Turqi, parlamenti votëbeson qeverinë e re

May 29, 2016 18:49

Turqi, parlamenti votëbeson qeverinë e re

Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binali Yildirim mori votëbesimin e parlamentit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pas fjalimeve të kryetarit të parlamentit turk, Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët votuan qeverinë e re. Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u pranua që të bëhej në mënyrë elektronike.

Në votëbesimin e qeverisë morën pjesë 453 deputetë, ku 315 vota ishin pro dhe 138 kundër. Kryeministri Binali Yildirim pas votëbesimit, mbajti një fjalim.

May 29, 2016 18:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*