“Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pse largimi i saj nga BE dhe potencialisht nga Aleanca do të ishte një humbje strategjike për SHBA”

December 12, 2020 23:24

“Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pse largimi i saj nga BE dhe potencialisht nga Aleanca do të ishte një humbje strategjike për SHBA”

 

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

 

Tensionet midis Turqisë dhe aleatëve të saj në NATO po intensifikohen. Disa zyrtarë madje po spekulojnë se vendi duhet të përjashtohet ose pezullohet nga NATO. Lëvizjet drastike të kësaj natyre nuk janë të prirura të kenë sukses por largimi, që përshkallëzohet, i Turqisë nga SHBA dhe BE është vetëshkatërrues për Perëndimin dhe ndihmon kundërshtarët kryesorë të NATO-s.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo sulmoi qeverinë turke gjatë një takimi virtual (zhvilluar) së fundmi mes ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai akuzoi Ankaranë për rritje të  tensioneve me aleatët në Mesdhe dhe për afrimin e saj me Moskën, përmes blerjes së sistemit të mbrojtjes kundër-raketë S-400 të prodhuar nga Rusia. Blerja nga Ankaraja e sistemit S-400 gjithashtu është dënuar nga Kongresi Amerikan, pasi kjo mund të vërë në rrezik sekretet teknike të avionëve luftarakë amerikanë të fshehtë F-35.

Uashingtoni duket i gatshëm t’i vendosë ndëshkime Ankarasë. Ligji për Kundërvënie ndaj Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve parashikon sanksione ndaj çdo vendi që angazhohet në një “transaksion të rëndësishëm” për asetet e mbrojtjes me Rusinë, Iranin apo Korenë e Veriut. Përveç kësaj, SHBA ka ndaluar dërgimin e planifikuar të 100 avionëve luftarakë amerikanë F-35 në Turqi.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu është përgjigjur duke akuzuar Pompeo se mban anën e Greqisë në mosmarrëveshjen me Turqinë dhe se ka refuzuar t’i shesë Ankarasë armët anti-raketë Patriot, të prodhuara në SHBA. Ai gjithashtu e sulmoi Uashingtonin (duke thënë) se ka mbështetur forcat kurde në Siri, të cilat kërkojnë të copëtojnë Turqinë, edhe pse Turqia e ndihmoi SHBA në luftën kundër ISIS.

Krerët e BE, gjithashtu, po kërcënojnë me sanksione Ankaranë, për mosmarrëveshjen e saj me Greqinë dhe Qipron për shpimet për gaz (natyror). Zbulimi i burimeve të energjisë në det të hapur në Mesdheun Lindor i ka përkeqësuar mosmarrëveshjet e vjetra mbi ndarjen e Qipros, sovranitetin kombëtar në Detin Egje dhe pretendimet për raftet kontinentale.

Tensionet u rritën pasi Turqia dërgoi një anije studimi për të nxjerrë hartën e perspektivave të shpimit për energji në ujëra gjithashtu të pretenduara nga Greqia. Gjermania, mbajtësi aktual i presidencës së BE, dështoi të ndërmjetësojë (një marrëveshje) mes Athinës dhe Ankarasë dhe u indinjua kur Turqia rifilloi kërkimet e saj për gaz pranë Qipros.

BE ka mbështetur Greqinë në këtë mosmarrëveshje dhe i ka vënë sanksione Turqisë për kryerjen e kërkimeve sizmike në brigjet veriore të Qipros. Turqia dhe Greqia tashmë i kanë shtuar pretendimet e tyre territoriale duke hartuar zona ekonomike detare ekskluzive dhe konfliktuale. Mosmarrëveshja gjithashtu ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet e tjera me BE-në mbi politikat e Ankarasë në Libi dhe Siri.

Largimi i Turqisë nga BE dhe potencialisht nga NATO do të ishte një humbje strategjike për SHBA, pasi vendi është me rëndësi të madhe për sigurinë e Aleatëve. Pas SHBA, Turqia është vendi me ushtrinë më të madhe në NATO; ka më shumë trupa, tanke, artileri dhe aeroplanë luftarakë sesa Franca apo Britania e Madhe, si dhe një flotë të konsiderueshme. Turqia është midis nëntë shteteve ushtarakisht më të fuqishme në botë, me gati njëqind aeroporte që munden të mbështesin operacionet ajrore të NATO-s në rajonet e afërta.

