Turizmi me sytë nga Kina, hiqen vizat për të hyrë në Shqipëri

April 8, 2018 14:59

Turizmi me sytë nga Kina, hiqen vizat për të hyrë në Shqipëri

 

Përmes një vendimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.

Vendimi është mirëpritur veçanërisht nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila tha kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve.

Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët, tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina.

Pasi siç raportojnë edhe operatorët turistikë deri më tani vizitat e tyre në Shqipëri kanë qenë më shumë rastësore, jo destinacion direkt, raporton TCH.

Pjesa më e madhe e kinezëve i janë drejtuar Shqipërisë nga vendet fqinje, Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia ku kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, nga ku kanë zbuluar paketa turistike të lira për ta parë 1 apo më shumë ditë.

Sipas ambasadores kineze, Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike, por kinezët kanë më shumë interes të shohin Krujën dhe Gjirokastrën.

Sipas të dhënave nga ambasada kineze në Shqipëri, vjet Italia u vizitua nga 3 milion turistë kinezë, ndërsa në Greqi u numëruan rreth 1 milionë.

Në raportin e fundit të INSTAT në shkurt të 2018-s, mbi lëvizjet e shtetasve në Shqipëri nuk gjen të dhëna mbi shtetasit kinezë që vijnë në Shqipëri kjo edhe për shkak të kufizimit për shkak të vizave.

Zyrtarisht, Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve, vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.

a.s/dita

April 8, 2018 14:59
Komento

14 Komente

  1. MH April 8, 15:36

    Kinezet jane interresant!
    Gjuajn prej aty ku atdhetarizmi dhe krenaria Shqiptare ka mbijetue nder shekuj. Ne Kruje ku kishte sline Heroi i pamposhtur,legjendar shpartalluesi i hordhive turke ne kohen e mesjtese.Dhe sot ne kohen moderne ne Gjirokaster vendlindja e heroit te clirimit te vendit nga pushtuesit dhe tradhetaret e kombit.
    Kinezet mund te zgjidhnin Beratin si qyete ma me antikitet.Po jo duan pikrisht Gjirokastren vendlindjen e Hoxhes.

    Reply to this comment
  2. Arben April 8, 16:11

    Po lobimi ne planetin mars, kur do te filloje

    Reply to this comment
  3. Genti April 8, 16:14

    Do vijne per 1-2 dite sa per te shuar kureshtjen e s’do shkelin me ne Shqiperi. Ndonjerit nga brezat e vjeter mund tu vije ndonje kujtim i larget nga “Miqesia Shqiptaro-Kineze”, por ne Shqiperi s’do shohin dot ndonje shenje te ketyre kujtimeve.

    Fatkeqsisht sot edhe ata te huaj qe kalojne nga muzeumet tona humbin fare dhe ikin pa marre vesh asgje. Mezi ka dy shenja ne anglisht, e jo me ne kinezce dhe gjuhe te tjera. Ne muzeumet e Europes ke guida dhe audio-guida ne 6-7 gjuhet me te perdorura. Heqja e vizave s’mjafton, duhen strategji per ti terhequr vizitoret per afat te gjate.

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 8, 17:51

    Ishte nje guzhinier i Enverit qe i thonte kinezeve ne Kohen e Qepes te Partise se Punes:

    EJANI, VLLAZEN KINEZE
    SE JU KAM BO CA VEZE

    Mirpo kinezet qe nuk ishin mesuar me gjellet shqyptare
    qe zanafillen e kishin tek Baba Sulltani i Turqise i thane:

    NE, KINEZET JENA MESUE OR MIK
    ME HONGER MISH QENI DHE ZHAPIK

    Keshtu Edi Rama me kte ftese te vonuar per Kinen Komuniste

    VRET ME NJE GUR DY ZOGJ!

    Nga njera ane shton turizmin ne Shqypni me kinezet pa pretendime per resorte dhe rruge, dhe nga ana tjeter pastron Shqypnine nga qente rrugace dhe zhapinjte e fushes qe i jane sulur plehrave dhe po i perhapin kudo me keq se gabelet.

    por:

    A DO T’I MJAFTOJNE POLICET E XHAFES EDI RAMES PER KETE AKSION KOMBETAR?

    sepse:

    Ata po ndjekin kuksianet qe te mos ngrene traun e Kastratit tek tyneli i Rruges se Kombit.

    Reply to this comment
  5. Mon Kukaleshi April 8, 19:38

    Edhe kryetari i federates te trafikanteve te qenjeve humane isjte shprehur me lumturi te madhe, duke shtuar qe malli kinez per ta eshte shume i çmueshem.
    Pritet reagimi i autoriteteve Evropiane, qe sipas gazetes le mond, thuhet si i ka zene tmerri. Ha ha ha …

    Reply to this comment
  6. XXXL April 8, 19:49

    Intelekt-kar kaq shume qirje kane bere komunistet ne fisin tend, bej ADN se do te dalesh kelysh i tyre, mundesia eshte te kesh prejardhjen nga ish sigurimsat e Skraparit, qe i udhehiqte per perdhunime (me dashje) daja i Likes, Sulo Gradeci.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 8, 21:20

      Ore ti kok-penisi, po vetem me seksin di te flasesh dhe te komentosh more mavri?

      sepse:

      replika jote nuk ka asnje llogjike tjeter pervev ate te dafllakut edhe hiqesh si enverist dhe shan e fyen intelektualin edhe e cileson Sulo Gradecin si perdhunues ves i keq qe nuk ka dale nga biografia qe paraqiti ne Kanada kur kerkoi azil politik kur u hapi barkun dhe u tregoi te gjitha sekretet me video qe kishin incizime per Enverin.

