Turqi, spastrime masive gylenistësh në Ushtri dhe Drejtësi

July 17, 2016 10:19

Turqi, spastrime masive gylenistësh në Ushtri dhe Drejtësi

Është rënduar bilanci i viktimave të dhunës në Turqi. Të dhënat e fundit flasin për rreth 300 persona të vdekur.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë, mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.

Ndërkohë, janë 2.893 ushtarakët e arrestuar gjatë ditës nga autoritetet turke. Mes tyre figurojnë edhe 2 gjeneralë të lartë të Forcave të Armatosura.

Ndërsa organizmi shtetëror turk që ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët shkarkoi nga detyra 2.745 funksionarë në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë.

I njëjti burim shtoi se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar.

Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi ndërkohë se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.

July 17, 2016 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*