Turistët nudo në shatërvan, Salvini: Idiotë!

August 22, 2018 21:39

Turistët nudo në shatërvan, Salvini: Idiotë!

Dy turistë anglezë, të cilët janë në kërkim nga policia pasi u futën pa rroba për t’u larë në një shatërvan në Itali, janë quajtur “idiotë” nga zv/kryeministri i vendit.

Të rinjtë u filmua në shatërvanin e sheshit Venezia në Romë, ku njëri prej tyre hoqi të brendshmet duke pozuar për një fotografi.

Pamjet kanë shkaktuar zemërim te qytetarët dhe sjellja e tyre është konsideruar “injorante”.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha: “Italia nuk është tualeti i tyre i shtëpisë”.

Videoja, e publikuar në një blog në Romë, tregon dy turistë të gjinisë mashkullore,  të cilët lahen në shatërvanin Altare della Patria, një monument në nder të mbretit të parë të Italisë pas bashkimit të vendit.

Disa kalimtarë pranë qeshin dhe bëjnë fotografi, ndërkohë që disa të tjerë i nxisin ata të dalin nga shatërvani.

Policia vendase tha se incidenti që ndodhi të dielën, ishte “i jashtëligjshëm dhe fyes”. Për këtë arsye ata janë shpallur në kërkim.

l.h/ dita

August 22, 2018 21:39
Komento

2 Komente

  1. Budallenjte dhe plepat behen te gjate August 22, 22:01

    Njeri ishte Ramy. Ai kopili I saliut. Kishte ardhe me pushime. Ju kujtua lopa kur rrinte lakuriq dhe mendoi njelloj jemi

    Reply to this comment
  2. Eri August 22, 23:52

    Kapitalismos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*