Turp të kini-more trima, që dhatë jetën për Atdhe!

September 22, 2019 12:04

Turp të kini-more trima, që dhatë jetën për Atdhe!

 

(Ribotohet me disa ndryshime. Kjo është një nga vjershat, për të cilën Tufa më ka hedhur në gjyq për fyerje dhe shpifje)

 

Ju kish lindur nëna,

për një Botë të Re,

turp të kini-more trima,

që ratë për Atdhe!

 

Ra në luftën çlirimtare,

lulja e rinisë,

turp të kini që lirinë,

i dhatë Shqipërisë!

 

Herë me bukë e herë pa bukë,

mbetët nëpër male,

turp të kini që në zëmër,

kishit ideale!

 

Ju thirri zëri i Atdheut,

në vijën e parë,

pse s’u bëtë bashkëpunëtorë,

edhe tradhtarë?!

 

Turp të kini që armikun,

kudo e luftuat,

edhe faqen më të zezë,

në histori shkruat!

 

Turp të kini që s’u bëtë,

laro dhe ballistë,

po luftuat gjer në fund,

si antifashistë?!

 

Ne ju dinim se ju kishim,

yjet e lirisë,

po ju partizanët ishit,

turpi i Shqipërisë!

 

Pse s’ndenjët me Mit’hat Frashërin,

në “Dajt” e “Kursal”,

dhe ndonjëherë për piknik,

shkonit dhe në mal?!

 

Turp t’ju vijë që derdhet gjakun,

dhe sollët çlirimin,

dhe rreshtuat Shqipërinë,

veç me Perëndimin!

 

Turp të kini që mbi fashizmin,

dolët fitimtarë,

dhe e mbuluat me turp,

popullin shqiptar!

 

Pse s’u bëtë si ç’u bënë,

ballisto-zogistët,

dhe vrisnit-tok me armikun,

gjithë idealistët?!

 

Pse s’u bashkuat me hasmin,

kundër Shqipërisë,

si ç’bënë që në fillim,

armiqtë e lirisë?!

 

Tani le ta lëmë sarkazmin,

bëhemi realë,

ju na nderuat Vatanin,

s’u bëtë bukëshkalë!

 

Nuse dhe dhëndurë lirie,

u bëtë në altar,

si vello hodhët mbi krye,

flamurin shqiptar!

 

Ju mbetët në jetë të jetëve,

si male krenarë,

por as malet s’na mjaftojnë,

t’ju ngremë lapidarë!

 

Po me “Rilindjen” gjakprishur,

keq na vajti halli,

Rama me ca kuinslingë,

krimininelë ju shpalli!

 

Ndaj unë sot nga zemërimi,

ziej si vullkani,

se më rrjedh nëpër damarë,

veç gjak partizani!

 

Ndonjë thotë-se s’ishte Rama,

që bëri listimin,

por ai-me Mit’hat Frashrën,

u dha frymëzimin!

 

Fashizmi ende s’ka cofur,

ende ka plot hale,

instituti i mavro Tufës,

kazan me fekale!

 

Këta janë në të vërtetë,

llum i Shqipërisë,

çdo gjë që prekin me dorë,

pisat bëjnë pis!

 

A.DUKA

September 22, 2019 12:04
Komento

5 Komente

  1. Kur çohen trimat, dridhen halet. September 22, 13:18

    Amani të keqen mos frymëzo jashtëqitjen shqiptare që s’u bënë tëk të ndalnin vrasjen e komandantëve qe i udhëhoqën në male në luftën patriotike nacional-çlirimtare. Dukë trimat u vranë, apo Shqipërinë e kanë, jo nga frika por për të mos mbushur rrugicat me gjakë. Historia ka treguar se kurë luajnë malet, fillojnë të lulëzojnë halet. Dhe se fundi komunistët e ballisto-zogistët e pandershëm e amoralë, do të ishte me mirë t’i kërkonin falje popullit për bashkëpunimin me armiqtë që lanë pas mijra të vrarë e mijra të gjymtyre dhe një Shqipëri të tjetërsuar dhe me një histori sipas oreksit të armiqëve shekullor. Së fundi të shporreni njëherë e mirë nga politika e të tre pushtetet, vetëm kështu Shqipëria do të BËHET një Zonjë e randë që burrat e dheut t’i thrrasin NANË. Më ujqër e cakej qe ruajnë kopenë, kopeja jo vetëm që nuk po shtohet, por po pakësohet c’do ditë e më shumë. Dukë theme kome, ngase askush nuk u organizua të protestojë 1) për mijra vrasje, e tragjedi në det e tokë,2) për riciklimin e ndëshkimin e botës së krim-korrupsionit-ekstremist-imoralo-politik në të tre pushtetet, plus pushtetin lokal .3) për ata biznesmenë e fermerë që i servirin dhe vazhdojnë t’i servirin popullit produkte ushqimore të tejngopura me hormone e kimikate që po ja nxijnë e shkurtojnë jeten popullit( kopesë). Për kujtes, luftën nacional-çlirimtare dhe dëshmorët e kombit kurrsesi nuk mund t’i përdhosin tufa-vucët e rama-vicërit, se dëshmorët e Kombit mbeten krah maleve Shqiptare që nuk duan t’ja dinë as për tërmete e hale. Dita e ndëshkimit të madh ndaj kësaj lukuni bastarde e të pamoralshme po vjen, atë bukë ka forcë korruptive- kriminale t’a ndalojë, as me kthim bythe sikurse busti i Heroit Vojo Kushi, e as sikurse me bustin e Heroit Qemal Stafa të fshehur nën zelet e pista të biznesit. Duan apo nuk duan mijtë e kënetave e mizakalit, Drejtësia do të BËHET.

