Turizmi, Rama: Gjysëm miliard euro më shumë, radha e agroturizmit

August 31, 2018 11:41

Turizmi, Rama: Gjysëm miliard euro më shumë, radha e agroturizmit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së premtes të zgjedhurit vendorë dhe Prefektët e 12 qarqeve.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se sezoni turistik i këtij viti shënoi rritje të konsiderueshme.

Sipas tij, turizmi ka rritur edhe numrin e të punësuarve ndërsa e përkthyer në shifra, bëhet fjalë për gjysmë miliardi euro më shumë.

“Një pjesë e të zgjedhurve nga radhët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe për këtë më vjen keq. Megjithatë nuk do të ketë asnjë ndasi politike” – tha Rama.

Ai tha më tej se mbështetja ndaj projekteve të agroturizmit nuk do të bazohet te përkatësitë politike. Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve të ngulmojnë për të afruar sa më shumë qytetarë që jetojnë në vend por edhe emigrantë të hartojnë projekte të ndryshme në fshat.

“Nuk na intereson ngjyra politike, na intereson të mbështesim projekte në agroturizëm. Në vjeshtë hapet thirrja e programit të KE, dhe kemi aty jo pak, por rreth 75 milionë euro nga të cilat 11 milionë euro janë vetëm për agroturizmin. Për bujtina, hotele turisitke në fshat, ndërkohë duhet t’ia përcillini njerëzve që ka paketë të re fiskale për agroturizmin, është vetëm 6 %. Nuk ka taksë për infrastrukturën, nuk ka taksë për pronën. Është mundësi fantastike edhe për emigrantët për të investuar në shtëpitë e tyre në fshat”, tha Rama.

l.h/ dita

August 31, 2018 11:41
Komento

14 Komente

  1. Arben August 31, 12:01

    H an ahahhah

    Reply to this comment
  2. info analitike August 31, 12:12

    Keshtu the e dhe kur vure ate Pe leshi ne krie te ministrise se Bujqesise po vazhdove me plane ne 3D. Jepi keshtu e mos harro se 17 shtatori eshte afati i fundit i Strasburgut e fatura qe pret per tu paguar po i afrohet 500 milione eurove.

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku August 31, 12:20

    O Zot, kur do te na shpetosh nga ky psikopat delirant?

    Reply to this comment
    • Xha Braho August 31, 17:32

      O Zot kur do shpetojme nga plehra si Plaku Mut-ha-shume makuti, Infokanali alias anusi. Intelektualoqja dhe ndonje kopil tjeter blogu. Jeni funderina halabakesh qe zgjoheni dhe ngryseni ketu ne blogun e Ditas dhuke vjelle dhe anatemuar Qeverine edhe kur ajo ben pune te mira. Llul, llum dhe llume prape, llum i pasosur dhe shume vape….

      Reply to this comment
  4. Eduarti August 31, 12:48

    Rrogat per buxhetoret te premtuara se do ti rriste ne korrik nuk i rriti. Pergjysmoi numrin e atyre fukarenjve qe merrnin perkrahje sociale. Pensionet i rriti aq sa eshte turp ta thuash. Pra kete gjysem-miliard Euro qe thote se ka nga turizmi i ka per sorollopin e tij.

    Reply to this comment
  5. Kryeministri ka shume te drejte porrr... August 31, 14:27

    problemi eshte ,
    se
    e kuptojn kte Mentalitet Europian
    turmat anadollake ,qe jeten e shijojne mes ferrash ,
    pislliqesh ,mes xhungles se pyllit e pse jo nji atmosfere shpelle !

    Reply to this comment
  6. Martini August 31, 16:15

    Cfare kryeministri eshte ky.Me tregoni nje vend ne bote ku kryetari vendor nuk i zbaton urdherat e kryeministrit.Le te vazhdoje Edi Rama te arrestoje ata qe nuk paguajne energjine.Ne shume raste policia apo karabineria ne perendim ndalon ne burg masivisht nepunes vendore vetem se nuk paraqiten ne detyre apo shkojne me vonese.Keta legena e legene kryebashkiake nga do ti marin e planifikojne fondet.Nga paret qe ka vjedh Sala me Lulin apo qeveria.Por skane faj se Edi Rama u kundervihet e ben shaka ne takime me ndonje fshatar pa dhembe dhe nuk i gjobit apo shkarkon keta vagabonda qe majmen ne kuriz te qytetareve nuk ja mban pagurja.

    Reply to this comment
  7. Lili August 31, 21:39

    Martini,
    Po aty eshte problemi ma i madhe : u votuar per te ndeshkuar berishen and co e asgje nuk beri ,po vetem burgosi disa fshatar te shkrete qe per buken e gojes vuajne kurse grabitcaret i la te qete..
    Pse ,se vete eshte si ato.
    Hiq berishen per nje berishe tjeter po a delirant e po aq vjedhes. Me fusha shpk, and co.

    Reply to this comment
  8. Dn August 31, 21:40

    Ia kane vu zyrin granteve qe BE do me dhane per zonat malore,edhe duan me i marr ato fonde siç i morren fondet e bujqesise.

    Reply to this comment
  9. Vladimir Dushniku,pensionist September 1, 09:54

    Cfare pune keni ju zoti kryeminister qe mblidhni kryebashkiaket kur ata nuk jane te emeruarit tuaj,por te zgjedhur nga populli?
    Cfare keni ju me bizneset private apo agroturizmin kur nuk varen nga qeveria?
    Ne se nuk do ishte keshtu,atehere pse ju personalisht,kur une ju informova me email se Ujesjelles-Kanalizime (UKT) Tirane VJEDH QYTETARET, ju m’u pervjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”?
    Po bashkeqeverisjen me qytetaret, mos valle e keni per UFO-t?
    Kur na beni thirrje qe te denoncojme korrupsionin,mos valle e keni fjalen per te vdekurit?

    Reply to this comment
  10. Peza September 1, 12:32

    Edi Rama nuk ka thene nje fjale deri me sot, k
    qe kur doli ne shtyp ne vitin 2014 se buka prodhohet me miellin kanceroz serb!
    Edi Rama nuk ka thene nje fjale per gjakmarrjen dhe te ngujuarit prej saj!
    Edi Rama nuk ka thene asnje fjale qe qytetaret furnizohen me uje te pa pijshem,por e paguajne per….uje te pijshem!
    Edi Rama sundon ne nje regjim antipopullor!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*