Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

September 22, 2018 17:25

Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Skena e re “Art Turbina” do të çelë siparin e një sërë shfaqjes që pritet të pasurojnë jetën artistike të kryeqytetit.

Skena është bërë gati për premierën e radhës “Tag”, por jo vetëm kaq. Për të mirëpritur edhe 14 trupa teatri që do të jenë pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, i cili do të zhvillohet po ashtu në këtë skenë multifunksionale të “ArTurbinës”.

Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, shprehet: “ArTurbina ka pasur edhe organizime të tjera muzikale, por si shfaqje teatri është shfaqja e parë që çel festivalin. Pra, premiera “Tag” e Teatrit Kombëtar hyn në histori sepse është ajo e cila është fjala e parë teatrale që thuhet në ArTurbina”.

“ArTurbina” do të flasë shqip me të gjitha dialektet dhe format e saj në skenë. Një festival që përfshin gjithë trevat shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. Çdo ditë do të ketë nga dy shfaqje, në orën 18:00 në Universitetin e Arteve dhe në orën 21:00, në “ArTurbina”.

“Festivali është mbarëkombëtar. Na pëlqen të themi që është një rikthim i një festivali shumë të bukur, i organizuar nga i ndjeri Vangjush Furxhiu deri në 1996”, thotë Çuli.

Pas zhvendosjes në këto ambiente të reja, trupa e Teatrit Kombëtar do të qëndrojë këtu deri në ndërtimin e një skene të re të teatrit. Nga ana tjetër, ka pasur edhe thirrje për bojkot nga ata që mbështesin aktualisht mosshembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Edhe ata që mbrojnë idenë e mosprishjes së teatrit, nuk kanë arsye për të qenë armik me një skenë të re”, thekson Çuli.

M.H/ Dita

September 22, 2018 17:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*