    Reply to this comment
  2. tina terri September 22, 16:36

    A. DUKA, nderime .
    Je i domosdoshem,vertetesia rron me ty. Je matesi ku cdo person mat ndershmerine mendore e te vetelindur te vet .Vertetesia nuk ka nevoje per filozofime e sterhollime letrare , vertetesia eshte….. thjeshtesia hyjnore .Te dish ta shohesh ate s’te duhet pasuri,s’te duhen muskuj,s’te duhet bukuri e shtirur…. te duhet shpirt i pastert i pa trazuar me asnje lloj interesi te qelbur kohor.

    Reply to this comment
  3. h September 22, 17:19

    Ata kriminelët vllavrasës e mundën fashizmin ?
    Ata xhelatë që torturuan në mënyrë çnjerëzore shokët e vet,bamirësit që
    i ushqyen ,familjet që i rritën,vdiqën në interrnime fëmijë dhe foshnje, mi quan atdhetarë ?
    Në një komb që humbet humanitetin,e ka humbur me kohë arsyen.
    Po ti qenke koqe kanari more tytë.

    Reply to this comment
  4. Kristina September 22, 20:25

    Poet i nderuar, me thoni: ku qendron faji juaj? Perse paskeni shpifur, ke keni akuzuar me vargjet e juaja sa te shkoni deri ne gjyqe?
    Ju e dini pergjigjen, madje edhe une qe Ju drejtoj keto pyetje e njohe te verteten, e cila te bene te ulurasesh – me vargje – dhe te kerkosh ndihme ne mes te uqerve qe kerkojne te mbyllin gojen . Kjo eshte “demokracia ” ne Shqiperi!
    U be shkake termeti qe une te rihap e te lexoj gazeten Dita, qe e admiroj.
    Kam gabuar kur mendoja qe ekzistonte e majta ne Shqiperi! Jo vetem nuk ekziston force politike e majte, por perkundrazi ne Shqiperi asnje parti nuk eshte e majte!
    Jane te gjithe te djathe dhe kapitaliste te egersuar per pushtet dhe nuk pranojne mendimin e lire; i vret veshin verejtja, kritika qe jane esenca e demokracise nderkohe qe e verteta historike eshte kthyer ne nje opinion dhe jo sic e meriton qe te quhet, d.m.th: fakte historike te pakundershtushem nga asnji!
    Ju shkruaj keto rrejshta per solidaritet dhe ngrohtesi intelektuale sepse sarkazma qe ju perdorni tregon gjendjen e rend ne te cilen ndodhet perkujtimi i trimave qe luftuan nazi-fashizmin dhe bashkepuntoret e tij: zogist, ballist, legaliteti! Se fundi, Ju rrefej qe nuk shkruaj me – jo sepse nuk mundem – por sepse jam shume e lenduar qe aty te drejten dhe te verteten nuk e degjon asnjenjeri. Nje dite ndoshta lendimi im do te kaloj, por deri atehere, Ju lutem, pena Juaj duhet te vazhdoj te kendoje!

    Reply to this comment
    • As poet, as shahist... September 22, 21:05

      Kapitalistet e egersuar per pushtet s’kane te bejne me te djathten, ashtu sikurse s’kishin te benin me te majten as “salinjte” e diktatures, e nderuar Kristine. Ata i perkasin me teper radikalizmit ekstrem se sa nje te majte apo te djathte, e cila frymezohet nga parime dhe ideologji te vlefshme per mbare shoqerine. Poeti tashme e ka shkrire ne vargje gjithe talentin e tij. Vepra e tij eshte aq voluminoze sa do ta kishin zili dhe kadarenat.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim