TURNEU I POKERIT / Rama u hedh një sy letrave dhe shtiret sikur i ka ardhur një dorë e mirë

March 2, 2019 00:01

TURNEU I POKERIT / Rama u hedh një sy letrave dhe shtiret sikur i ka ardhur një dorë e mirë

TIRANË – Në dhomën e mbytur me tym purosh, ku një abazhur i madh e derdh dritën mbi tavolinën e mbuluar me cohë jeshile dhe ndriçon vetëm pjesërisht kokat e dy lojtarëve, është moment tensioni.

Pas secilit prej dy mjeshtrave, rrinë të pagojë dy-tre truproje me pistoletat e mbushura jo me ujë, si zakonisht, por me shurup trëndafili, që ndjekin gjuhën e trupit dhe lëvizjet e kursyera të pokeristave më të mëdhenj të rajonit.

Është në lojë fati i vendit. Pasi nisi loja dhe u blen e u shitën tendera, aeroporte, linja ajrore, mega-markete, miniera, hidrocentrale, fate drejtoreshash, ministreshash e deputeteshash, palët ranë dakord t’i lënë çikërrimat dhe të luajnë gjithë vendin me një dorë.

 Balli dhe fytyra e Zimlul abu Basharit shkëlqejnë nga djersa, edhe pse ai përpiqet ta anashkalojë difektin, duke buzëqeshur mekanikisht gjithë kohës.

Ndërsa Ed al-Rami el Zevzeku ka një avantazh: Portreti i mjekërzuar nuk e ekspozon dhe aq shumë djersën, por ama sikleti i dallohet kur nis t’i merret fryma.

 “Letër”, thotë el Zevzeku me një zë të sforcuar nga përpjekja për t’u dukur i shpenguar.

“Letër,” përgjigjet Zimluli, me një timbër prej sopranoje, që ai e largon duke qërruar fytin dhe përsërit me tonalitet bariton, “letëëër”.

Pasi hap me kujdes dorën e letrave dhe i hedh një sy shkarazi, Rami el Zevzeku stampon një buzëqeshje të matur, a thua se një haber i shkëlqyer sapo i ka ardhur. Teksa bloi me mendje presionin psikologjik të rradhës, ai përshpëriti aq sa ta dëgjonte kundërshtari:

-Tani Arnautllëkun e kam në dorë,- dhe pastaj iu drejtua abu Basharit gjithë delikatesë: – Hë vlla, do më letër? Se kemi dhe punë të tjera…

Abu Bashari i kërkoi kamarierit një gotë ujë akull të ftohtë.

-A keni ujë Viçidoli në lokal?

Kamarieri i shkretë u step.

-Viçi kush? Jo, nuk doli njeri – u përgjigj kamarieri i sikletosur.

-Lëre fare, nuk merrke vesh nga markat e mëdha. Më sill ça t’kesh – i dha karar Zimlul abu Bashar, dhe iu kthye rivalit:

-Mos m’boj presion mu, se e ke dorën copë-copë. Je lojtar i lexueshëm. Nuk ka më 17 maj me mu, more vesh?

  Ed al-Rami el Zevzeku buzëqeshi.

-Mund ta bëjmë dhe ndryshe, – ja ktheu, – më thuaj çfarë llokme do dhe i japim fund. Pastaj porosisim ca mish e verë, edhe ca çengije. Rrimë këtu nja katër-pesë orë dhe të tjerëve përjashta u çojmë llaf sikur po përplasemi fort deri në pikën e fundit. Hë, si thua…???

 Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që i pikon në zemër për fate vendesh që luhen vazhdimisht në bixhoz politik, si ky i yni…

March 2, 2019 00:01
Komento

7 Komente

  1. qe kur erdhi February 28, 22:10

    El Zevzeku, qe kur erdhi nga Arabia hahahaha

    Reply to this comment
  2. Niko March 1, 12:55

    -A keni ujë Viçidoli në lokal?
    -Viçi kush? Jo, nuk Doli njeri…..

    Reply to this comment
  3. antonio March 1, 23:17

    Rama eshte vetem nje KLLOUN CIRKU qe engledis tru shplaret socialiste me llogje kavaje!
    Keta tru shplare rrine edhe pa pune,pa buke,pa te drejta,pa te ardhme,pa cerdhe,kopshte,kende lojrash,pa pensione etj,vetem qe padishahu i tyre (qe ne fakt eshte armiku i tyre) te qendroje ne pushtet per inat te Berishes!

    Reply to this comment
  4. Orakulli i Dypakut March 2, 01:00

    All in or nothing aka win-win thuji El Sal Derishevit. (nderkohe Spathi Ngjela i jep Fold) /D.A

    Reply to this comment
  5. Orakulli i Dypakut March 2, 01:06

    All in or nothing aka win-win, thuji El Sal Derishevit. (nderkohe Spathi Ngjella i jep Fold) /D.A

    Reply to this comment
  6. fteri March 2, 06:33

    antonio !
    Rama klloun cirku !?
    Socialistët tru shpërlarë ,

    Po dhe ju demoshkërdhatët lodheni kot me marr pushtetin me gurë ,tymçe e fishekë zjarri .këto jan mjetet e metodat arkaike të demokatshkërdhatve të konsumuar të Sali Ram shpellarit .

    Nuk rrëzohet qeveria me gurë ,por me punë,me votë. e Këtë nuk e bëni më mirë se ai “kllouni i cirkut” të paktën populli shikon cirk dhe del gjysëm i frymëzuar duke
    qeshur

    Kurse ai Saliu ,plaku gjysëm i çmendur i juaj sulet ME AUTOMATIK NË DORË dhe gjysma tjetër e frymëzimit të çmendurisë është turma e indoktrinuar
    dhe e këlonuar e demokratëshkërdhatve që i vënë zjarrin shqipërisë për karrike të Lulit dhe Munikës që sulmojnë me shaçka , gurë e dinamite , plotësoinë tamam figurën e një të çëmendur .
    Këta vrasin njerëz dhe dilni duke qarë !…
    Ky është autoportreti më i sakët për pishtarët e zi të PD-së

    Reply to this comment
  7. fteri March 2, 06:35

    ….antonio !
    Rama klloun cirku !?
    Socialistët tru shpërlarë ,

    Po dhe ju demoshkërdhatët lodheni kot me marr pushtetin me gurë ,tymçe e fishekë zjarri .këto jan mjetet e metodat arkaike të demokatshkërdhatve të konsumuar të Sali Ram shpellarit .

    Nuk rrëzohet qeveria me gurë ,por me punë,me votë. e Këtë nuk e bëni më mirë se ai “kllouni i cirkut” të paktën populli shikon cirk dhe del gjysëm i frymëzuar duke
    qeshur

    Kurse ai Saliu ,plaku gjysëm i çmendur i juaj sulet ME AUTOMATIK NË DORË dhe gjysma tjetër e frymëzimit të çmendurisë është turma e indoktrinuar
    dhe e këlonuar e demokratëshkërdhatve që i vënë zjarrin shqipërisë për karrike të Lulit dhe Munikës që sulmojnë me shaçka , gurë e dinamite , plotësoinë tamam figurën e një të çëmendur .
    Këta vrasin njerëz dhe dilni duke qarë !…
    Ky është autoportreti më i sakët për pishtarët e zi të PD-së

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?