Tunde Berishë, tunde!

July 23, 2017 23:01

Tunde Berishë, tunde!

 

Bedri Islami

 

Parodia e zgjedhjeve në PD mori fund. Basha fitoi dhjetë herë më shumë vota se rivali i tij, Selami. Gjithçka u fundos edhe njëherë në errësirën që ajo vetë, PD, ka krijuar, jo vetëm për vete, por për të gjithë Shqipërinë, në tri dekadat e fundit.

Nuk më vjen keq për PD-në, në fund të fundit, ajo mori atë çka vetë e ka krijuar; nuk më vjen keq as për Bashën, i cili, një ditë do të dëbohet me shkop nga vetë ata që e votuan, ashtu si nuk më vjen keq as për Selamin, i cili, edhe pse e dinte që në momentin e parë se si do të ndodhte, pranoi që figura e tij politike të kthehet në një karikaturë e asaj që ishte menduar se ishte.

PD mori atë që vetë ka krijuar: një lider, i cili në fakt i ngjan vetë forcës politike. Zhvatës, i lidhur e lobingjet serbe, që vendos përmes familjes dhe që partinë do përpiqet ta kthejë si një mish për top, pikërisht për familjen e tij.

Shembulli i tij është Berisha, që bëri të njëjtën gjë, por, ndërsa shfaqja e Berishës ishte tragjike, kjo e Bashës është komike.

Nuk më vjen keq për Bashën, i cili, edhe pse e dinte që më parë rezultatin e zgjedhjeve, do të ndihet i gëzuar dhe do të presë urimet e tij, fillimisht nga kunati, që i organizoi të gjitha, pastaj, si edhe më herët, nga bashkëshortja, që është pas kulisave, e me radhë nga ata që e shoqëruan buzagaz në të gjithë këtë parodi, duke u bërë pjesë e një farse politike të pashoqe në këto vite pluraliste.

Kur them se, nuk më vjen keq për Bashën, nuk kam parasysh atë të sotmin, që gëzohet e fërkon duart sepse ngriti një fitore të rreme, e cila kishte si katër vite më parë, mbështetjen e shembullit të tij, Berishës. Nuk më vjen keq për atë që do të ndodhë me të në të ardhmen. Ai mund të bëhet më i pasur përmes stilit të tij të zhvatjes, por një ditë ai do të jetë i leçituri i madh i vetë asaj force politike, do të jetë i nëmuri më i madh dhe kjo nuk do të ndodhë shumë larg. Nëse drejtësia do të ketë ndonjëherë një shembull ndëshkimi, ai mund të jetë shembulli më i madh.

Në fakt ai paraqet tiparet themelore të kësaj force politike, që pasi i ka ngrënë bijtë e vet, nxjerr në sipërfaqe leshterikë, të cilët ia marrin frymën asaj dhe, përmes saj, synojnë të ia marrin frymën gjithë vendit. Ai, në fakt, paraqet drejtuesin e një partie që u mbështet fuqishëm nga lobi serb në Prishtinë, nga klanet serbe në Shqipëri dhe nuk mund të bëhej i tillë nëse nuk do të kishte bekimin e tyre. Njëlloj si në rastin Olldashi, edhe kësaj here, Basha e kaloi pragun përmes këtij bekimi dhe Selami, përballë tij, që paraqitej i njeriu i politikës amerikane, e kishte të destinuar të dështonte.

Nëse Selami do të ishte paraqitur si njeriu i rusëve, ai do të kishte pasur shansin të fitonte, ose të paktën do të kishte pasur një mbështetje shumë herë më të madhe.

Në një parti antiperëndimore dhe haptas pro linjës sllave në politikë, nuk mund të presësh të fitosh duke u paraqitur si një njeri i politikës amerikane. Është budallallëk të presësh.

Por, e gjitha kjo ishte një lojë treshe dhe lojërat treshe janë gjithnjë të neveritshme.

