Turizmi, po ikin nordikët e polakët, vijnë gjermanët

January 12, 2019 16:38

Turizmi, po ikin nordikët e polakët, vijnë gjermanët

Operatorët e sektorit të turizmit dhe ekspertët bien dakord se 2018 duhet të kurorëzohet si viti më i mirë i turizmit në vend. Sipas raportit të fundit të INSTAT, në total, për 11-mujorin, Shqipërinë e vizituan 5.6 milionë turistë, me rritje 16.2% me bazë vjetore. Në këtë periudhë, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona, të cilët janë turistë sidomos në zonën e Durrësit, destinacioni kryesor i tyre. Në vend të dytë, maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit.

Të tretët, renditen grekët, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit. Italianët janë në vend të katërt, me 408 mijë hyrje ose 7.2% të totalit. Pas tyre, malazezët, me 330 mijë hyrje, ose gati 6% të totalit. Në 11-mujorin e 2018-s, ndër vendet me hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe, 34,5%. INSTAT shton se 2.7 milionë të huaj kanë ardhur për turizëm në 11-mujorin e vitit 2018, ose rreth 48% e totalit, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Te kontingjenti i turistëve që vizituan vendin gjatë 2018-s mbizotëronte ai me shpenzime të ulëta”, pohon Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. Numri i turistëve të huaj që po e vizitojnë Shqipërinë është rritur, por sipas z. Topuzi, duhet pasur në konsideratë se ata nuk janë turistë elitarë, që shpenzojnë në mënyrë domethënëse. Turisti që po vjen sot është ai me çanta shpine që parapëlqen hostel apo çadra, si dhe turisti i mesëm europian. Z. Topuzi shpjegon se duke ditur këtë, edhe strategjitë e turizmit, si dhe qasja e ofertës vendase duhet të jenë në përputhje me kërkesën.

Ende pas kaq shumë vitesh dhe nismash, qeveritë po ecin pa strategji, nuk po bëhet kategorizim i strukturave, nuk po ndërhyhet në infrastrukturë aty ku duhet, duke e lënë turizmin të mbetet peng i çmimeve të ulëta.

Viti 2018, sipas tij, pati një sezon të mbarë dhe kjo vjen ngaqë trendi rajonal ka një rritje nga 5.4 që raportohet nga Kroacia deri në 7-8% në të gjithë zonën tjetër. Si rezultat i situatës pozitive në Ballkan, Shqipëria mund të përfshihet në këtë lëvizje turistike.

“Ka rritje dyshifrore të turistëve nga vendet e Europës Qendrore dhe zonat skandinave, ashtu siç ka edhe një rritje të turistëve nga zona e ish-Lindjes, por nuk duhet të harrojmë që kontingjenti kryesor do të mbeten Kosova, Maqedonia dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Pavarësisht se ky trend i turistëve europianë vjen në rritje, nuk do të ndikojnë shumë”, – thotë z. Topuzi.

Tregu rajonal është më i rëndësishëm, thekson ai. “Zonat kryesore të Golemit, që historikisht kanë qenë akomodim për kosovarët, duke qenë se kanë bërë rikonstruksione dhe përmirësime, kanë kaluar në një stad më të lartë. Tani ato po shiten me paketa më të shtrenjta për këtë lloj turisti europian”.

“Mendoj se i njëjti trend rritjeje do të jetë për vitin 2019, pra një rritje në kufijtë 15%. Kjo kërkon vëmendje karshi një tregu të ri, i cili nuk ka kërkesa si tregu europian, por është shumë delikat e mund të largohet në rajon po të jetë se defektet e vërejtura gjatë sezonit 2017 nuk riparohen në kohë. Ne nuk kemi përvojë ndaj shërbimit “All Inclusive”, ndaj investimet në hotelet me pesë yje do të ndihmojnë në tërheqjen e një target-grupi që siguron të ardhura e punësim të lartë. Ulja e TVSh ju dha frymëmarrje njësive akomoduese të përdorin në sezon diversitet çmimesh apo çmime shitje ‘last minute’, pasi u ulën ndjeshëm kostot fikse”, – shton z. Topuzi.

