Turizmi/ Rama: Emrat më të njohur botëror, në tregun shqiptar

December 6, 2018 13:55

Turizmi/ Rama: Emrat më të njohur botëror, në tregun shqiptar

Emrat më të njohur globalë në turizëm janë në pritje të përfundojnë marrëveshjet me sipërmarrësit dhe aktorët në tregun shqiptar, duke përmirësuar kështu edhe imazhin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hotelin me 5 yje mes Mak Albania dhe Hyatt, kryeministri Edi Rama theksoi se “për pak më shumë se 1 vit të mandatit tonë të dytë, kemi hapur një rrugë që dukej e pamundur”.

“Kemi qenë i vetmi vend në rajon pa asnjë hotel me 5 yje, dhe jemi akoma sepse të kundërtën do ta themi kur të përfundojnë këto investime. Të gjithë e kujtojnë momentin e mbylljes së Sheraton-it, i cili edhe pse vetëquhej me 5 yje, nuk i kishte në realitetin e kësaj ngrehine”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, sot nënshkruhet kontrata me Hyatt, ndërsa disa më parë u nënshkrua një tjetër kontratë me Marriott.

“Në vijim janë një sërë emrash të tjerë të njohur globalisht në turizmin botëror që presin të përfundojnë marrëveshjet me sipërmarrësit dhe aktorët në tregun shqiptar”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “përbën një vlerë të shtuar në imazhin e vendit dhe fuqizimin e industrisë së turizmit”.

l.h/ dita

December 6, 2018 13:55
Komento

4 Komente

  1. sapa December 6, 14:43

    Te gjithe perendimoret do braktisin vendet e tyre qe te perjetojne “Mrekulline”shqiptare”.

    Reply to this comment
  2. Adlon December 6, 16:32

    Po ne pronaret e tokave te fshatrave Vino e qeparo e dhermi Kane Folur ATA Marriott e
    E djalli ne te birin

    Reply to this comment
  3. Astor December 6, 16:33

    Po ne pronaret e tokave te fshatrave Vino e qeparo e dhermi Kane Folur ATA Marriott e
    E djalli ne te birin

    Spitali Bo gati pastaj Hotelin se Ju vdesin turistet pastaj.

    Ju vijne vetem turistet Low budget

    Reply to this comment
  4. Albania December 6, 18:26

    Hap ndonje fabrike o pallosh nderto hekurudha shtro rruget rrit pensionet rrite rrogat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*