Turqi, konfirmohet përgjimi ndaj Erdoganit

November 20, 2014 13:14

Turqi, konfirmohet përgjimi ndaj Erdoganit

Prokuroria e Ankarasë ka finalizuar hetimet në lidhje me dyshimet e përgjimeve të jashtëligjshme ndaj Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, duke akuzuar tre persona për “spiunazh politik”, sipas asaj që ka informuar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anatolia. Mes të akuzuarve ndodhen dy ish drejtorë të Këshillit të Hetimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK). Gjykata e Shtatë Penale e Ankarasë ka 15 ditë kohë për të refuzuar, apo për të pranuar akuzat. Në rast se nuk prononcohet do të thotë se i pranon ato.

Çështja i referohet akuzave të bëra në shkurt të 2014-ës kur Erdogan ishte kryeministër, i cili pohonte se vendosja e aparateve të përgjimit në zyrën e tij përbënte një rast spiunazhi. “Janë bërë hapat e domosdoshëm. I është dërguar një dokument shumë konfidencial zyrës së Prokurorisë në Ankara, por deri tani i është fshehur shtypit”, tha atëherë Erdogan. Atëherë Kryeministër, Erdogan bëri publik në dhjetor të 2012-ës që ishin vendosur aparate përgjimi në zyrën dhe banesën e tij.

Menjëherë pas kësaj u hap një hetim që iu transferua një prokurori që heton çështjet e terrorizmit. Kreu i partisë “Drejtësi dhe Zhvillim” ka akuzuar në shumë raste policët dhe hetuesit e lidhur me këtë çështje se janë pjesë e konspiracionit, që ka si objektiv marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e Erdoganit, falë ndikimit që klerikut Fethulá Gulen kishte në rrethet gjyqësore dhe policore. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për shtypin para vizitës së tij në Algjeri, ka thënë se hetimi për rastet e përgjimit përfundimisht lidhet me Lëvizjen Gülen.

Më pas ai shtoi se “struktura paralele”, administrata e të cilës shkon deri në Pensilvani, është një kërcënim kombëtar. Deri më tani mijëra policë dhe qindra gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra ndërkohë që disa autoritete shtetërore kanë dhënë dorëheqjen që kur filloi hetimi qeveritar kundër rrjetit Gulen.

Lëvizja Gulen shihet si një kërcënim kombëtar nga qeveria që kur është akuzuar për përgjimin e mijëra njerëzve duke përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë turke. Lëvizja udhëhiqet nga imami, tashmë në pension, Fethullah Gülen, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999. Ai ka mohuar akuzat për komplot kundër qeverisë dhe ka akuzuar AKP-në se po tenton të mbulojë rastet e korrupsionit ku janë përfshirë anëtarët e saj.

November 20, 2014 13:14
Komento

7 Komente

  1. Lajmi November 20, 15:21

    Ne fakt, lajmi eshte: Konfirmohet vertetesia e komunikimit me telefon te erdoganit me te tjeret ku fliste per fshehje te qindra miliona dollareve, por normal se anadoll news nuk e jep dot kete se ha buken nga qeveria e sulltanit.

    Reply to this comment
  2. Mark uk November 20, 20:05

    Kujt i intereson se cfar i kan bere Ordoganit.Te pakten foton e tij nuk duhet ta nxierrnit.Turk te mire e mute te mire nuk ka.

    Reply to this comment
    • Uk Marku November 22, 07:05

      E kam pas njoh nji, Mark uk-i po i thojshin, nji pis e mut burri, qe se bojshe dot as mik e as hasem, sepse nuk kishte as bese e as burrni dhe as te jepte qaf me e qafu dhe as gjoks me e shenju.

      N’kjofsh ti Mark uk-i qe shkrun ktu, ai Mark uk-i qe kam pas njoh une, nuk po kam ndonje cudi, se bajagi po ngjani, si gjysa e bajges qe i ngjet tjetrës.

      Ne mos kjofsh ai Mark uk-i qe kam njofte, po them me vedi se sa shume ngjajne bajgat kudo ku i ka ra hera me u lshu pëlltum, nga lopet pernda gjithandej neper dyrnja.

      Reply to this comment
  3. sal November 20, 20:40

    Sigurisht qe Erdogani ka te drejte.Gylenistet dhe strukturat paralele te tyre kerrcenuan turqine prej kohesh. Mafiozi Gylen ka veshur rroben e hoxhes per te mbuluar punet e djallit. ky eshte ISIS i ballkanit.
    Shqiperia dhe shteti shqiptar jane te rrezikuara nga kjo levizje mafioze. Alarm!

    shihni si do ti dalin ne mbrojtje neper forume e komente ushtaret e tij.

    Reply to this comment
  4. Arben November 20, 20:55

    PERPARA ERDOAN.

    Reply to this comment
  5. Adem uk November 21, 11:02

    Kjo eshte per Markun, kaurr te mire e jashteqitje te mire nuk ka

    Reply to this comment
  6. Romina November 21, 18:16

    Qe te mos i dalin te palarat e tij si president dhe 4 ministrave te cilet me pas dhane doreheqjen nga posti pas atyre pergjimeve te cilat sapo ato u bene publike, se vete si person as qe behej fjale te jepte doreheqjen, shkarkoj prokuror dhe gjyqtar qe te mos kete kush ta denoj ate.

    VETEM PERSONI QE KA FRIGE MUNDOHET TE FSHIHET, NDERSA AI QE ESHTE I PASTER NUK FSHIHET POR PERBALLET ME DREJTESINE. ” TE VJELLESH PASURINE E POPULLIT DO TE THOTE SE NJE DITE DO DALESH PARA DREJTESISE.”

    Por me sa po shihet qeverisja e erdoganit po i ben mire kurteve te cilet e kane futur ne kurthe ate, dhe nga paaftesia ne lindje te turqise atokane shpallur shtetin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*