OBT raporton që deri në vitin 2030, numri i turistëve në zonën e Mesdheut do të dyfishohet, gjë për të cilën mendohet se do të ndikohet edhe turizmi ynë.

Në lidhje me çmimet në 2019, ai thotë se gjatë raportimeve të sezonit të kaluar nga Kroacia në Mal të Zi, ato janë rritur me 5-10%. Si pasojë, edhe në Shqipëri të shohim rritje të çmimeve në 2019.

“Situata me flukset e turizmit ka bërë që pjesa e Golemit, që ka qenë për turizmin masiv, të kthehet në një zonë për turizmin e mesëm dhe pak elitar. Nga turistët vendas dhe kosovarë po bëhet një turizëm ditor, sepse ky është kapaciteti”, – thotë ai.

Shqipëria nuk ka kapacitete për të mbajtur një numër më të madh turistësh sesa ky që kemi sot. Në lidhje me infrastrukturën, ai thekson se duhet bërë ende shumë punë nga pushteti vendor dhe lokal dhe duhet hequr dorë nga rikonstruksioni i rrugëve në pikun e sezonit.

Polakët dhe nordikët priten në ulje

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, thotë për “Monitor” se 2019 e presin të jetë një vit i mirë me disa reduktime numrash nga dy operatorë të huaj. Këto reduktime sigurisht që do të plotësohen me operatorë të rinj.

“Më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por në total vlerësojmë se kërkesat do të jenë në një trend të qëndrueshëm. Kjo sepse është futur një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar”, – shton z. Kasa.

Sa i përket një parashikimi për 2019, ai shprehet me nota pozitive. “Mendojmë që në vitin 2019 do të jemi në nivelin e vitit 2018 për nga numri i vizitorëve ose një rritje më e moderuar, pra nuk mund të pretendojmë rritjen 25% në 2018. Kemi vënë re një tendencë të rritjes së turizmit kulturor. Ky lloj turizmi vjen si kërkesë kryesisht nga grupe franceze që vijnë si pjesë e tureve rajonale, pra jo me destinacion direkt Shqipërinë.

Risi për 2019 do të jetë tregu gjerman që është futur nëpërmjet një grupi të madh që njihet si ‘Der Turistik Group’, që do të jetë i pranishëm në Durrës dhe Sarandë me rezervime. Ky grup do të sjellë edhe turistë nga Anglia dhe Zvicra, pasi është operator i madh dhe menaxhon 7 milionë turistë në sezon”, – thotë për “Monitor” z. Kasa.

Ai i cilëson si grupi i dytë më i madh pas Tui-t. Çekët, nga ana tjetër, që kanë vizituar vendin tonë tre vitet e fundit do të jenë edhe në sezonin e 2019-s. “Ne presim që kësaj rritjeje në turizëm t’i përgjigjet edhe qeveria me ndërhyrjet e saj dhe të përmirësohen gjëra. Kontratat afatgjata nuk janë dhe aq të preferuara për momentin, sepse ne mendojmë që me përmirësimin e kushteve të ndryshojë edhe përfitimi që kemi nga këto kontrata. Nëse kushtet përmirësohen, sigurisht që ofertat do të kenë një çmim më të mirë, kurse kur janë afatgjata, çmimi është standard dhe nuk mundesh ta ndryshosh pavarësisht nëse ndryshojnë kushtet.”- argumenton z. Kasa.

Konkurrencë nga Tunizia dhe Egjipti

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar shprehet më tej se rritja e moderuar në 2019 do të vijë për shkak të hapjes së tregjeve të reja si Egjipti dhe Tunizia, por edhe zhgënjimeve që mund të kenë pasur turistët nga përvojat e tyre në vendin tonë.

“Ne duhet të zgjerojmë mundësitë për të eksploruar bregdetin, duke mos mbetur vetëm te Durrësi apo Shëngjini. Vlora është një destinacion për të cilin ka interes, por kategoria e turistëve që vjen nga disa vende nuk do të udhëtojë gjatë. Nëse do të mbyllej bypass për sezonin 2020 do të ishte shumë mirë. Këtu duhet të marrë vëmendje edhe plani i aeroportit, i cili nëse do të realizohet, do të ishte shumë mirë”- thotë ai.

