Turizmi në Shqipëri, viti 2017 pritet të jetë i mbarë

May 23, 2017 20:25

Turizmi në Shqipëri, viti 2017 pritet të jetë i mbarë

“Më në fund Shqipëria ka hyrë në hartën turistike”, shprehet Enver Mehmeti, i cili zotëron një nga agjencitë kryesore të udhëtimeve në vend. Ai thotë se Shqipëria po hyn në një tjetër vit të mbarë turistik.

“Kemi një rritje të konsiderueshme në kërkesën e pushimeve të plazhit. Harta e turistëve nuk është më e centralizuar, sllovak dhe polak, por tendencat janë në rritje. Ka shkuar në Europën e veriut, ka shkuar në Itali, ka shkuar në tregun slloven, e pse jo, edhe gjermanët janë në studim të tregut shqiptar”, thotë më tej Mehmeti.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turistët e huaj. Zak Topuzi, nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit, pret që ky rekord të thyhet këtë vit.

“Shpresojmë për një turizëm rezultativ këtë verë. Situata politike që përmirësohet, sigurisht që ka ndikim të jashtëzakonshëm”, thotë Zak Topuzi.

Por për të përballuar rritjen e kërkesës nga turistët e huaj, ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë për investime të reja.

“Shqipëria vuan numrin e shtretërve, ka një mangësi dhe në periudhën e verës, kur kërkesat janë më të mëdha, nuk ka hotele resorte të cilët shesin paketa të plota”, thotë Zak Topuzi.

“Duhet të shtrijmë zonat turistike jo vetëm në Durrës dhe Sarandë, por bregdeti ynë ofron shumë më tepër. Unë mendoj që potenciali i një sistemi rrugor të mirë dhe një aeroporti të dytë do ta bënte Shqipërinë një treg me një shumëfish numrash”, thotë Enver Mehmeti.

May 23, 2017 20:25
Komento

4 Komente

  1. lili May 24, 07:00

    Shqirria eshte 200km.Para aeroportit beni rruget nje here se edhe me nje qind aeroporte pa rruge nuk zvillohet turizmi!Turisti ka nje jave dy jave per pushime edhe do me pa gjithe vendin jo vetem nje katund…

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 24, 10:00

    Do ishte edhe ma shume sukses sikur te mos kishte Envera e Mehmeta.

    Reply to this comment
  3. A May 24, 18:35

    Qe te kete zhvillim edhe ne drejtimin e turizmit, Shqiperia, duhet ti shtohen rruget e asfaltuara te te gjithave niveleve.
    Gjithashtu duhen edhe disa linja hekurudhore me trena te shpejte. Shqiperia eshte nje vend i vogel ku gjeresia e saj eshte 75 km dhe arrin deri ne 150 km nga bregdeti i saj dhe 350 km nga veriu ne jug.
    Rruge gjithandej te asfaltuara dhe disa linja treni te shpejte kjo eshte receta. Me kete strategji qe kane qeverite e ketyre 27 vjeteve te drejtuara nga dy parti si PD-ja dhe PS-ja qe e kane mendjen per te vjedhur dhe grabitur arken e shtetit dhe taksapaguesin shqiptar nuk ka si te zhvillohet turizmi shqiptar si malor, ujor etj.
    Per te ulur kostot e ndertimit te rrugeve nuk behen me tendera dhe konçesione me shifra marramendese, ku nuk perfundojne, si arruga e kombit dhe rruge te tjera.
    Ndertim i shpejte, i sakte dhe cilesore i rrugeve behet vetem me ane te reparteve te xhenjos te ushtrise te cilat te kene mjetet me moderne te kohes per ndertim rrugesh, urash. Keshtu mund te arrihet qe ne kohe rekord te behen ndertimet dhe infrastruktura e rrugeve. Te tjerat jane broçkulla.
    Nga xhepat dhe taksat e popullit u ndertua rruga e kombit, ku kane shkuar mbi 1’300’000’000 Evro dhe akoma nuk ka perfunduar dhe i kerkohet perseri taksapaguesit shqiptar edhe 300’000’000 te tjera Evro dhe ne kete gjendje qe eshte paturpeisht dalin ide nga mender qeveria e EDI RAMES qe ti kerkohet mjeteve takse rruge per nje drejtim 5(PESE) EVRO.
    Kuptohet qe per rruget kemi disa taksa te kripura, si takse qarkullimi, takse mbi karburant, etj. Keto jane palo qeverite e dalura si nga PD dhe PS. Vetem per te vjedhur dhe shperdoruar e kane mendjen. Keshtu eshte kur pozita dhe opozita jane te mbushur me politikan dhe qeveritar mafioz dhe te korruptuar. Tung.

    Reply to this comment
  4. ELIOT May 25, 09:16

    Kur Kroacia prêt 10 million turista ;;;; shqiptaret ngushellohn me 5 mije ;;;;;;;; shqiptare qe vijen te pushojne ne atdheun e tyre ;;;; keto jane refugjatet qe i ka marre malli per token shqiptare dhe jo turista te huaj ;;;por me plazhet e piseta na krahasim me europen sdo te keni shume ;;;;; turista ;;;;dhe plazet duhen liruar MORE TE KORRUPTUAR SI SHIKON QEVERIA QE NE EUROPE RERA ESHTE E POPULLIT …. NE SHQIPERI BIZNNESET HAJDUTA VEJNE KARRIGE SIKUR JA LA LENE TRASHEGIM BABI I TYRE … STE LEJNE TE QETE TE VESHE NJE BESHQIR PLAZHII NE KROACI NE NORMNADIE NE ITALIE ..GJITHANDEJ NE EUROPE QE KAM QENE … STE DETUROJNE TE BLESHE KARIGE …PER TE PUSHURA BUZE PLAZHEVE ….MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*