Dhe, në Bazën e Forcave Ajrore Incirlik nën kontrollin e personelit amerikan, mban në ruajtje rreth pesëdhjetë armë bërthamore amerikane B-61.

Turqia përfshihet në pesë rajone të paqëndrueshme – në Ballkan, në Detin e Zi, Mesdheun Lindor, Lindjen e Mesme dhe Kaukazin – ku interesat perëndimore sfidohen nga Rusia dhe Irani. Në veçanti, vendndodhja gjeografike dhe ushtria e fuqishme e Turqisë e bën atë spirancën e kahut jugor të NATO-s kundër revizionizmit rus.

Në Ballkan, edhe pse “neo-otomanizmi” nuk ka të ardhme dhe Turqia nuk është një model politik për asnjë shtet që aspiron anëtarësimin në BE, Ankaraja është një kundërvepruese e rëndësishme e bashkëmatshme me Rusinë, e cila manipulon pan-sllavizmin dhe pan-ortodoksinë për të zgjeruar ndikimin e saj. Forcat turke kanë marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, kompanitë turke kanë investuar në rajon dhe lidhjet kulturo-fetare mbeten të forta, sidomos me popullsinë boshnjake që e shikon Ankaranë si një aleat të vyer kundër presionit serb.

Ideja e një aleance turko-ruse për shkak të blerjes së raketave S-400 është hapatazi e ekzagjeruar. Të dy fuqitë kanë bërë luftëra të panumërta në të kaluarën, pavarësisht transaksioneve ushtarake, energjetike ose ekonomike në periudha të caktuara dhe do të vazhdojnë të garojnë për ndikim politik në të gjitha rajonet e afërta, siç është e dukshme gjatë luftës së fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ,në Kaukazin e Jugut.

Rindërtimi i marrëdhënieve me Turqinë duhet të jetë një prej përparësive të SHBA sepse përshkallëzimi i konflikteve thjesht do të dëmtojë fuqitë Aleate dhe do t’i japë zemër kundërshtarëve të Amerikës. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka dhënë sinjale se ai dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet me Presidentin e ardhshëm të SHBA i cili gjithashtu mund të luajë një rol ndërmjetësues brenda NATO-s.

Në vend që të diskutojë pronësinë e energjisë në det të hapur, Uashingtonit i duhet të gjejë një mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të përfitojnë nga zbulimi i gazit, çfarë mund të ulë varësinë nga gazi rus dhe të zvogëlojë rolin e Moskës në mbarë Europën Juglindore.

Dita, Albania

SHOULD TURKEY BE EJECTED FROM NATO?

Janusz Bugajski, December 2020

Tensions between Turkey and its NATO allies are intensifying. Some officials are even speculating that the countryshould be ejected or suspended from NATO. Such drastic moves are unlikely to succeed but the escalating alienation of Turkey from the U.S. and EU is self-destructive for the West and assists NATO’s chief adversaries.

U.S. Secretary of State Mike Pompeo attacked the Turkish government during a recent virtual meeting of NATO foreign ministers. He accused Ankara of stoking tensions with allies in the Mediterranean and aligning with Moscow by purchasing the S-400 Russian-manufactured anti-aircraft system. Ankara’s acquisitionof the S-400 system has also been condemned by the U.S. Congress because itcould endanger the technical secrets of America’s F-35 stealth fighter jets.

Washington looks poised to impose penalties onAnkara. The Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act requires sanctions against any country that engages in a “significant transaction” of defense assets with Russia, Iran or North Korea. In addition, the U.S. has halted the scheduled delivery of 100 American F-35s to Turkey.

In response, Turkish Foreign Minister Mevlüt Çavuşoğlu has accused Pompeo of siding with Greece in its dispute with Turkey and of refusing to sell Ankara U.S.-made Patriot anti-aircraft weapons. He also attacked Washington for backing Kurdish forces in Syria who seek to partition Turkey, even while Turkey helped the U.S. in combating ISIS.