Edhe z. Kasa shprehet për 2018 si “më i miri që kemi pasur në turizëm”. “Problematika ka shumë dhe duhet të bëhen investime me hapa më të shpejtë. Marr si shembull Golemin. U bë rruga, por u lanë trotuaret shumë keq, puseta të hapura, grumbuj dheu, pra një zonë turistike e parehabilituar. Kjo nuk është pritshmëria e turistëve kur dalin jashtë hotelit. Të gjitha këto nuk duhet të ekzistojnë sot, pasi turizmi elitar i sheh si absurditet”, – përfundon ai.

FAFA e rezervuar 80% që tani

Fatos Çerenishti, drejtues i FAFA Resort, rivlerëson 2018, si një vit shumë të mirë për turizmin shqiptar. Si sipërmarrës, ai thotë se sezoni i kaluar ka pasur disa veçori ndryshe nga vitet e mëparshme.

“Viti 2018 ka qenë shumë i suksesshëm për të gjithë turizmin, jo vetëm për FAFA Resort. Arsyeja e parë lidhet me faktin se pati një turizëm të organizuar si asnjë vit më parë, me charter-e, me prenotime të mëparshme nga agjenci të huaja. Arsyeja e dytë është se 2018 njohu zgjatjen e sezonit më shumë se sa vitet e mëparshme, duke u favorizuar edhe nga moti i mirë deri në vjeshtë”, – thotë z. Çerenishti.

Turistët e huaj erdhën me opinione jo shumë pozitive por e rëndësishme është që mbetën të kënaqur, brenda pritshmërive. Z. Çerenishti thotë se 2019-a do të jetë si 2018, me ndoshta një rritje të lehtë.

“Prenotimet deri më tani kanë arritur në 80% të kapacitetit tonë akomodues. Presim që rezervimet të vijojnë në fillim të vitit”, – tha ai.

Sa i përket nacionaliteteve vitin e kaluar, turistët ishin kryesisht polakët, nordikë në përgjithësi, izraelitë, si dhe gjermanë, të cilët mendohet se do të vijojnë edhe në 2019 të kryesojnë.

“Si çdo sipërmarrje, edhe turizmi ka vështirësi të shumta. Turizmi është lokomotiva ekonomike, ky vend mund të ketë perspektivë vetëm nëse i japim përparësi turizmit dhe zhvillimit të tij. Tre vitet e fundit ka pasur kërkesë nga agjencitë e huaja, sidomos çeke në fillim e më pas polake, dhe tani industria e turizmit po pret turistë nordikë. Turistët ankohen më së shumti për infrastrukturën, pasi ata thonë se gjithçka është në rregull, por nuk ka ndriçim rrugësh. Rruga nga Mali i Robit deri në Golem, është shtruar por ende nuk ka ndriçim dhe turistët janë shumë të ndjeshëm, sepse sigurinë e kanë të rëndësishme. Agjencitë turistike kanë shkuar në çdo institucion për të kontrolluar sigurinë, kanë sjellë edhe ekspertë të tyre për të matur ndotjen”, – thotë z. Çerenishti.

Mungesa e stafit të trajnuar dhe të specializuar do të ndihet edhe në 2019. “Një vuajtje më vete është shërbimi. Ia kemi dalë me vështirësi, ndonëse ka pak krahë pune të interesuar. Mjafton të duan të punojnë. Trajnimet e duhura i kemi realizuar, edhe pse me kosto të larta për ne, pasi me rastin e parë, ose kanë ikur jashtë ose janë zhvendosur në pikun e sezonit në jug të vendit”- thotë në fund z. Çerenishti.

Deada Hyka – Monitor

V.l/ Dita

January 12, 2019 16:38
Komento

7 Komente

  1. intelektuali January 12, 18:17

    PO VIJNE GJERMONET?

    Po Partizanet trima te LANC-it legjendar te Enverit cfare bejne?

    Reply to this comment
  2. Hosteni January 12, 18:26

    Pordhe me rigon. Lereni fushaten elektorale dhe trajtoni problemet , si papastertia, betonizimi i bregdetit, sherbimi etj. Jemi shume shume mbrapa.