Për ta bërë gjithçka edhe më komike e tragjike njëkohësisht, në lojë u fut edhe Patozi. Ai është përfaqësues i një brezi të mesëm në partinë e tij dhe ka mbi vete moralin e paraqitjen e kësaj shtrese.

Ai, si njerëzit pranë tij, në përgjithësi ishin e mbetën nga ai lloj, që shumë lehtësisht mund të quhen “të përshtaturit”.

Ata i janë përshtatur të gjitha strategjive, paraqitjeve dhe qëndrimeve të një lideri të caktuar, edhe kur e kanë ditur krejt mirë se rryma e tij do të jenë fundosëse për vetë partinë e tyre. Në asnjë rast të vetëm, edhe kur gjërat kanë folur e kanë bërë “muuuu”, ata nuk e kanë hapur gojën, sepse ishin në vendin e përshtatshëm, në pozitën e përshtatshme dhe kishin fitimet e përshtatshme. Nëse në publik mund të kishte raste që paraqiteshin të moderuar, ata ishin e vazhdojnë të jenë po aq “ujqër” brenda llojit, sa edhe të tjerët, para ose pas tyre.

Ky brez i mesëm i politikanësh, që në shumicë nuk ishin as themeltarë e as të ardhurit e minutës së fundit, fërkuan duart kur nga partia u dëbuan figurat e vjetra, me reputacion dhe dije, sepse menduan se tani erdhi radha e tyre. Kur u zbuan vetë ata, atëherë u rebeluan.

Patozi nuk mund të jetë i keqardhur, as si njeri i politikës dhe as lëvizja e tij politike, që ishte si një përshesh me qumësht përballë agresivitetit të Bashës. Këto njerëz që nuk u qasën as tek dera, që nuk e dinin as se për cilët do të votojnë e as kush do të  votojnë, ndërsa bënin jashtë sallave rolin e magjistricave, brenda e dinin se po zhvillohej një tjetër dramë, që deri asaj  kohe e kishin mbështetur dhe kishin qenë pjesë e ngritjes së saj.

Në PD morën fund dilemat që kanë qenë të zgjidhura, por që morën një përgjigje “zyrtare”; Basha do të jetë edhe më tej drejtuesi i partisë. Berisha, që në të shumtën ka heshtur, edhe kur e kanë detyruar të flasë, e ka mbështetur atë, e ndjen se gjithçka rreth tij, edhe ai vetë e mendimi i tij berishist, është drejt rrokullisjes. Ai do të jetë si një dash mes deleve në parlamentin e ri, por një dash që i kanë vënë këmborën jo për të drejtuar tufën, por për të dëshmuar se dashit të vjetër i vihet një këmborë e madhe, sa për ta tundur. Tunde, Berishë, tunde!

E keqja e gjithë kësaj loje politike është, si edhe më parë, Shqipëria.

Ajo që ndodhi në PD është njëra nga dëshmitë se pluralizmi tek ne është një farsë politike, asgjë më tej se kaq. Një parti që ka rreth 30 vite jetë politike e nuk është në gjendje të bëjë as minimumin e nevojshëm për të qenë sado pak demokratike, dëshmon se si është qeverisur Shqipëria e si do të mund të vazhdojë të qeveriset. Një forcë politike , të cilës, në zgjedhjet parlamentare i jepen 6 ministri të rëndësishme, institucione me vlerë, që kanë kontrollin mbi administratën dhe, kur është fjala brenda vetes bën gjithë të kundërtën, deri listat e fshehura, nuk mund të qeverisë, por nuk mund të jetë as opozitë.

Dhe një vend ku opozita do të jetë pakicë e pakicës, pra që mund të përbëhet vetëm nga njëra forcë politike, është në një gjendje të rëndë, për të mos thënë , të shkatërruar.

Parlamenti i ardhshëm do të ketë paradoksin e tij: do të qeveriset nga e majta dhe do të ketë opozitë të majtën.

E djathta është drejt gulçimit. Një gulçim që do të zgjasë edhe pak, por që do të ketë një fund të mjerueshëm.

