Interes turistik në rritje për Parkun Arkeologjik të Apolonisë

July 29, 2018 12:17

Interes turistik në rritje për Parkun Arkeologjik të Apolonisë

 

Parku Arkeologjik i Apolonisë, ka njohur dyfishim të numrit të vizitorëve në këtë periudhë të vitit.

200-300 persona prekin çdo ditë lashtësinë e Apolonisë së gurtë, e cila ofron jo vetëm antikitet, por edhe natyrë të qetë e plot vende tërheqëse.

Një prej tyre, hapur së fundi nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës është edhe mozaiku që ndodhet në Vilën me Impluvium.

Kjo vilë i takon shek. II-III para Krishtit, dhe zotëron një oborr të rrethuar me peristil dhe të shtruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe floreale.

Për drejtoreshën e këtij parku Ornela Durmishaj, zbulimi i këtij mozaiku është një vlerë e shtuar për Apoloninë, në gjithë kompleksin e saj, ndërsa të tilla objekte janë ndërtuar në ballkonet e kodrës së Apolonisë, me një arkitekturë unike.

Të vizitosh Apoloninë sot, është shumë herë më e lehtë. Këtu janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për turistë vendas e të huaj. Këta të fundit, shprehen të mrekulluar nga ky park, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Fierit.

Për guidat turistike, Apolonia është destinacioni më i preferuar i turistëve të huaj. Vitet e fundit është venë re një tendencë e turistëve izraelitë, por nuk mungojnë edhe anglezët, gjermanët apo italianët.

Në bazë të statistikave të grumbulluar, në 6 muaj kanë qenë rreth 9 mijë vizitorët që kanë parë nga afër Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ndërsa në këtë të fundit gjatë vjeshtë pritet të vijnë edhe ekspeditat e radhës, për të nxjerrë në dritë të “thesare” që ruan me fanatizëm kjo zonë.

l.h/ dita

July 29, 2018 12:17
Komento

2 Komente

  1. Apollonia dhe Poeti ilir ne ballkonin me veshtrime nga Deti i hapur e plot dallge i Semann-it July 29, 12:52

    Nji portret ulur ne koridorin e Pallatit te Lashte
    me nji ballkon te dale ne qender te pallatit me veshtrime nga Deti …

    A P O LL O N I !!!

    un u ngjalla perseri ,
    nen renojat e tua ,qe madheshtine koha ,
    s’ta mposhti dot ,
    sepse shpirti im Jeton aty , me Ty .
    Jam Fantazma ,qe perkedhel me hijen time ,
    shpatullat e tua te lashte , fytyren tende te mermerte
    ,te heshtur qe me flet aq fort ne shpirt,
    perqafoj muret ,
    kullat shtyllat amfiteatrin ,barin ku
    shkelnin dikur ata ,
    Apollonet ,te paret e mi ,

    qe ty koha s’ti mbuloj dot e ti la jashte ,
    per te treguar shpirtin e pamposhtur te populli tim.

    E un Poeti me kujtohet ,

    ” kur ulesha ktu ,ne kte ballkon kemb mbi kemb ,
    brrylin mbi gju mbeshtete…

    grushtin shtrenguar,, nen nofull reshtuar dhembe ,
    te gatshem te gelltisnin cdo dhimbje ne jete …

    me sy veshtruar larg- shume larg ne ate Bote ,,,
    qe un Njeriu s’e ndryshova dote …! )

    qe shpirti Ilir te te ndjeje sot

    Reply to this comment
  2. Ilir detari durres July 29, 16:21

    ja edhe nje lajm shume i mire ne rregen drejt normalitetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*