Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen

May 5, 2018 10:40

Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen

Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.

Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.

Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark. “Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur. Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako.

o.j/dita

May 5, 2018 10:40
Komento

4 Komente

  1. mosbesuesi May 5, 11:46

    Kjo eshte me se e vertete qe nuk te pergjigjen , por e mira eshte ta fillosh nga dikasteri jot nga ministria, pasi shquhet per te tilla gjera , aty jane akoma me keq, biles bejne te veshtirin qe ti dorovisesh sa me shume per te zgjidhur dicka
    “Filani ” e ka mire me ministrin..eti etj ti e di si funksionon

    Reply to this comment
  2. perkthyesi May 5, 12:22

    Gjiknur, si shume te eshte ngritur hunda perpjete! Kujdes se ke per ta thyer ndonje dite! Neper zyra ke ende njerez qe as nuk i a kane haberin puneve dhe vazhdojne ti sorollasin njerezit, pa u dhene asnje zgjidhje! Pse, keshtu do ece vendi? Qofsha i gabuar, por keshtu nuk i ke punet hic mire!

    Reply to this comment
  3. mbare populli i Vlores May 5, 16:25

    Me drejtoret qe ke emeruar zotrote ne Vlore,e ke qelbur fare sepse ke vene plehrat e Vlores ne ato karrike.Pse Z. deputet? Duke emeruar njerez te diskretituar ju keni diskretituar veten tuaj.Largohuni ju ,merrni dhe “plehrat” me vete,se me keta drejtues,behet Shqiperia qe nuk DUAM

    Reply to this comment
  4. Armandi May 6, 08:38

    Perse te largohen ?!! Ata mezi i zune ato vende . Kush prej tyre thote qe une s’e bej dot , kete pune dhe po largohem ?! Largohini , se ju diskretituan , c’far prisni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*