë spektakël.

Në puntatën e parë, ulur në këtë poltron do të qëndrojë mezzosopranoja e mirënjohur, Vikena Kamenica. “Tu Si Que Vales Albania” është patentë origjinale e “Endemol” dhe vjen në variantin shqiptar nën dirigjimin e një stafi profesionistësh të përbërë nga Holta Dulaku, Ardi Asllani dhe Bledar Linza.

March 28, 2015 09:19
Komento

2 Komente

  1. diada llazari April 22, 20:50

    Une jam diada llazari dhe jam 11 vjec. Dua te regjistrohem tek tusiquevales per te shfaqur talentin tim.Ju pershendes te gjithve,Holta Dolakun , Agron LLaken qe e admiroj shum dhe Kristi Popen i cili punon tek shkolla ime si mesues.Mirupafshim!

    Reply to this comment
  2. diada llazari April 22, 21:47

    ju lutem ktheni pergjigje sa me pare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*