Askush nuk ua ka fajin: ata e kthyen vizionin në një pronë familjare, idenë në oligarki, militantin në shërbyes,  dhe, nëse e kanë bërë një herë pa iu hyrë gjemb në këmbë, përse të mos e bëjnë përsëri?

PD, përmes Bashës, Patozit e Selamit,  zhvilloi në më pak se një muaj një lojë treshe me pak…si ato kafetë e hidhura që nuk i do askush.

July 23, 2017 23:01
Komento

22 Komente

  1. alphade July 24, 01:30

    Z.Bedri,sigurisht te mos vije keq per Bashicin ,por te vije
    keq per Shqiperine qe lengoi pergjate 27 vjeteve nga nje
    uzurpues i pushtetit ,sic eshte rasti i Vicidokasit qe 27
    vjet qendroi ilegalisht ne pushtet pa voten e shumices se
    shqhqiptareve duke vjedhur e manipuluar votat e ketij
    populli ! Basha, te pakten duke qene ne opozite,pa pushtet nuk shkakton ato deme qe shkaktoi Berisha dhe
    berishistet pergjate 27 vjeteve ! Nje tragjedi te vertete i
    shkatoi ky demon popullit shqiptar .
    Sot pas 27 vjeteve Bashici i vodhi votat ne ” kotecin” e tij,
    merreni me mend cfare ka bere Sali Berishovici me votat
    e PS-s ?! …….!!!!!

    Reply to this comment
  2. Per memedhene.... July 24, 04:36

    zoti bedri

    mos i ve faj serbeve dhe grekeve qe kane nxjerre nga “nentoka” e tyre junten kriminale Sal & Lul…ata po bejne vetem detyren ndaj kombeve te tyre.
    .
    E keqja eshte se lobet e tyre ne amerike dhe europe jane te fuqishem dhe shkaktaret kesaj kataklizmoje te sotme
    .
    KATER SEKUENCA E MEPOSHTME NUK LENE VEND PER DYSHIME
    .
    LEXIM TE KENDSHEM :

    PJESA E PARE (SERBO-AMERIKANET)
    .
    Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e solli lobi serbo-amerikan Sali Berishën në pushtet në ‘92
    .
    Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
    .

    PJESA E DYTE
    (ELEZ SERBIBERO-AMERIKANET)
    .
    (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
    __________________
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
    Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
    .
    PJESA E TRETE
    .
    Basha takon për here te tretë lobin grek në SHBA. Çfarë iu ka premtuar?

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis dje drejt SHBA-ve, duke lënë në mes fushatën.
    Por kë ka takuar ai sot në Washington lind pyetja? Basha sot ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv kohët e fundit ndaj çështjes shqiptare.

    (Në foto Lulzim Basha dhe përfaqësues të lobit grek në SHBA)
    Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.
    E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.
    Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?
    Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.
    Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.
    Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike.
    .
    .PJESA E KATERT..(DONALDLULEZIMI I MIQVE)

    Gery Kokalari shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këAtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
    “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
    Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
    Kokalari shkruan:
    “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
    Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

    (FOTO) Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    .
    Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:
    “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane –
    ===================================
    .
    Nga sa me siper zoti Bedri (Frikacaku) qofte serbet e Beogradi qofte greket e Athines
    do te ishin
    ZERO nqs nuk do kishin mbeshtetjen e metastazave te tyre ne Washington dhe Bruksel….qe po mbrojne me cdo kusht Sali & Lul kriminelet…sepse ate qe nuk arriten ne shekuj nga toka serbet & greket e realizuan pas 1990 me kuislinget e tyre.
    .
    Eshte fatkeqesi kombetare qe dhe nje analist I nje niveli te larte si Bedri Islami…..”demaskon” vetem athinen dhe beogradin….duke harruar tentakulat e tyre ne washington dhe bruksel qe jane te dokumentuara me siper..
    .
    keqardhje per bedriun…

    Reply to this comment
    • Gjeni diçituren... July 24, 11:20

      Paske bo plazh per s’mari m’duket… dukesh se qeke furnizu mir…

      Yyyy trim i xha Jahos.