    Reply to this comment
  3. spata January 12, 18:41

    Eshte e vertet qe 2018 ka qene viti me i sukseshem i turizmit ne Shqiperi .Une e pash se si qyteti i Vlores ne periudhen 15 Qershor 10 Shtator qe plot me turiste.Pjesa me e madhe e tyre qen nga vendet e Evropes dhe nga vet shqiptaret qe preferuan bregdetin e Vlores e te Rivjeres Shqiptare.
    Nuk do ndalem se si do te jete tendenca e turizmit ne 2019 mbasi ka shume faktore qe ndikojne sidomos per ne . Une do ndalem veten tek disa qe jane ne duarte tona qe ndikojne ne ritjen e fluksi turistik .Flas per Vloren dhe Rivjeren Shqiptare .
    Vlora ashtu si dhe Durrsi duhen kthyer qendra te fuqishme turistike .Po te shohim disa investime te kryera nga shteti ne Vlore kuptohet qarte se si ndryshoje tabloja e vizitorve ne periudhen e veres. Shume biznese qe ishin te pergjumur nga mungesa e infrastruktures dolen ne drite dhe i pan hairin .Ato pak qe u realizuan ne Vlore bene qe qyteti te mbingarkohej nga turiste te huaj e vendas. Ndoshta nuk do te ndalojne investimet ne Vlore e me tej ne Rivjeren Bregdetare.Ka shume pika qe duhen kthyer ne standarte normale per funksjonim .Zonat bregdetare me rere ,qe Vlora ka shuem por qe nuk shfrytezohen plotesishte ,kane mungese te theksuar infrastrukture. Problem qe mbetet gjithmone e qe ka rendesi per turistet e huaj eshte furnizimi me uje 24 oresh .Ky kancer qe po e gryen cdo dite Vloren dhe Rivjeren Shqiptare ka penguar ne rritjen e turistave te huaj.Nuk mund te pretendosh ,per nje sherbim cilesor, ku uje ze vendin kryesor , te rritet numri i vizitorve ne pikat tona bregdetare .Krahas mungeses se ujte 24 oresh mungojne dhe disa investime jo ne permirsimin e infrastruktures rrugore por ne abjentet e objektet me vlera turistike .Vlores dhe gjithe Rivjeres u mungojne portet qe bejne te mundur zhvillimin e turizmit detar. Ato pak anije e mjete te vogla turistike punojne ne vartesi te kushte atmosferike e te detit .Bankinat e akostimeve e te strehimeve nuk plotesojne kushte te pershtatcme per pune te sigutre .Shpesh turiste te huaj jane vene ne alarme kur ndodhin prishejet e kohes gjate guidave turistike .Nuk ka alternativa per tju shmangur faktorve atmosferik e detar .Porti kryesor qe sherben per anijet e mjetet turistike nuk garanton qendrim te sigurt . Mungesa e skaljeres ben qe guidat turistike dhe qendrimi i tyre te jete ne rrezike .Kjo eshte dhe per te gjitha bankinat ne vijen bregdetare te Karaburunit.Per Rivjeren as behet fjale fare .
    Vend strehimi i anijeve te peshkimit ne Treport eshte nje katraure e frikshme e turpi i kultures detare ne sherbim .Sazani qe u lejua per tu vizituar ne nje gjendje skandaloze qe nuk afron asnje elementet per tu vizituar .Pikat arkelogjike te qytetit nuk jane ne axhenten e guidave turistike mbasi u mungojne shume elemete te infrastruktures .Dihen nga te huajt por jane te pavizitueshme .
    Keto si dhe shume elemente te tjere ,qe njihen me mire nga vet biznesi vlonjat dhe ai shqiptare, kerkojne nderhyrje te menjehershme per tu permirsuar mbasi turisti s’te fal e te kthen krahet e nuk te viziton per here te dyte .
    Egziston nje kurjozitet i vecante per te vizituar bukurite e vendit tone.Ne duhet ta justifikojme ndryshe do te ndeshkohem per shkak te mos investimeve ne kete fushme me shume perfitim per biznesin turistik shqiptare .

