Turku: PD s’ka objektiv pushtetin, mbron interesat e qytetarëve

April 7, 2014 08:09

Turku: PD s’ka objektiv pushtetin, mbron interesat e qytetarëve

Deputeti demokrat, Ardian Turku, thotë se dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duhet të shkojnë drejt fundit të konfliktualitetit politik dhe për këtë sugjeron një “pakt kalorësiak”. Turku thotë në një intervistë për GSH se nëse kjo nuk ndodh, konfliktualiteti në politikë do të vijojë në të njëjtat nivele. 

“Sigurisht, emancipimi i shoqërisë dhe i politikës ndodh në terma afatgjatë, por edhe me ulje-ngritje. Në të tanishmen do të mendoja se duhet një pakt. Një pakt i shkruar, ku palët do të bënin premtime kavalierësh, nga njëra anë për mossulmimin e institucioneve të pavarura, duke filluar nga presidenti, për respektimin e Kushtetutës dhe mosshkeljen e ligjeve në përgjithësi, për zbatimin e vendimeve të gjykatave etj., dhe në këmbim, pjesëmarrja aktive dhe konstruktive e opozitës në konceptimin dhe miratimin e reformave të rëndësishme. Të gjitha këto të vendosura në sfondin e vendosjes dhe ruajtjes së etikës. Një pakt kalorësiak, ku palët të lëshojnë pe dhe të mbajnë premtimet. Domosdoshmëria e analizës reale, e njohjes së punës dhe arritjeve të qeverisë së mëparshme dhe të vendit në tërësi, vlerësimi i tyre, është jetik për bashkëjetesën politike të opozitës. Që pastaj opozita të motivohet të analizojë, të vlerësojë dhe respektojë arritjet e tua. Opozitarizmi politik është jetik, por jo pa respekt dhe vlerësim reciprok të arritjeve themelore. Nëse kjo nuk ndodh, konfliktualiteti do të vazhdojë të jetë prezent”, shprehet ai.
Turku thotë më tej se strategjia që po ndjek opozita muajt e fundit nuk ka për qëllim pushtetin, por mbrojtjen e interesave të qytetarëve. “Nuk mendoj se në këtë moment PD-ja ka si qëllim a objektiv parësor pushtetin. Pavarësisht betejave politike prezente, mendoj se dy janë qëllimet kryesore të këtyre betejave. Së pari, është mbrojtja e interesave të qytetarëve, e interesave të vendit, detyrë kjo e çdo opozite në çdo vend demokratik dhe së dyti, shumë specifike kjo, është mbrojtja e sukseseve qeverisëse dhe përgjithësisht e punës së bërë nga ajo gjatë tetë viteve të shkuara, kur ishte në mazhorancë. Kjo e dyta diktohet nga sulmet e paprincipta dhe pa asnjë moral të lidershipit të mazhorancës së sotme, ndaj çdo gjëje të kaluar dhe që mban vulën e PD e madje edhe të vetë PS-së dikurshme.
Mendoj se në këtë rrugë PD-ja po ecën me vendosmëri duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë institucionale në parlament, median, betejat ligjore etj. Ndërkohë që edhe pse konfliktualiteti është prezent, PD-ja ka njohur zgjedhjet, ka realizuar kalimin e butë të pushtetit, respekton institucionet, edhe pse dhunimet e të drejtave, shkeljet ligjore dhe mungesa e transparencës e maskuar mjeshtërisht me përpjekje titanike të imazhit sa më të kuruar mediatik nga ana e qeverisë janë prezente. Mendoj se jo tendenca e drejtpërdrejtë për të marrë pushtetin, por opozicioni sa më konstruktiv me qendër interesat e vendit, janë rruga më e sigurt dhe shpejtë e ardhjes në pushtet. Dhe për këtë, mazhoranca e sotme po na ndihmon aq sa nuk e mendonim”.

April 7, 2014 08:09
Komento

12 Komente

  1. iljaz April 7, 09:26

    Po, eshte e vertete,çdo kush duhet te marre shembull nga njerez te tille me integritet te spikatur si Z. Turku.

