Turizmi, urë komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë

September 16, 2016 23:54

Turizmi, urë komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë

Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka, shpreh bindjen se sektori i turizmit është një nga pikat që do të bashkon Shqipërinë dhe Serbinë.

Në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti për turizmin, Cuka theksoi se traditat e vlerat kulture janë ndërthurje e mijëra viteve bashkëjetese mes dy popujve.

Turizmi lidh ura komunikimi mes popujve. Traditat e vlerat kulture janë ndërthurja e mijëra viteve bashkëjetesë mes nesh në një rajon që ka prodhuar shumë histori. Ballkani Perëndimor ka nisur të ecë në rrugën evropiane, ndaj edhe turizmi me larminë e tij duhet të koordinohet mes nesh për të ofruar pjesë të përbashkëta të natyrës e kulinarisë, detit, maleve, alpeve e liqeneve. Vendet tona janë dritarja e një bote në tranzicion që po zhvillohet ekonomikisht dhe investimet e përbashkëta janë rruga më e mirë drejt progresit për popujt tanë”, tha Cuka.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, shprehu bindjen se dy vendet duhet të nisin programet kulturore për të rinjtë, një gjeneratë që mund të sheshojë konfliktet e së kaluarës.

Nëpërmjet programeve turistike, të rinjtë e rajonit do të miqësohen e shkëmbejnë projekte dhe ide me interes të përbashkët. Shpreh bindjen se edhe qeveritë tona do të vijojnë mbështetjen për turizmin duke forcuar urat e ngritura mes nesh në dobi të përparimit të gjithanshëm dhe sfidës së integrimit mes nesh dhe në ecjen e sigurtë drejt BE-së”, theksoi Vladimir Cuka.

img_2728

img_2730 img_2731 img_2727

September 16, 2016 23:54
Komento

Ende pa komente

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*