    Reply to this comment
  4. Nachfahre von Partizanen ( Wiederstandskaempfer) January 12, 19:20

    @ intelektuali

    Mos na ki merakun neve, intehale.

    Ne jemi ne Gjermani e ne vende te tjera te BE, ku ti mezi pret te hysh.

    Ti ri aty ne shqypni e sherbeu gjermaneve qe vine aty KE taiwani.
    Hahaha

    Dhe une do te ndihmoj me sa mundem duke bere reklame ne koleget e te njohurit e tjere gjermane qe te vizitojne shqypnine dhe parkun rinia me bar-restorant taiwanin ne Tirone(Kur te Vene ne hale te te hudhin nje 20 centesh).

    Legen e llafazan Si i Kurve plake.

    Reply to this comment
    • intelektuali January 12, 19:55

      C’do ne Gjermanine e Hitlerit o mavri i Enverit?

      PO LANC-IN KRIMINAL QE VRAU DHE MASAKROI ANGLEZET KU E KE LENE O MAVRI?

      Shko me mire tek Kimi i Korese se Veriut, sepse tek Tajvani ne tirane nuk ka vend per ju, spiunat e Sigurimit te Enverit.

      Reply to this comment
  5. Lili January 13, 12:19

    Turizmi aventurier eshte ai qe do ju sjelk turizmin elitar pastaj,pra mos e perbuzni po per kundrazi ndihmoni ato turista se ato shkojne e h z pin rruge per te tjere,plus jane shume aktiv neper bloge e instagrametj .Pra ato sjellin turiztat tjere.
    Pastaj zgatni kohen e turizmit me çmime ma attraktiv jashte muajte e veres ku munden me ardhe pensionistat,studentet etj.,e sidomos hapni edhe vendet turistike,e jo te bene njeri 3mine km per te gjetur dyrte e kalajes apo museumit mbyllur…
    Kujdeseni ma shume me hap pikat e interesit historike,cfaredo qofshin e kemi plot,qe te zgerohet interesi se nuk shkohet ne nje vend vetem per diell e plazh…Nje rreth me pikat byzantine,romake,ottomane,hebrej,greke italiane,mbretnore etj etj sicili ka ne jete kuriozitetin e vete edhe keshtu turisti viziton ma shume rri ma shume nete e shpenzon ma shume..perndryshe do mbeteni me nje turizm 24 oresh sa me thane ishim ne Shqiperi…

    Reply to this comment
  6. Adih January 13, 18:10

    Interesant , as edhe nje gazetar,prej tre dekatash ,nuk e thote realitetin e hidhur ,te rrenimit ekonomik Shqiptar .Behet fjale , ne dy aspekte :

