Turizëm/ Shqipëria nis përgatitjet për Panairin e Shtutgartit

September 16, 2016 20:54

Turizëm/ Shqipëria nis përgatitjet për Panairin e Shtutgartit

Shqipëria për herë të parë  është vend partner  në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017. Prezenca qëndrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme se në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going”.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi,  u takua me këtë grup gazetarësh në Amfiteatrin e Durrësit, nga ku zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë duke iu përgjigjur interesit të tyre për turizmin shqiptar. Çdo të thotë për Shqipërinë të qënurit vend partner në këtë panair.

Ministrja Ekonomi tha: “Kjo për turizmin shqiptar do të thotë më shumë vizibilitet në tregun europian ose edhe më gjerë, sepse duke qenë vend partner janë më shumë të fokusuar drejt teje ata që janë tur operatorët ose agjenci që kryesisht merren me outgoing,  sipëmarrjet turistike që nxjerrin turistë jashtë vendit të tyre dhe në këtë rast drejt Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme që kemi zënë këtë pozicion. Kemi një stendë më të madhe dhe tregojmë më shumë Shqipërinë turistike. Thërrasim më shumë tur operatorë dhe agjenci shqipatre të jenë prezentë në këtë eveniment. Arritja deri këtu,  është bërë e mundur falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Messe Shtutgart, por edhe prej angazhimit të gazetarëve gjermanë, të cilët në mënyrë vazhdueshme kanë marrë pjesë  në “Fam Tour” në Shqipëri, duke ndikura në rritjen e fluksit të turistëve gjermanë në vendin tonë”.

Ministrja Ekonomi u tha gazetarëve gjerman se “deri përpara vitit 2013, Shqipëria merrte pjesë në 4-5 panaire. Nga viti 2014 deri më tani kemi marrë pjesë në 30 panaire ndërkombëtare. Së shpejti do të organizojmë edhe një panair ndërkombëtar në Shqipëri.
September 16, 2016 20:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*