    Reply to this comment
  2. Lejleku April 7, 09:44

    …..Pd ka njohur zgjedhjet, ka realizuar kalimine bute te pushtetit…..!
    Per mendimin tim kjo eshte gjuha e mendjeve me mjerane te Shqiptareve por edhe te mbare njerezimit.
    Po kush jeni ju more te mjere qe mendoni se edhe mund te mos e leshonit pushtetin me te mire !?Edhe pse populli ju shporri me tamtamet mete medha qe i kane ndodhur ndonjehere ndonje qeverie.
    Cfare jane zgjedhjet per ju i dashur deputet . Apo populli voton ju vulosni fitoren.
    C eshte ky kalim i bute pushteti, ke do te vrisnit ju ,ata qe ju mbajne me pekule ,qe ju kane ushqyer dhe ju mbajne edhe sot me buke packa se vet jetojne dhe me dite te hallit!?
    Pse doni me cdokusht te mbani ne drejtimin evendit militantuce te pavlre te paafte ,hajdute medioker e servila te perjetshem.
    A nuk te vjen zor kur te del nje deputet qe nuk din te lexoje as ne leter ,imagjino secfare mendje pjellore ka ai.
    Pushteti e parate po ju zene syte prandaj hapni udhe per te majte e te djathe….

    Reply to this comment
  3. Besiana Gushi April 7, 10:56

    LLOGJIKE GANGSTERESH

    Te gjithe shqiptaret Shqiperi-dashes e pershendeten fjalen e mbajtur ne Kuvend ca kohe me pare te deputetit PD-ist Turku, si nje mireseardhje ne boten reale, pa sllogane e paranoja saliberishiste. Edhe tani jemi te bindur se nje angazhim me i vetedijshem i Turkut mund te ndryshoje rrjedhen e historise se ketyre 23 viteve te shkaterrimit tranzicionist, edhe pse perpiqet te mbroje ate qe nuk mund te mbrohet.

    Arritjet e PD-PS-se se kaluar kane qene vetem nje menyre per pasurimin kriminal te klaneve te se djathes e te asaj majtiste nanoiste. Pa u zgjatur ne kete argument do ndalesha ne idene e Turkut mbi “mosprekjen e Presidentit dhe te Institucioneve te pavarura”.
    Edhe mund te kete te drejte, ne se do flisnim per nje vend normal, ku perplasjet djathtiste-majtiste mund te inkuadrohen ne dialektiken e paster te ideve konkuruese te gjetjeve origjinale te zhvillimit te ardheshem te shoqerise. Por bashkejetesa shtet-shkaterruese e gjithe ketyre viteve, sygjerojne nje kendveshtrimi krejt te ndryshem nga sa propozon Turku per rigjetjen e konsensusit dy partiak.

    Le te marrim daljen me te fundit te zedhenesit te KLD-se per ngjarjen makabre te vrasjes se nje killeri profesionist siç ishte Nika.

    Elis Kuçi, si spurdhjak i teorive kospiracioniste te te vetequajturve pishtare te drejtesise, percjell nje mesazh kriminal e neperkembes per restaurimin e drejtesise ne vendin tone.

    Po ti hedhesh nje sy vendimit te Gjykates se Apelit, per rastin e lirimit te Nikes, ne shikim te pare vendimi duket si tejet i drejte. Duket sikur edhe ne mungese te nje ligji per kohen maksimale te dhenjes se nje deshmie, arsyetimi i ketyre paladineve ligj krijues te Gjykates se Apelit te bazohet ne nje llogjike te paster (de jure), por siç tregon edhe historia e tere ketyre viteve te tranzicionit, si baze e mundeshme mund te jete korrupsioni (de facto).

    Kalimi i “gjetjes se fajtorit” ne duart e Ministrit te Drejtesise, ben pjese ne kete loje te rrezikeshme qe vazhdon te masakroje te drejten dhe pritshmerine e shqiptareve per te patur drejtesi te paster. Dihet qe llogjika e korruptuar e gjykatesve te Apelit, ne marrjen e nje vendimi te tille, nuk ka sjkelur ligjin, sepse ai mungon.

    Ne nje drejtesi te drejte nje arsyetim i tille eshte edhe i pranueshem, por jo per rastin konkret: gjyqtaret si ne mijra raste te tjera kane vene ne plan te pare interesat e tyre te ndyra te pasurimit personal me çdo kusht e mjet edhe ne kundershtim te hapur me llogjiken e paster.

