Turqia blen sistemin kundërajror rus, Putin: A është krim?!

May 26, 2018 14:15

Turqia blen sistemin kundërajror rus, Putin: A është krim?!

Në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, gjatë një takimi me gazetarë, Presidenti rus, Vladimir Putin solli në vëmendjen vendimin e Ankarasë zyrtare për blerjen e sistemit

“Gjithnjë e më shumë shtete që janë u bëhet presion. Tani bëhet fjalë për blerjen e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore S-400. Në të vërtetë, shumë e çuditshme. Turqia si anëtare e NATO-s, ka vendosur të blejë sistemin S-400, për të cilin pa ekzagjerim mund të them se është sistemi më i zhvilluar dhe më i mirë i këtij lloji në botë dhe çfarë tani? A është ky një krim?”, ka thënë Putin.

Gjatë fjalës së tij Putin vuri në dukje presionin e SHBA ndaj Turqisë për të bllokuar shitjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35 për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus, raporton agjensia turke e lajmeve Anadolu.

“Për mua kjo është një sjellje me të vërtetë ekstreme”, tha presidenti rus.

o.j/dita

May 26, 2018 14:15
Komento

2 Komente

  1. Arben May 26, 16:15

    Pordha Usa

    Reply to this comment
  2. Niko May 26, 16:54

    Me I miri be bote??? Hahaha … try to be funnier next time

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim