Turqi, rezultat surprizë në zgjedhje, Erdogan nuk mund të qeverisë i vetëm

June 7, 2015 21:58

Turqi, rezultat surprizë në zgjedhje, Erdogan nuk mund të qeverisë i vetëm

Në Turqi ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa ethet se kush do të qeverisë vendin vazhdojnë.

Kjo pasi rezultati  i kutive të votimit tregon se asnjë nga partitë nuk mund të krijojë qeverinë e vetme, ku minimalisht duhen 279 deputetë për të formuar mazhorancën e parlamentit  turk. Edhe pse me më shumë vota në këtë garë elektorale, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka mundur të fitojë vetëm 257 vende në Asamblenë e madhe Kombëtare.

Kjo flet për një rënie besueshmërie me 9% nga zgjedhjet e vitit 2011, çka e privon Erdogan-in nga ambicia për të qeverisur vendin i vetëm.

Tabela e numërimi të kutive të votimit nxori në vendin e parë, me afërsisht 41%,  partinë e Tayyip Erdogan, në vend të dytë me 25% partinë republikane, e ndjekur nga partia nacionaliste me 16.6%, si edhe në fund, por jo më pak e rëndësishme në këtë proces zgjedhor, është partia pro kurde, e cila e ka thyer edhe pritshmërinë e vetë aktivistëve të saj, pasi ka marrë afërsisht 12.8% të votave, rezultat ky që i jep mundësinë pro-kurdëve të kenë 80 deputetë si përfaqësues të tyre në Parlament.

Pritshmëritë e Erdogan-it ishin shumë herë më të larta se sa ky rezultat , ku ai pretendonte për ndryshim amendamentesh. Ndërkohë, zëra në Turqi i japin më shumë shanse një koalicioni të  mundshëm qeverisës, ndërmjet Partisë për drejtësi dhe zhvillim dhe republikanëve.

Analistët turq shprehen se një rezultat i tillë ishte i pritshëm, pasi Erdogan kohët e fundit e kishte neglizhuar qeverisjen duke u fokusuar vetëm tek të ardhurat e tij personale.

Ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se me anë të votës së tyre në zgjedhjet e përgjithshme  elektorale,  populli turk dëshmoi se është kundra ndryshimit të kushtetues, çka do të forconte pushtetin në duart e presidentit. Ndërkaq partia pro-kurde , platforma e së cilës mbron grupimet etnike ,rolin e femrës në shoqëri, si edhe komunitetin homoseksual, ka nisur festimet në vend.

June 7, 2015 21:58
Komento

12 Komente

  1. sulo permeti June 7, 22:19

    Poshte sulltan Rexhep!!!

    Reply to this comment
  2. D O K L E A T I June 7, 22:49

    PPRANONI NGUSHLLIMET VELLEZER
    SALI BERISHA DHE HASHIM THACI. NGADALE DO JU VDESIN VELLAU

    Reply to this comment
  3. Studenti June 7, 22:55

    Poshte! Homeini turk!

    Reply to this comment
  4. koco June 7, 23:11

    Mendoj se keto jane zgjedhjet e duhura , te cilat i thane ndal krijimit te Sulltanatit prej Erdoganit i cili do e conte vendin ne nje Monarki shume te demeshme , kethim mbrapa vlerave te civilizimit kethim ne Kalifat arab .

    Reply to this comment
  5. nikolin June 7, 23:19

    rrofshin prokurdet !

    Reply to this comment
  6. shpatar June 8, 08:00

    Ckini qe shqtesoheni se kush zgjidhet ne Turqi.Vrisni mendjen cduhet te bejne shqiptaret qe te dalin nga politikat e djallit .

    Reply to this comment
    • anticensurë002 June 8, 15:26

      deri diku ke të drejtë o “shqiptar”,por gjëja që nuk kuptoj unë është, se përse të djeg ty që “ne humbim kohën kot me sulltan rexhepin”?

      Reply to this comment
  7. Arben June 8, 08:31

    ERDOANI FITOJ ZGJEDHJET, SIC KA BERE PER 15 VITE ME RRADHE.

    GAZETAT B…LEPIRESE EDHE KETE PERPIQEN TA PARAQESIN SI HUMBJE.

    PERPARA ERDOAN

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  8. beni June 8, 08:33

    Mos i qani hallin Turqise.Shikoni sa shpejt shpallen rezultatet e zgjedhjeve,kjo tregon se eshte nje vend qe vota lexohet ne rregull.Se humbi Erdogani shumicen,vari trapin.Democracia funksionon.

    Reply to this comment
  9. informatori tjeter June 8, 14:34

    Po pse , more Beni , po i numurove votat shpejt , je vend demokrat , kjo na qenka demokracia ? Ne Turqi , mungojne te drejta me themelore te njeriut , qe neve ne Shqiperi , i kemi me shumice , edhe pse votat i numurojme ngadale . Gjithsesi , edhe populli gjysem budalla turk , me ne fund diçka kuptoi , kuptoi ate qe gjithe Evropa e kishte kuptuar me kohe , qe sulltani Erdogan e ka hipur mushken per se prapi . Sidoqofte , ky eshte fillimi i fundit per kete diktator teokratik , qe shikon endra me xhami , minare , allah e islam . Besoj qe edhe sikur te kishte nje Bote tjeter , Erdogani kur t’i kthente patkonjte , do te vazhdonte te ndertonte xhami edhe ne Boten e xhehnemit .

    Reply to this comment
    • anticensurë002 June 8, 15:33

      beni ndoshta e ka harruar ose ndoshta nuk e ka jetuar periudhën e para ’90ës!!
      as amerika nuk i numronte aq shpejt sa shqipëria!!
      mbronin në ora 20 dhe në 20:30 jepej rezultati!!

      Reply to this comment
  10. korcari June 8, 15:47

    Erdogani ka bere shume per Turqine sepse e mori pushtetin me nje ekonomi te renuar por e ngriti mjaft jo vetem ekonomine por dhe perfomancen e saj, bravo i qofte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*