Turizmi, udhëtimet e shqiptarëve jashtë, 8% më shumë se hyrjet e të huajve

October 8, 2015 10:03

Turizmi, udhëtimet e shqiptarëve jashtë, 8% më shumë se hyrjet e të huajve

Numri i shtetasve shqiptare që udhëtuan jashtë vendit ishte 8.3 % më i lartë se numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në tremujorin e dytë të vitit.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se udhëtimet në rrugë tokësore u rriten me 26 për qind në tremujorin e dytë të vitit, mënyrë transporti kjo që përdoret më së shumti nga ata që udhëtojnë jashtë për qëllime azili.

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e dytë 2015 janë 973.362 shtetas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 janë rritur me 19,4%, ndërkaq daljet e shtetasve shqiptarë janë 1.042.945, duke shënuar rritje prej 10,1%.

Numri i vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 325.973 vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë, ky numër ishte 229.471 vizitorë.

Në tremujorin e dytë, hyrjet e vizitorëve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 85,3%, ndërsa në rrugë ajrore dhe detare, zënë respektivisht 10,4 dhe 4,3%.

Në Shqipëri numri i vizitorëve të huaj që hyjnë për qëllime personale në këtë tremujor është 962.556 vizitorë dhe përbëjnë 98,9% të numrit gjithsej të vizitorëve.

Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj. E krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, numri i vizitorëve për qëllime personale është rritur me 20,2%.

Vizitorët për qëllime biznesi përbëjnë 1,1%. Në këtë tremujor numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë nga rajoni i Evropës është 921.331 dhe përbën 94,6% të numrit gjithsej të vizitorëve.

Numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Perëndimore është 54.659, vizitorë krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur me 1,7%, ndërsa numri i vizitorëve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore është 772.803 dhe është rritur me 23,4%.

October 8, 2015 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*