    1……Jane vjedhur trojet ,, nga banditet politikane mbare ,te te tre partive , PRONAREVE PRIVATE , ,pa llogaritur edhe trojet SHTERORE ,gjate gjithe ajkes se bregdetit ,ku eshte prone e te gjithe Shqiptareve ,e jo e politikaneve Pashallare , qe kane vjedhur me metoda feminore e me 1 euro m2 ,ndertuar e pastruar parate ,me emra oligargesh te trete me Z MANE e soj e sorollop ., , per interesa te tyre , e per tu talle me popullin dele qorre , i kane vene oligarkeve , nofken BILIONER:???? .A e dini ju qe shkruani ,propogandoni dhe na ipni statistika , qe jane bllokuar shume dosje ne gjyk e STRASBOURGUT , kondra shtetit mafjoz shqiptar , nga shume pronare trojesh.
    Ka mbi dhjete vite ,te bllokuara nga gjykata e STRASBOURGUT, me qe keta te papergjegjshmit tane politikane Saliu dje , e Rama sot , i kane premtuar , do i zgjidhin keto pune .Po te hape rubineten Strasbourgu ,a e dini katastrofen ,kush do ta haje te denohet ,nga do burojne miliardat ne euro ,apo do paguaje populli fukara ,si deri me sot me taksat e veta ,apo do pergjigjet E Rama neser , si vellai i ti ,Saliu dje ,si gjeli ne maje te plehut .PSE I KAM UNE BORXH NDONJE LEK Strasbourgut ???! ,Bllokimin komplet pa oksigjen te shtetit shqiptar .Jane pa ekzaxhirim miliarda ne euro ,vetem per trojet private , qe jane ne gjyk e strasbourgut dhe jane ,me mijera pronare te tjere ,qe duan te shkojne ne Strasbourg ,e po presin te mbarojne 4 shkallet e gjygjsorit ne shqiperi ,,ku po sorollaten ,dekada , kastile per afatet kohore ,nga mafja ne pushtet ,ne bashkepunim me Gjygjtaret e korruptuar , qe shkelet me kater kembet Kushtetuta Shqiptare ???Kush pergjigjet ?.Do me kujtoni nje dite .Edhe une kam troje ne bregdet ,jam interesuar ,per te bere nje kasolle sa per familjen time ,ne token time ,por nuk me kane lene ,mafja ka dale jasht kontrollit . Jam
    i detyruar ,te paguaj dhomen mafjozeve te trojeve ,hajduteve te pa ligjshem me para ,mbi token time ???.Nuk ka ndodhur , as ndodh , dhe nuk do te ndodhi , as edhe ne nje vend tjeter te botes . A e dini qe BE ,i ka vene kusht , pa zgjidhjen e prones nuk ka integrim ne BE ? Pse me kooperativa bujqesore ,neokomunistet e socem dojne te ndertojne kapitalizmin ?.Dhe ju lodheni tna hipni statistika ,ketu ne kete gazeten e nderuar DITA:.

    2 …..Zoti na i ka fale ,,kete bregdet dhe natyre te bukur . Politikanet o e zbukurojne me shume ,ose e e betonizojne ,e shkatarojne .Mbi 70 % e bregdetit , me apa vigane ne keto 27 vite ,me dhimbje ,po betonizohet ,pa kriter . Konkretisht ,pse a ka Durrsi dhe deri ne Golem e ne Mal te Robit plazh ,per te bere ?? Aty mer infeksion , ka njesi matese ,mateni ajrin dhe uijin e detit te shikoni si do ju dalin parametrat . E ti leme , si keto ne te gjithe bregdetin .Pse vjen turisti me qe ra fjala ne keto hale qe te kundermon era e amonjakut ? ,ku ,jane ngritur ,pallate deri afer detit ,pa kritere ,prere pishat ,e me keq se ne qendrat e qyteteve ???? Nafta e kromi u vodh ,duke i nxjere pa fitim , por ne shqiptaret te vetmin shanc ,turizmin per fitime ,mireqenie ,ne e kemi betonizuar . E them kete , Turizmi duhet ti MBIJETOJE KOHES . ,,dhe kjo baderdi eshte bere ,prishur nga politikanet e personalisht nga Kryeministrat mbare ,ligjerisht , jane kapot e rregullimit te teritorit mbare ne Albanistan , te babezitur per fitime ,ku nuk ka studim ,nuk pyeten arkitektet ,kane vdekur te gjithe arktektet ???Do tju jap nje shembull. Cdo te thote ti mbijetosh ne shekuj turizmit e te vjelesh para per mireqenien e shtetit ,popullit . Ne Amerike ka mbi 220 vite ,,qe ka nje ligj te rrepte per turizmin ne bregdet .Do ndertosh shtreter ,sa m2 rere ke . Konkretisht llogaritet per cdo person ,te kete 5 m2 te lire ne rere . Pamvaresisht se ke shume toke ne bregdet si pronar ,ashtu si edhe te kesh parate me shumice . Por nuk te fershellen ligji ,ta besh shtetin e natyren kandahar ?? A e kuptoni ,prespektiven tone si popull ,per turizmin ?Dhe i them ketyre shkryeseve te statistikave ,ne kete artikull ,me me dinjitet , me me transparence ,ti thone keto tema , Keto statistika jane vetem per Rames me Manaj e me soj e sorollop , e jo ne popullit .. Dhe mos mos coni uje ne bacet e mafjes se larte ,qe ka dale jasht kontrollit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*