    Dfhe sikur te mos mjaftonte ky rast, nxorren edhe marjoneten e tyre mediatike, Elis Kuçi, te sfidoje Ministrine e Drejtesise per kallzim ligj-shkeles te klanit kriminal te sh-drejtesise qe ai perfaqeson.

    Pak dite me pare Elvis Çefa u prenoncua me frazen “Integriteti profesional i gjyqtarit eshte i lidhur me pagen qe merr”, sot vazhdojne te sfidojne nje popull te tere me lojen e ping-pongut, duke kerkuar ti lene kopilin tek dera ministrit te turnit.

    Nuk mund te quhet ndryshe vetem llogjike gangsteresh kriminale qe luftojne drejtesine nga podiumet me te larta te saj, duke filluar nga vete dordoleci Bujar Nishani.

    Prandaj do i thoshnja Turkut: nese eshte ai qe do te shitet e nese mete vertete do qe shqiptaret ta shohin me respekt dhe mirenjohje, te reflektoje pak me shume edhe per te miren e tij dhe te grupit ku ben pjese, duke mos shpresuar ne iluzionin e “ndihmes qe I jep ediramizmi I rilindjes per tu kthyer ne pushtet”!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 7, 11:53

      Drejt Besiana? Arsyetim dhe logjikë racionale,e artikuluar bindshëm. Këshillat për “turkun” janë inteligjente Por do te shtoja se “a mund te bëhet pakt me djallin dhe me injorancën”? Me duket sikur ky “pakt” do te thotë “kërkese për mosndeshkim…” por e fshehur pas sofizmave e dredhive “turke”? Nderime Besiana! PS/nuk po i përgjigjeni propozimit tim te komentet për përgjimet e shish?

      Reply to this comment
    • Besiana Gushi April 7, 12:34

      Nuk e kam hurruar propozimin tend ne komentin e SH.SH.I.-it por ketu poshte po te rrjeshtoj me dy fjale pak gjera mbi vehten time:
      U diplomova ne U.T. ne kohen e Radovickes. Ne vitn e parafundit bera nje kerkese te vazhdoja studimet jashte dhe me nje leter nga akademia e shkencave nje fare Ylli… nuk me kujtohet mbiemri u pergjigj pik qe nuk mund te aprovohesha per nje kandidature e tille.
      Pas disa vitesh e bera vete dhe u arratisa nga Shqiperia, pa zhurme e publicitet. Kane kaluar shume dekada nga ajo dite…. dhe tani jetoj jashte Shqiperise.

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi April 7, 20:11

        Jo Besiana? Ështe tjeter propozim. Ka te bëjë me ju,horrin dhe gjermanin e fundit? Nuk doja te dhena personale si këto që jep(mos ka qënë ajet ylli,ish kryetari i komitetit te shkencës dhe teknikës ai qe përmend),nuk dua t’ju gjykoj nga arsimimi,ju gjykoj nga ajo qe shkruani këtu. Dhe shkruani mjaft mirë! Gorkin nuk e gjykoj nga arsimimi p.sh. E gjykoj si shkrimtar te madh… Po keshtu dhe nikola tesla,-nuk kishte arsim por u bë gjeni… Me nje fjalë gjykoj nga ajo qe shkruan,qe thua,qe arsyeton etj. Dhe në këte pikë ju vë një notë me te mirë se vehtes time…! Dhe nuk gaboj kollaj…! Kështu me ndodh dhe me znj. Lora e cila më duket “një hotel mendimi me 5 yje”(nuk shkòn shumë fjala hotel ë…?). E shkruaj “zonjë” por nuk e di nëse eshtë zonjë apo zoteri ? Kaq. U zgjata kot me duket!? Nderime!

        Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi April 7, 11:51

    Drejt Besiana? Arsyetim dhe logjikë racionale,e artikuluar bindshëm. Këshillat për “turkun” janë inteligjente Por do te shtoja se “a mund te bëhet pakt me djallin dhe me injorancën”? Me duket sikur ky “pakt” do te thotë “kërkese për mosndeshkim…” por e fshehur pas sofizmave e dredhive “turke”? Nderime Besiana! PS/nuk po i përgjigjeni propozimit tim te komentet për përgjimet e shish?

