Tubacion nënujor Shqipëri-Itali, do të furnizohet me ujë rajoni i Pulias

September 15, 2015 15:00

Tubacion nënujor Shqipëri-Itali, do të furnizohet me ujë rajoni i Pulias

Shqipëria dhe Italia do të kenë një tubacion nënujor për furnizimin e rajonit të Puljas me ujë.

Ky është konkluzioni i dalë pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme mes kryeministrit shqiptar Edi Rama e Governatorit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano, në Panairin Fiera del Levante të Barit.

Ky projekt madhor do t’i lejonte Pulias të shfrytëzonte burimet e shumta hidrike të Shqipërisë e cila nga ana e saj do të përfitonte nga puna dhe eksperienca e teknikëve italianë.

“Në Shqipëri ka burime hidrike të mëdha e të një cilësie mjaft të mirë, por që nuk përdoren mjaftueshëm. Ndërsa ne kemi strukturën teknike. Mendojmë se kjo është një nga mënyrat për të thyer barrikadat mendore mes Shqipërisë dhe Italisë. Mjaft italianë kanë shkuar drejt Shqipërisë me rezultate befasuese në përmirësimin e kapaciteteve të tyre duke përfituar dhe nga niveli i ulët i taksave e nga një kosto e përgjithshme vërtetë minimale”, ka deklaruar Guvernatori i Pulias Michele Emiliano.

September 15, 2015 15:00
Komento

9 Komente

  1. Usa September 15, 17:40

    Po ne kur do kemi uje.
    Jo per gje Po ujin tone kerkojme?!?!?

    Reply to this comment
    • raimond Vlonjati September 15, 19:03

      Shume gabim qe i japin ujin Pulias
      Sa per tekniken , ne kemi teknike te shkelqyer dhe nuk kemi aspak nevoje oer italianet

      Dhenia e ujit ittalianeve esht tamam tradheti kombetare

      C”jane keta politikane qelbesira qe prr cdo ketkese qe nejne te huajte , keta i thone: Po ?

      Nuk shikojn aspak interesin e taksapaguesit shqiptare , por mendojn vetem per interesat e te huajve

      Rezohini more nga pushteti keta pisa politikane

      Reply to this comment
  2. nikaja September 15, 17:53

    ne u mbytem per vete tani ti japim pulias

    Reply to this comment
  3. emy September 15, 18:06

    Edit po ja sheh hajrin italia mesa shoh

    Reply to this comment
  4. alfred September 15, 18:19

    akoma nuk kemi uje 24 ore ,ky don ti jep uje italise.mjere vendi nga ky kryemin.qe kemi.shkon ne itali dhe thote do u jap uje,vjen ne durres dhe thote do vjen uje nga italia……………prit gomar te bjer bar!!!

    Reply to this comment
  5. text21 September 15, 18:22

    hahaha…. po ne skemi ujè pèe vete more, po ju a dini se fatura e ujit èshtè mè e shtrenjte ne Shqiperi se nè Itali….????

    Reply to this comment
  6. MIXHA ELEZ September 15, 18:39

    NUK ME TREMB KJO TRADHETI KOMBETARE..SE SA HESHTJA E OPINIONIT PUBLIK.

    ESHTE E VERTETE QE BERISHA KA BERE KRIME QE AS LITARI NUK I LAN GJYNAHET…

    POR KY I GJATI ME BUNKARET E ENVERIT DHE ME KETO MARREVESHJE DO JA KALOJE DHE ESAT PASHES…

    PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA…..

    TE SHESESH UJIN NE ITALINE E JUGUT ESHTE ME KEQ SE SHITJA E DETIT JON….

    NGA KRIMINELET BASH-BERISHE….

    NORMALISHT SHQIPTARET DUHET TA RRETHOJNE EDI RAMEN SI NE 15 NENDOR 2013 KUR DESH NA PRURI LHL E ASADIT…

    COHU ENVER NGA VARRI…SE PAS UJIT DO SHITET DHE AJRI….

    Reply to this comment
  7. GFHGFH September 15, 18:55

    Per syrin e kalter apo Borshin behet fjale. Po qe nuk kemi per vete uje si i behet apo varja.

    Reply to this comment
  8. asi September 16, 13:34

    Nje ne kemi,por kemi te ulet % e pagesave.Kjo nuk lejon mbajtjen e pompave ne pune vazhdimisht,se duhen paguar para per energjine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim