Turizmi fetar, kompania e njohur përfshin Shqipërinë në listën e saj

May 15, 2019 12:12

Turizmi fetar, kompania e njohur përfshin Shqipërinë në listën e saj

Shqipëria është bërë pjesë e programit të Rusconi Viaggi për vitin 2019.

Specialisti lidhur me udhëtimet fetare dhe pelegrinazhet zgjeroi katalogun e tij me nisje të reja nga aeroporti i Malpensës, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Në itinerarin klasik ekzistues, Rusconi ka bashkangjitur edhe udhëtime në Shqipëri për të zbuluar trashëgiminë e saj historike dhe komunitetet e ndryshme fetare.

“Ne kemi dashur të përfshijmë disa veçori të reja për të zgjeruar ofertën, duke u fokusuar në tour-e fetare me vëmendje edhe tek më i vogli detaj, me një udhërrëfyes italisht folës si dhe paketa me gjithçka të përfshirë”, tha Sara Rusconi, kreu i departamentit të pelegrinazhit dhe grupeve, në një deklaratë.

“Nisjet mund të zhvillohen përgjatë tërë vitit jo vetëm në sezone pushimesh apo festash”, theksoi ajo.

Kompania prej vitesh realizon udhëtime kulturore dhe fetare në mbarë botën, me qëllim njohjen e vlerave historike, zakonore dhe traditave të vendeve në çdo skaj të globit.

j.l./ dita

May 15, 2019 12:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*