    Reply to this comment
  5. LORA April 7, 12:28

    Kush eshte ky adrian turku,,,,cfare ka bere ky per te dhenen mendje per “pakte”kamorristesh; tek te cilat ai programoka mbijetesesn e nahijes se tij kusaro-bandite ?????
    Ik e pirdhuni ju nahija e ardianeve,atje ku u ka degdisur vota e njerezve dhe marreni vesh njehere e mire se nuk mund te kete me pakte jashte verdiktit te SOVRANIT. TUNG.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi April 7, 12:59

    Znj.Lora? Duan ujë kamorristët siç pi njona!? Vetëm ujë pi !Meazallah gjë tjetër!?

    Reply to this comment
  7. jul cezari April 7, 18:11

    Ardiani po tenton te dale nga vatha, por nuk po gjen deren,……kycin e ka saliu deren e ruan luli, Ardiani vjen verdalle…….o deputet po pse fitoi e majta qe te diktosh zotrote si duhet qeverisur……me policine qe kishe ti , me drejtesine qe instalove ti ,me hajdutlliqet qe bere ti, me paudhesite apo me mashtrimet tuaja………ju nuk keni arritur te kuptoni akoma se nuk jeni ne pushtet……..populli jua hoqi kete te drejte ,ju gjykoi ,sishit per keto pune ,prandaj rrini ne rrolin e gjyshes me ne krye kryegjyshin dhe lerini te qeverisin ata qe votoi populli JUVE NUK EVLERESONI VENDIMIN EPOPULLIT………..POPULLI SOT I KA SYTE DHE VESHET TEK QEVERIA E RE DHE DO TE VENDOSE PERSERI ……QOFTE EDHE ME SHPEJT PO E GJYKOI TE ARSYESHME…………..TE UROJ TI THERRASESH MENDJES TY E SHOKEVE TE TU

    Reply to this comment
  8. kujjtimi itali April 8, 09:46

    me duket z ardian e paska prere bileten. ma, simund te flisni per pakt kavaljeresk,kur ju per 8vjet pushtuat te gjithe kavalerine, si mund te flisni ju per te miren e shqiptareve kur per 8vjet i perdhunuat jo vetem psikologjikisht por edhe fizikisht,deri dhjetra te vrare.etj,etj,e tetjera qe nuk numerohen.si mund te flisni ju per institucionet kur i kthyet ne bordello private,ne rast se nuk paguaje nuk merje asnje lloj sherbimi.si flisni ju per respektim te vendimeve te gjykatave
    kur cdo kriminel kishte mbrojtjen te drejteperdrejte te kryeministrit dhe te gjithe pd-se.
    harruat z ardian kur koleget tuaj saliristani,salihalimi,dhesalibumci,ku te tre,mengjes,dreke dhe darke tek dera e322-shit per te mbrojtur,xhelalin e kamzes.kur ju doli ky shpirtmiresia juaj tani
    qe populli ju denoi ne menyren me miserabile te mundshme,tani u kujtuat qe i keni vjedhur votat se po ti kishit fituar beso se dote kishit me shume mirnjohje per kete popull qe nuk ilate gje pa bere te gjithe keto vite. apo te flasim per presidentin tuaj kuklla e saliut qe e perdor sa here i duhet te mbroje ushtaret e tij qe ka akoma neper institucione.JU NUK KENI ASGJE PER TI MESUAR KESAJ QEVERIE SESI TE SILLET ME POPULLIN.OSE TE PRANONI NE QE DUAM TJU MESOJME GABUAM NE 1.2.3. PASTAJ KA PER TE BISEDUAR NE TE KUNDERT……..

    Reply to this comment
  9. inf April 8, 15:44

    ça ban e ça ban
    qyqari e perdori xhozepina ket tra la la sa ja lujte brinjet
    pd parti e qytetareve e njerzeve ne nevoje ik mos e cyt ma
    o turk e bir turki ik o servil i listes se hajnave je ti
    Pall ariu bejne horrat palle marrin nji thes me pare dhe asnji pune per be
    ik o lafarak ik o edepzes o soj e sorrollop servilesh e qenefesh je ti
    ptuuuuuuuuuuuuuu pika mu ne birr te bithes pd mbron QYTETARIN
    Hajde turki hajde o sallom elbasoni o rrot i pa burr o Burr =Zonje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*