      Reply to this comment
      • portalxenportal July 24, 18:19

        per komentuesin “gjeni dicituren”

        kam pershtypjen se je korofillak ne portalet e Xen Berishes apo je dora vete……me kete rast me lejoni tju gjej dicituren e sateme:

        dicitura e pare:

        shqiperi digjet
        jot’eme krihet

        ne kete rast jot’eme e ka emrin sllobodanka bullatoviq

        ****
        dicitura e dyte

        komentuesi “per memedhene tregon ujkun
        ndersa bedrislami tregon gjurmet

        tung

        Reply to this comment
        • Gjeni diçituren... July 24, 19:42

          Thank you for the compliment…

          Dear… uncnown soldier,

          mire se une te ngjakam me kalin e xonit, po ai lali Eri aty posht a e gjen dot se cfare portali mban nen kontroll?

          Reply to this comment
        • Shoku Taras July 24, 20:06

          I ftoj te gjithe komentuesit e rregullt, te behen pjese e iniciatives per te krijuar nje portal te pavarur informativ me kontribut falas, ku sejcili qe ka pak njohuri nga informatika te kete dhe te drejten e redaktimit.
          Portali ekziston tashme, por ai ka nevoje per kujdestare dhe kontribues vullnetare.
          Nese dikush ka interes, eshte i lutur te lajmerohet anonim ketu poshte per te marre me pas nga une te dhenat e nevojshme.

          Reply to this comment
  3. realisti July 24, 08:13

    Nuk kam cfar te them…e ka qare…sic din Ai ta qaje! …… Por nje gje nuk e kuptoj, perse Shqiptaret “demokrate” e kane kaq shume te veshtire te zgjedhin midis te mires dhe te keqes!!!. Ndoshta kot nuk thone se me thuaj me ke rri te t’them kush je!…. E rende eshte kjo dhe per ta menduar por kam frike se eshte e vertete!!!!

    Reply to this comment
  4. DRENICA E KUQE July 24, 08:35

    Tunde, Bishe, tunde! Tunde udbja jugosllave tunde! Prishtinen e ke pase tund e po e tunde vazhdimisht, tash po e tunde edhe Tiranen! Po, pse bre?… He, ‘jarebi’, brefshi mut tridhjete here ne dite e mos u dalte!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Gjeni diçituren... July 24, 11:00

      “He, ‘jarebi’, brefshi mut tridhjete here ne dite e mos u dalte!…

      Hahahahaha sa kam qesh… Bravo !

      Kesaj qe the ti Drenicako ne nga anet tona shkurt i themi :

      “U befshi kaps!”

      Reply to this comment
  5. Perkthyesi July 24, 08:41

    Cudi, se si vegjeton ende ne politike Sali Berisha! Ky Neron i koheve moderne, pasi mori ne qafe Shqiperine, duke e sakatuar dhe barbarizuar nga te gjitha anet, tashme i beri gropen dhe PD! A ka njerez te arsyeshem kjo parti, apo jane kthyer te tere ne vemje dhe butake, te cilet kane bllokuar syte dhe veshet, duke levizur ngado ku i con era! Ky formacion politik tashme nuk ka asnje vlere!

    Reply to this comment
  6. Mersin July 24, 10:18

    Ore Bedri c’jane keto teori konspiracioni me ruse dhe amerikane. Pavaresisht se PD familjare e SB eshte prosllave, rasti i Selamit duket qe nuk ka te beje ne kete rast me sllavizmin e PD, por thjeshte me interesat personale ekonomike te Selamit, icili sic duket u mirepagua per maskaraden e radhes.

    Reply to this comment
  7. Mersin July 24, 10:19

    Ore Bedri c’jane keto teori konspiracioni me ruse dhe amerikane. Pavaresisht se PD familjare e SB eshte prosllave, rasti i Selamit duket qe nuk ka te beje ne kete rast me sllavizmin e PD, por thjeshte me interesat personale ekonomike te Selamit, i cili sic duket u mirepagua per maskaraden e radhes. Kete di te beje PD me ne krye Saliun, te manipuloje cdo lloj zgjedhjesh dhe te coje ujin ne mullirin e familjes se tij.

