Turqia arreston një toger dhe një ushtar të forcave greke

March 3, 2018 01:16

Turqia arreston një toger dhe një ushtar të forcave greke

Dy pjesëtarë të ushtrisë greke u arrestuan nga autoritetet turke në vijën kufitare të Kastanies.

Siç konfirmoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke në një deklaratë, bëhet fjalë për është një toger dhe një ushtar të cilët  ishin çorientuar për shkak të stuhive intensive, duke kaluar në territorin fqinj.

Si pas njoftimit “patrulla ushtarake e përbërë nga dy drejtuesit e ushtrisë kaloi kufirin në  sipërfaqen pyjore të Kastanies për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”

Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente dhe siç raportojnë mediat ka një komunikim të vazhdueshëm ndërmjet Greqisë dhe Turqisë mbi kthimin e dy grekëve.

“Ata janë mirë në shëndetin e tyre dhe presin të përfundojnë procedurat formale”-citon njoftimi.

n.s. / dita

March 3, 2018 01:16
Komento

1 Koment

  1. Pellazgos March 3, 15:23

    Po Greqia sikur eshte Evropiane dhe qytetaret e Saj Evropiane!
    Si ka mundesi qe “harron” Evropa te mbroj ushtare te “Saj”?
    Antigreqizmi vazhdon akoma nga kurva Evrope.
    Mur Greqia cliroi vendet e pushtuara nga Osmanet Angjia kyrve bashke me Francen,Gjermanine,Ameriken ndihmuan Ataturkun.
    Edhe Ducja donte pjese,prandaj Sulejmanet kujtojne se duke bashkepunuar me Ducen dhe duke vrare Epirote Arvanitas per llogari te Duces,eshte nje mision “atdhetarie”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*