      Si te komunikojme me ty kur je kaq potent dhe e ke mendjen vetem tek seksi?

      Ja po te tregoj nje histori te vertete per te qetesuar situaten:

      Para se te bija ne burg dhe kur Partia e Punes kishte akoma mardhenie te mira me BRSS me cuan si perkthyes ne Kine bashke me nje grup qe kryesohej nga Behar Shtylla se Shqypnia nuk dispononte ate kohe perkthyes profesioniste ne kinezce dhe te gjitha perkthimet kryheshin ne anglisht dhe rusisht njekohesisht

      Shoket kineze na akomoduan ne nje hotel lluksoz qe i kalonte te gjitha parashikimit, por naten erdhi tek une kush thua ti? Dora vete Behar Shtylla dhe u ankua se kishte nga dhoma e tij degjoheshin disa qene qe lehnin dhe nuk e linin te flinte. Zbrita menjehere tek recepsioni dhe u thashe per problemin dhe pas disa minutash situata u qetesua.

      Te nesermen nuk pati lehje qensh, te pasnesermen gjithashtu dhe une nuk durove dhe pyeta perseri recepsionin:

      PO SI E ZGJIDHET ATE PUNEN E QENVE?

      Recepsionisti buzagaz me tha:

      ATA QEN QE LIHNIN ISHIN BERE GADI PER JU DHE JU I HENGRET GJATE QENDRIMIT KETU.

      He do te me shash me seks e me dafllak tani, apo do te me japesh te drejte per shansin e Edi Rames qe:

      TE VRASE ME NJE GUR DY ZOGJ?

      Reply to this comment
      • Kritiku April 8, 21:41

        O DITA,
        Mos botoni cdo lloj plehre!
        Na e nevritet me kete intelekt-leshin, !
        Ky eshte i cekujlibruar menderisht!…
        Gazetat e tjera e kane larguar, vetem ketu boton!…
        E kuptoj lirine e mendimit, por jo te marret…!
        Marrezit dhe budallalleqet qe shkruan nuk njohin kufi!…

        Reply to this comment
        • intelektuali April 8, 23:01

          Ore ti kritiku i Enverit,

          PO PSE NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES KUJTON SE JE MORE MAVRI?

          Qe t’i japesh urdhera gazetes DITA se ke te heqi dhe ke te leje ne kete forum, po pse plehrat si puna jote duhet te mbaje gazeta DITA? Qe askush ta mos lexoje me? Cfare nuk te pelqeu ne historine e sinqerte qe tregova me qente kineze kur Edi Rama po fton kinezet ne vendin tone qe po te vijne me tallaze-tallaze do te duken si karkalecat e Afrikes qe s’lene fije bari pas?

          He thuaj cila gazeta e ka larguar intelektualin qe te shkruaj menjehere dhe ta perplas ne fytyre genjeshtren tende enveriste?

          Cot Papuli, babai i Papuleve qe kane mik Edi Ramen, ishte ne Kohen e Enverit kryeredaktor i Hostenit dhe shkruante letra anonime per gruan e tij qe punonte ne Ministri, por qe ishte bukuroshe dhe mblidhte syte e kolegeve dhe kjo gje e nuk e linte te flinte Cotin e ngrate, qe shkruante pa pushim letra me shpresen qe ta degdisnin ne nje vend tjeter pune, por nuk e dinte qe gruaja e tij ishte oficere e Sigurimit dhe te gjitha letrat e Cotit i shkonin ne dore asaj qe me ne fund i tha: “Po boll o burre se se le nam!”

          prandaj:

          Edhe intelektuali po te thote:

          BOLL ME KRITIKAT ENVERISTE SE LE NAM!

          sepse:

          Kur te neveritet kush thjeshte nuk e lexon dhe nuk ben si Shabon Hunderri.

          Reply to this comment
  7. N.VJOSA April 8, 20:06

    Nje veprim i mençur i Qeverisë shqiptare!
    Kinezve tu krijohen lehtesira se na kane ndihmuar si vëllezer te vertetë!
    Fajin per prishjen e mardhenieve vëllazërore e kemi ne shqiptarët!
    Kinezet nuk e harrojnë kurrë mbeshtetjen shqiptare per pranimin ne OKB!…

    Reply to this comment
  8. am April 8, 23:48

    Aman mor na sillni ca kineze, ju dergojme ca kuksjane e ca trapajane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin