Turqi, opozita paralajmëron situatë kaotike nëse miratohet sistemi presidencial

May 25, 2016 12:36

Turqi, opozita paralajmëron situatë kaotike nëse miratohet sistemi presidencial

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk mund të miratojë regjimin presidencial siç ka shprehur dëshirën, pa na asgjësuar në masë, pohoi kreu i opozitës turke, duke denoncuar ambicjet “totalitare” të zyrtarit më reputacionin më të hekurt në vend.

“Pa na asgjësuar në masë, ato nuk mund të vendosin një sistem presidencial”, deklaroi kreu i partisë republikane (CHP, social demokrate), formacioni kryesor i opozitës në Parlamentin turk, gjatë një interviste në stacionin televiziv NTV.

“Kam bindjen se ky tranzicion nuk mund të kryhet pa u derdhur gjak, duke vënë theksin se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar me forcë një fakt të tillë që dëmton demokracinë në Turqi”, paralajmëroi Kemal Kiliçdaroglu.

Erdogan, presidenti i parë i sapozgjedhur parashtroi një kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës për transferimin tërësor të pushtetit ekzekutiv të kryeministrit në atë të presidentit. Opozita ka dyshime për një forcim të tepruar të rolit të presidentit, që ajo e akuzon për devijim autoritar.

May 25, 2016 12:36
Komento

1 Koment

  1. Arben May 25, 16:03

    PERSE MORE MASKARA, CFARE TE KEQE KANE FRANCA E AMERIKA, QE KANE SISTEM PRESIDENCIAL.

    PERPARA ERDOAN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*