EU leaders are also threatening sanctions against Ankara over a gas drilling dispute with Greece and Cyprus. The discovery of offshore energy resources in the Eastern Mediterranean has aggravated longstanding argumentsover the division of Cyprus, national sovereignty in the Aegean Sea, and claims to continental shelves.

Tensions increased after Turkey sent a survey vessel to map out energy-drilling prospects in waters also claimed by Greece.Germany, current holder of the EUpresidency, failed to mediate between Athens and Ankara and was outraged when Turkey resumed its gas exploration near Cyprus.The EU has backed Greece in the dispute and sanctioned Turkey for conducting seismic surveys off the north coast of Cyprus. Turkey and Greece are now bolstering their territorial claims by drawing up exclusive and conflicting maritime economic zones. The dispute has also aggravated other disagreement with the EU over Ankara’s policy in Libya and Syria.

Estranging Turkey from the EU and potentially from NATO would be a strategic defeat for the U.S. because the country forms a critical component of Allied security. After the U.S., Turkey has the largest army in NATO, with more troops, tanks, artillery, and fighter aircraft than France or the UK, as well as a sizeable navy.Turkey is among the nine most militarily powerful states in the world with almost a hundred airports capable of supporting NATO air operations in nearby regions. And it storessome fifty U.S. B-61 nuclear weapons at Incirlik Air Force Base controlled by American personnel.

Turkey spans five volatile regions– the Balkans, the Black Sea, the Eastern Mediterranean, the Middle East, and the Caucasus – where Western interests are challenged by Russia and Iran. In particular, Turkey’s geographic location and strong military makes it the anchor of NATO’s southern flank against Russian revisionism.

In the Balkans, even though “neo-Ottomanism” has no future and Turkey is not a political model for any state aspiring to EU membership, Ankara is an important counterpart to Russia which manipulates pan-Slavdom and pan-Orthodoxy to expand its influence. Turkish forces have participated in NATO peacekeeping operations in Bosnia-Herzegovina and Kosova, Turkish companies have invested in the region, and cultural-religious links remain strong especially with the Bosniak population which views Ankara as a valuable ally against Serbian pressure.

The notion of a Turkish-Russian alliance because of the purchase of S-400 missiles is a clear exaggeration. The two powers have fought countless wars in the past regardless of periodic military, energy, or economic transactions and will continue to compete for political influence in all nearby regions, as evident during the recent war in the South Caucasus between Armenia and Azerbaijan.

Rebuilding relations with Turkey should be a U.S. priority because escalating conflicts will simply damage allied capabilities and encourage America’s adversaries. President Recep Tayyip Erdogan has already signaled that he wants to resolve differences with the incoming U.S. President who can also play a mediating role within NATO. Instead of disputing ownership over off-shore energy, Washington should devise a way for all countries in the region to benefit from gas discoveries that can decrease dependence on Russian gas and lessen Moscow’s role throughout South Eastern Europe.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është botuar në 21 qershor 2013 dhe është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

December 12, 2020 23:24
Komento

32 Komente

  1. Arben December 12, 14:17

    Perpara Sulltan

    Je shprese per popullin

    Tregoju vendin zullumqareve.

    Gjithe shqipetaret jane me ty

    Reply to this comment
    • ELIOT December 14, 18:06

      HA HA HA TURQIA TE NA JAPI ARME NE JO SERBIT POT RURQIT SI GJTHMONE ME HILE NA I KANE PASSE .. E DREDHIN E SERBIN NGA FRIKA E RUSIT DHE BEJEN SIKU NA DUAN .. DHE MOS HARRRRONI SE GJERMANIA AMERIKA I FURNIZOI ME ARME YE MEDHA PARA DISA VITEVE DHE TANI I KTHYEN KURRIZIN U BENE ME RUSINE … ER DOGANI E DREDH SI KURVAT .. DIKTATORI .. TE GJITHE TURQIT NE SHQIPERRI TE KEPUSIN QAFEN ….NE TURQI SE VETEM NA DEMTOJNE

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati December 12, 14:43

    Problemi eshte se President Biden eshte shume pro lobit grek te Amerikes, i cili eshte nje lob ultra nacionalist ,

    Megjithate, Sipas meje Amerika do bente mire qe te dergonte inxhinjeret e saj dhe be bashkepunim me turqit te studjonin softwaret e raketes S-400,
    ne menyre qe
    mbi bazen e ketyre te dhenave te permiresonin aftesite luftarake te avionit F-35,
    per ti shpetuar goditjes se kesaj rakete

    Pasi dihet se S-400 e rrezon avionin F-35, ndaj duhet perdorur ky rast qe Turqia zoteron keto raketa ,
    qe te kupohet parimi se si punojne keto lloj raketash.
    Dhe nderkaq ky te jete kushti per afrimin me Turqine.

