Turqia bëhet gati për ndërhyrje në Siri

October 7, 2017 20:11

Turqia bëhet gati për ndërhyrje në Siri

Forcat turke po përgatiten që të hyjnë në provicën siriane të Idlibit për të mbështetur forcat rebele që luftojnë kundër regjimit sirian dhe xhihadistëve.

Kjo u konfirmua nga vetë presdienti turk, Reccep Taip Erdogan, i cili tha se Turqia nuk mund t’i lerë në baltë rebelët në Idlib. Në këtë provincë dhe zonat rreth saj gjendet disa nga fortesat më të rëndësishme të rebelevë që luftojnë kundër presidentit Bashar al Asad, por së fundmi shumë territore të saj janë pushtuar nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup që udhëhiqet nga ish-komandantët e al-Kaedës në Siri.

Erdogan tha se ushtria turke ende nuk ka mbërritur në fushën e betejës, por luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane e kanë nisur operacionin.

“Po marrim masa për të garantuar sigurinë në Idlib. Sot në Idlib po zhvillohet një operacion serioz që do të vazhdojë, sepse aty janë vëllezërit tanë që braktisën Alepon. Duhet t’i ndihmojmë vëllezërit tanë”, tha Erdogan.

Grupet terroriste nuk janë pjesë e paktit mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për zonën e sigurtë në provincën Idlib, një nga katër të tilla në vend. Erdogan u zotua se nuk do të lejojë krijimin e një zone terrori në Idlib dhe fjalët e tij konfirmohen nga grumbullimi i pajisjeve dhe mjeteve të rënda, si edhe mijëra ushtarëve turq në kufirin me Sirinë.

October 7, 2017 20:11
Komento

1 Koment

  1. Arben October 8, 14:02

    ZGJIDHJA JANE BISEDIMET DIREKTE MIDIS PALEVE

    LUFTA SJELL VETEM DHIMBJE VUAJTJE E VRASJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*