Tufa e çakejve dhe Kryeçakalli!

Arben Duka October 29, 2015 14:53

Tufa e çakejve dhe Kryeçakalli!

Gjithçka mund të ndodhi,
në Atdheun tim,
këtu fjala “Turp”,
nuk ka më kuptim!

Turpet nuk mbarohen,
çdo ditë vjen nga një,
po faqja e zezë,
s’mund të nxihet më!

Pak halle mbi shpinë,
kishin shqiptarët,
saqë kishin mangët,
edhe Xhaguarët!

Sepse nuk mjaftonin,
BMV e BENCA,
po ne kemi pritur,
mjaltë të bënte grenca!

Kur të gjithë Atdheun,
e bëtë fare kripë,
ç’është gjithë ky luks,
more të pacipë?!

Ç’është gjithë ky luks,
që çuditi Botën,
dora pse s’mu tha,
që u dhashë prapë votën?!

Rrugët e mërgimit,
kanë marrë shqiptarët,
fëmijët për bukë,
plasën nga të qarët!

Ç’pate moj “Rilindje”,
që me ne u talle,
përmbi varfërinë,
si bushtër hedh valle?!

Çdo ditë zbulojmë,
një mega skandal,
dhe pastaj lexojmë,
transparencë pikë Al!

Transparencë pikë Al,
që ju rëntë pika,
vendi kurrë s’ka parë,
duar kaq të liga!

Ky s’është më dyshim,
por një super bindje,
u bë për t’u tallur,
dhe emri “Rilindje”!

Nuk e dimë si erdhi,
kjo kohë kaq e ndyrë,
“Rilindja” është dritë,
e ju errësirë!

Gjer dje nuk kam qënë,
edhe aq i bindur,
po nam kini lënë,
si hajdutë të lindur!

I zi qe pushteti,
i shokut Sali,
po juve e bëtë,
zi edhe më zi!

Gropa kish pa fund,
po ju s’mbyllni gropa,
hallall xhaguarët,
dhe u bëfshi copa!

Kurrë s’na u ndanë,
këto dete loti,
ah-un e të mjerëve,
e dëgjoftë Zoti!

Tani s’ju do më,
Jugu as Veriu,
ka dy vjet e gjysmë,
që s’është më Saliu!

Ka ardhur një kohë,
që s’beson njeri,
prallushka me SHQUP,
dhe me xha Sali!

Kurrë s’e menduam,
neve budallenjtë,
se në vend të qenve,
do vinin çakejtë!

Sovranin e shkretë,
përsëri e talli,
tufë e babëzitur,
dhe Kryeçakalli!

Arben Duka October 29, 2015 14:53
Komento

12 Komente

  1. LOVE October 29, 20:31

    oboboja ,sot i ka mbytur

    po se ke kuptuar mire ,doli shoku Rama dhe tha qe e ka pasur ne mend dhe Saliu
    ai prandaj ka ardhur ne krye, te lexoje mendjen e Saliut dhe ti realizoje enderrat atij 😛
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahahha
    trasparence .al …ma ler rehat Endrin se eshte i vetmi ze femeror qe e ngushellon kryecakallin
    ashtu kryeministrin ….ahahhahahahahhahahaha

    Reply to this comment
    • hajdari October 29, 21:33

      Ka dhene sot poeti
      Te forte goditje
      Prandaj meriton
      Nje duartrokitje

      Rilindja e nisi
      Me pohe dhe me buje
      Por nuk beri vecse
      Nje vrime ne uje

      Cdo tender fitohet
      Nga miku dhe shoku
      Ka njerez qe thone
      Me mire qe maloku

      Reply to this comment
      • LOVE October 30, 06:53

        nuk ka kush ta duartrokasi
        kane ik te gjithe , ju ka vdek rrrrilindja ,nuk ju shkruan me tastiera
        vetem per te me share mua shkruajne …bej shaka
        ai qe te rre te do 😛

        dhe une ate po mendoj ,nuk ka shume per tu menduar ne fakt
        historia e jone do e amnistoje gjithmone kriminelin parardhes
        parrulla per 2017 nqs ja arrin rrrrilindja do jete
        “nuk shtyhet jeta pa malok 😛

        Reply to this comment
        • Tartufi October 30, 14:08

          Nuk mbarojne hajvanet
          qe duartrokisin
          bashke me nallbanet
          qe na qeverisin.

          Sa na ikin dhjete
          themi u pakesuan
          tridhjete na zene deren
          me arka ngarkuar.

          Si gjithmone te fundit per te shpetuar nga mjerimi. Nuk ka
          shume vlere te panduarit,se demi eshte bene.

          Reply to this comment
      • BESI October 30, 09:17

        Respek per esencen o Hajdar!

        Reply to this comment
  2. Lleshi October 29, 21:05

    Helmi gjarperit rri nen qiellze
    asnjehere nuk shihet
    Por kur gjarper emrin ta thone
    puna jote dihet !

    Nuk e di nga te lindi “shpresa”
    O Arben vellai
    s’di si tu duk “drite” e “zeza”
    “i ndershem” , “maskarai” !

    E njohem “mitren prostitute”
    qe prodhon faren e tradhetise
    Fishta i ka kendu me llahute
    Simbolit te pabesise !

    Si mundet nje ulkonje
    engjell per shqiptare te pjelle
    kur per ta jete e mot
    lengime ka sjelle ?

    Reply to this comment
  3. Socialisti bythpambuk October 30, 04:17

    Te lumte ajo pene , por je i vetem .

    Reply to this comment
  4. moisiu October 30, 08:47

    Dhe kesaj partie ju shtua dhe kolegu juaj Bedri Islami , ne vend qe te beheshit
    si staf per te krijuar nje parti te re ,me program qe ti pershtatej linjes se gazetes suaj,i
    arnoheni gerdallave te vjetra PD she PS

    Reply to this comment
  5. tt October 30, 11:21

    ben duka eshte institucion eshte fjala e vertete dhe godet si grusht revolucionar – kjo qeveri eshte me e poshtra qe kemi patur -qeveri qe e futi vendin ne depresion total si ai qe ka dhe si ai qe ska – nuk jane social fare – hajdut te pashtpirt ne maksimum,,respekte ben dukes qe I godet forte e meritojne ,, mos I votoni me o njerez kta specialist pisa ,, problemi eshte se ne shqiperi nuk dime ke t evotojme jane te gjithe njelloj hijena

    Reply to this comment
  6. kol Kulumria October 30, 11:25

    Ndegjo popullin Rame . Anulloje marrveshjen per marrjen
    e makinave me qera dhe kerkoj falje popullit per gabimin .
    Kursej parart e shqiptareve, mos i bene rrush e kumbulla
    si liberal e njeri ç’thurur ! Behu udheheqes i mire per kete
    vend e per kete popuull te talentuar .

    Reply to this comment
  7. Shahisti October 30, 14:14

    Arben Zyko Kamberi,
    “Bombe e flamur” fjala
    Ne fund ka rene sheqeri
    Nuk e ka fajin Sala

    Shkruaj bejte shkruaj
    Populli te ngopet
    Krruaj Beno krruaj
    Me te rrofshin topet

    Reply to this comment
  8. shaban qosja October 30, 15:40

    Ben Duka, te lumte. Kjo eshte thirrje per rebelim mbare popullor. Po ne shqiptaret ende nuk jemi popull. Je i vetmi intelektual qe e thua BROMP fjalen dhe jo si ca palo analiste qe kane frike se mos na zemerohet kryeministri, nipi i Ahmet Zogut, i cili vjedh njesoj si tij,Zogu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*