Tundu mal i Dajtit, dridhu moj Tiranë, këtë herë Kreshniku do të bëj hatanë…

February 16, 2017 18:01

Tundu mal i Dajtit, dridhu moj Tiranë, këtë herë Kreshniku do të bëj hatanë…

 

Nga Arben Duka

Tundu mal i Dajtit,
dridhu-moj Tiranë,
këtë herë Kreshniku,
do të bëjë hatanë!

Fjala është tamam,
për Kreshnik Spahiun,
që para tri vjetësh,
arrestoi Saliun!

Gjithë ai gjigant,
gjysëm metro burrë,
bëmat që ka bërë,
s’do harrohen kurrë!

Do këndohen këngë,
për Kreshnik Spahinë,
që doli në brigje,
dhe vuri dylbinë!

Kur vuri dylbinë,
benë i bëri grekut,
se do ta qeraste,
me gjysmën e lekut!

Detin na shpëtoi,
Niku karnavali,
ndaj i dukej vetja,
si Smail Qemali!

T’i vemi nga mbrapa,
Kreshnik kuq e ziut,
se tani do jetë,
në krahë të Saliut!

Planet e Kreshnikut,
akoma s’i dinë,
si do pushtojë,
Kryeministrinë!

Do bërtasë nevriku:
“O burra mbi ta!”,
me zyrën e Ramës,
gjithë kunjën e ka!

Thonë ësht’ i betuar,
me fe e me besë,
në kolltuk të Ramës,
të ulet serbes!

Shteti do të hidhet,
i gjithë në hava,
se me Nik Spahiun,
nuk bëhet shaka!

Është siç ka emrin,
shqiponjë e kreshnik,
dhe pse shpesh na duket,
si një histerik!

Është si vullkani,
gjithnjë ndezur flak’,
dhe pse shpesh na duket,
super qesharak!

Qeveri-mavrinë,
do ta ulë në bisht,
këtë herë e ka,
fare seriozisht!

Këtë herë do jetë,
zjarri dhe tërmeti,
në këmbët e tija,
do të bjerë pushteti!

Unë jam i tmerruar,
ndaj dhe dot nuk hesht,
i them policisë:
“Kujdes nga ky plesht!”

February 16, 2017 18:01
Komento

4 Komente

  1. pelivan February 17, 12:09

    Rama :

    Hiqu dreq se c’mu poftis,
    një mizë kali më cingris…
    rrëzë bishtit m’u kolis…
    aty ku e ka per fis!…

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA February 17, 13:22

    Sarkazë e persosur!
    Keshtu siç flet ky Kreshniku, po te ish ne nje vend te demokracive perendimore, do ti kishin vene “byzylyqet”!
    Po Dhalla i Saliut ben çfarë i thote Sali Çmenduria!
    Medet, medet kur kercënon dhe ky P l e s h t !…
    Medet, medet kur ka qene dhe ne Krye te Drejtesisë!
    Çfarë Edepsëzi P r i m i t i v !!!…

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA February 17, 13:24

    Sarkazëm e persosur!
    Keshtu siç flet ky Kreshniku, po te ish ne nje vend te demokracive perendimore, do ti kishin vene “byzylyqet”!…
    Po Prokurori Dhalla i Saliut ben çfarë i thote Sali Çmenduria!
    Medet, medet kur kercënon dhe ky P l e s h t !…
    Medet, medet kur ka qene dhe ne Krye te Drejtesisë!
    Çfarë Edepsëzi P r i m i t i v !!!…

    Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr February 17, 15:09

    Dita. Hakerat jane te sali berishes. Gazeten tema e kane bere te pa lexushme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*