“Turkish Stream nuk zgjerohet drejt Europës pa garanci nga Brukseli”

January 21, 2018 03:44

“Turkish Stream nuk zgjerohet drejt Europës pa garanci nga Brukseli”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka zhvilluar më datë 15 janar të këtij viti një konferencë për mediat përqendruar mbi diplomacinë ruse në vitin 2017.

Lavrov ka folur për shumë tema dhe çështje, që nga krizat kryesore sot në botë, si Siria dhe Korea apo Ukraina e deri te çështje të raporteve me SHBA, BE etj..

Duke dhënë pikëpamjen ruse për këto zhvillime, Lavrov ka përsëritur se pikëvështrimi srategjik i Moskës për botën e sotme është ai i një bote policentrike. Z. Lavrov ka përdorur termin “Perëndimi historik” për të nënvizuar zhvendosjen e qendrave të zhvillimit nga ai pol që ka dominuar për pesë shekuj.

“Njerëzit në SHBA besojnë vendosmërisht në veçanësinë e vendit të tyre. Presidenti Obama foli hapur për këtë në shumë raste. President Trump nuk e ka përdorur këtë term por të gjitha veprimet e elitës së SHBA dhe aktivitetet e vendit në skenën ndërkombëtare tregojnë se ata vazhdojnë të udhëhiqen nga ky perceptim…Zhvillimi i një bote policentrike kërkon kohë. Procesi po ecën dhe do të jetë I dhimbshëm për ata që humbasin pozitat për arsyen e thjeshtë se ekonomia botërore zhvillohet me cikle. Aktualisht nuk është SHBA apo Perëndimi që po udhëheqin rritjen globale”, tha ai.

Sipas Lavrov është ky realitet që po e çon SHBA drejt aplikimit të praktikave të pandershme në konkurencë me tregun botëror sidomo në atë të energjisë. Ai ka sjellë në vëmendje projektet e gazit, Nord Stream 2 dhe South Stream, që sipas tij, u anullua mbi motive politike. Sipas tij ndonëse Nord Stream do të jetë 2000 km më i shkurtër dhe 30-50% më i lirë sesa gazsjellësi përmes Ukrainës, SHBA po e detyron BE-në ta braktisë si projekt.

Lavrov ka shtuar se Rusia nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për zgjerimin drejt Europës të Turkish Stream, nëse nuk jepen garanci nga Komisioni Europian. Ai ka bërë të ditur se aktualisht Turkish Stream është ndërtuar vetëm për konsumatorët turq dhe se në të ka kërkuar të përfshihet edhe Bullgaria.

January 21, 2018 03:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*