Turqia bllokon pasuritë e 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve

August 1, 2016 09:58

Turqia bllokon pasuritë e 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pasuria e rreth 3 000 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë nën hetim pas grushtit të dështuar të shtetit, të kryer nga një grup i ushtarakëve besnikë ndaj organizatës terroriste FETO, do të bllokohet, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Pasuria e rreth 3 000 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët u pezulluan nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Turqisë (HSYK), do të bllokohet me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Republikës në Ankara për bllokimin e pasurisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë nga ky vendim nuk do të mund të disponojnë më pasuri të tundshme dhe të patundshme, apo ndonjë llogari bankare, institucione të tjera financiare, kërkesa, dokumente me vlerë, aksione dhe të drejta në pasuri të tjera.

August 1, 2016 09:58
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi August 1, 13:36

    Pavaresisht mnotivit se pse bllokohen keto pasuri, kjo tregon dhe nje here se c’mund te beje nje shtet qe i thote vetes shtet! Krahasojeni me shtetin tone, dhe cdo koment tjeter, do ishte i tepert!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*