    Reply to this comment
  8. Lal Eri... July 24, 12:15

    Qarte dhe shkoqitur Bedri, por a mund te na lini pak rehat me keta zullumqare dhe ta hapni pak dhe syrin e mengjer se thone se po ju kalon miu nen musteqe ?

    C’te shkruash akoma per keta dordolecer…

    Pas zgjedhjes farse ceta PiDi u zhyt akoma me thelle ne KRIZE, dhe kjo eshte me se e vertete. Tani pritet te ndodhe ajo qe ndodhi dikur me ceten PiSi, ku pas disa kontradiktave te brendshme u shkeput fraksioni Like koklarit.

    Gara ashtu si u nis, ashtu dhe u bitis. Lül Pasha dhe hyri ne Gar (me G ok?) sikur po shkonte ne pervjetorin e marteses se satrapit te Vucidolit, dhe jo sikur do te kishte perpara nje kandidat rival potencial, prej te cilit mund te frigohej seriozisht se do ia rrembente fronin.

    Keshtu pra, qysh pa nisur akoma mire gara;

    – Kandidati = 0
    – Rivaliteti = 0
    – Pritshmeria = 0

    Jane TRE ZERO. Me xhufke !

    A nuk eshte aktualisht me TRE ZERO dhe plehramenti i boshatisur prej muajsh?
    A nuk ka qene me TRE ZERO prej 27 vitesh kjo politike rumpalle?

    Leri denglat o Bedri, po futu dhe ti ne valle merrjani;

    KUSH KERCEN NAP’LONIN
    SALA ME LAL’ GJONIN !

    Reply to this comment
  9. demo July 24, 13:06

    Rrofte populli shqiptare,qe eshte me i mencur se politikanet qe ka,PSE? Sepse ne dy zgjedhje derrmoi banden e Vucidolit ne menyre plebishitare,duke mos i lene mundesi Sali Berishes te gjeje hajdute si Ilir Meta per te mbreteruar si junte hajdutesh,..Eshte gjynah o pallosh Edi Rama te qeverisesh keq me kete popull patriot,qe ta ka shtruar rrugen me vote,per se dyti here,qe megjithese e di qe concessionet e Beqes,nuk i mori te gjitha Vilma Nushi,as ajo kafja me kater karrike ne Berat,prape mendon se ti nuk je perpindesh malok Sali Berisha,as baldosa Skraparit Ilir Meta.Suksese ne jete,per here te trete!

    Reply to this comment
  10. fteri July 24, 14:06

    edhe Koreja e veriut do kishte zili rezultatin e votimit L.Bashës ….

    Reply to this comment
  11. Mark uk July 24, 15:43

    Kur u be edhe nje pukjan prej Fush Arsit te vlerosoj demokracin ne PD cfar te bahet.Ky fuks i deges se mbrendeshme ne kohen si punonte te gazeta jeta e re ne Shkoder.More mashtrues kur thuani se Migjeni i frymzue nga babaj i tij per te shkrue Luli i vocer.Sot me servilizem je rregullue disi.Dua te ju pyes a jeni perseri aktiv,tani si ke ish shoket tu ne pushtet.Dasht Zoti e u hapshin dosjet e te dalesh taman se kush jeni ken ne monizem

    Reply to this comment
    • aristoteli July 26, 20:56

      Ja pra, o Mark uku i Urës së Thive, që kur krahasojmë këtë me ty, ti na dukesh si i dalë prej shpelle!
      Pranoje o uk i ngordhur, që ju “shkudrant” jeni kot fare!

      Reply to this comment
  12. DRIDHEBEDRIDRIDHE July 24, 21:32

    DRIDHE BEDRI DRIDHE

    ME KRIMET QE KA BERE BASHA..OSE DUHET TI FUSIM PRANGAT LULIT
    OSE BEDRI ISLAMIT SI MASHTRUES
    QE PER 6 VJET E KA QUAJTUR
    LULIN
    SPIUN DHE
    TRADHETAR

    PRA LULIT

    -DUHET TI JAPIM NJE MEDALJE QE PO PSHURR EURO-AMERIKEN
    .
    -OSE DUHET TE MENDOJME SE AI ESHTE NJE “SKUTH” I TYRE
    .
    -OSE TE SHENJTEROJME ENVER HOXHES NQS SE NUK I VIHEN PRANGAT LU BASHES. DHE SALI HORRIT
    .
    Njihuni me dosjen kriminale TE LUL BERISHES dhe eshte turp per USA-BE-NATO-OBAMA-MERKEL & TRAMP qe keto monstra po mbrohen kaq hapur nga segmente pafundesihst antishqiptare ne washington-bruksel-berlin-athine-beograd

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. shume pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    Reply to this comment
  13. ETHEM July 26, 11:54

    BEDRIU E KO EVIDENTOJNE SE KUSH JANE SB E LB NE KRYE TE PD.FAKTI QE SB PO SUNDON PD & SHQIPERINE PER 27 VJETE TREGON SE SA MBROJTJE HERMETIKA KA AI NGA LOBET NE 4 KONTINENTET SIDOMOS TE SHBA.FAKTI ME I THJESHTE ESHTE AI KUR PAS 21 JANARIT 2011 KU U VRANE 4 VET NE BULEVARD DHE A.ARVIZU E QUAJTI SALIUN “BURRE-SHTETI”TREGON SE KY KRIM NUK DO ZBULOHET KURRE SI SHUME TE TJERA SI GETDECI KU AMERIKANI-MATRAOAZ-DIVETOLI FUTI DUART NE ARMATIMIN TONE ME NDIHMEN E SALIUT.DHE NESE DIVERPLI U DENUA NGA SHBA,SALIUT SI HYRI GJEMP NE KEMBE.DHE TREBICKA I NDIERE U MBULUA PO PREJ FBI.REMZI HOXHA U ELEMINUA NGA GAZIDEDE I SALIUT.KJO SE SB MORI URDHER NGA UDB-FAZLLIÇ,KU KY I FUNDIT VAZHDON TE JET MIK I SALIUT.DHE RAMA PO LUFTON E PUNON SI NE TRETHIN DUKE PATUR SHUME KUNDERSHTAR.MBI TE GJITHA K/SPIUNIN VISHO LIKA I CILI INFORMON PER ÇDO GJE SALIUN DHE KY PERDOR QYTETARIN FOXHITAL PER TE SHPIFUR MBI RAMEN.TASHME QE KY KA DY OPOZITA NE KUVEND,DO TI DUHET TRIMERI E ZGJUARESI E RRALLE PER TJA DALE DERI NE 2021.VETEM GAZETA D I T A DHE GAZETARET E SAJ TE RRALLE NE KETE VEND MUNDET TI NDRIÇOJNE RRUGEN ATIJ E PER TI HEQUR LAKUN NGA FYTI,PASI VETEM RAMA MUNDET TE BEJ SHTETIN QE DUAM.SE ESHTE PUNETOR,VIZIONAR .DHE E DO SHQIPETIN.ATA QE E MARRIN NEPER GOJE PER ATLETET E BARDHA-JANE IDJOT PASI POPULLI THOT:”MOS I SHIKO GUNEN POR PUNEN”.NE 4 VJET TE QEVERISJES SE TIJE JANE MRREGULLUAR TE GJITHA QYTETET E VENDIT KU POPULLI PO SHIJON ZBUKURIMET E TYRE TE LENA ZI NGA SALIZMI.

    Reply to this comment
  14. Mark uk July 27, 09:03

    dridhebedridridhe:Do te lutem nderhyj e mos te denohet Basha aq shume,nga qe je dhii-mshem po themi.Shko more sekretari i partis se fshatit me kater klas e ruaj lopen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*