    Nga ana tjeter, Erdogan tregohet naiv qe afrohet me Rusine,
    pasi dihet se Rusia e ka qellim strategjik daljen ne Mesdhe qe ne vitet 1780 , kur behej Lufta ne Krime, ndaj nuk mund t e jete kurre mike e Turqise ,
    Biles edhe tani, ne konfliktin e Turqise me Greqine, ruset menjehere moren anen e Greqise .

    Por qe duhet bere c’eshte e mundur qe Turqia te ngelet ne sferen e ndikimit Amerikan , per te miren e Aleances se Nato-s dhe per te miren e vet Truqise

    Reply to this comment
    • Piro December 12, 18:01

      E ke ngateruar me afro tridhjet vjet Luften e Krimese te Turqise dhe Anglise kunder Rusise, o Rajmond!

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati December 13, 05:56

        Anglia, dhe Franca erdhen ne Krime per te shpetuar Turqine,
        sepse Ruset e kishin vene peprara Turqine dhe po te kishin fituar edhe Krimene,
        ata do mberrinin ne Stamboll dhe atehe gjithe Deti mesdhe do ishte nen zoterim te Rusise

        Biles ne ate kohe gazetat ruse talleshin me forcat turke , duke dhene nje karikature ku nje ushtar rus kishte vendos bythen mbi dallluen e ushtarit turk, e ndersa qeshte
        nga poshte daulles dilte koka e turkut te shtypur nga daullja lol

        Por Britaniket e kuptuan ku donte te shkonte Rusia Cariste ,
        dhe i dolen perpara ne Krime , per ta ndalur hovin e ushtrise Ruse

        Por futja e ushtrise Britanike dhe Franceze e ndali Rusine aty ne Krime,
        sepse Rusia nuk ndalej dot nga Turqit

        Ne kete lufte doli ne pah epersia e ushtarit Britanik, qe ndalen ushtrine Ruse ,
        natyrisht te ndiigmuar edhe nga Francezet

        Reply to this comment
    • Arben December 13, 08:11

      Ca log grek i bythes, o aman.

      i ashtuquajturi lob grek, aktivizohet me urdher nga lart (cia) sa here qe Turqia fiton pavaresi, ne momente si keto, kur Sulltani po luan mire karten me Rusine, i fusin nje shpulle “lobit grek”, qe te mos u caj shume bythen.

      Reply to this comment
  3. Emigranti Athine December 12, 14:54

    Kur te perzen greqin nga B.E qe u ka 350 miliard borxh atehere do perzen dhe turqin nga N.A.T.O .

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi December 12, 16:11

    Te gjitha cfare thote Janoshi jane te verteta, vetem se ai ka harruar, se ato qe ai shkruan, i dine europianet dhe amerikanet shume me mire! E megjithate ftohja po pershkallezohet avash-avash, gje qe izolon me teper Turqine, gje qe demton me shume Turqine se sa Ameriken! (Padiskutim, lekundjet ne Turqi nuk jane pa pasoja ne Europe!) Ndaj, zgjidhja e problemit kurd shmang nje sere pasojash te paparashikueshme!

    Reply to this comment
  5. Erdogan December 12, 16:30

    Jo mor cifut,nuk eshte ashtu sic thua ty.
    Rusia manipulon Pansllavizmin dhe pan “Orthodhoksine”! Po Turqia me pretendimet e Saj ne Ballkan te Minareve dhe Xhamive?
    Jo vetem kaq,por ate qe i beri dhe i ben Greqise Evropa dhe amerikanet per pushtimin e Qipros,Smirna,Kostantinopolis,Agia Sofia ne Xhami,Pontios etj nje dite do ti vjelle.
    Historia dhe e Drejta nuk ka mundesi te mos triumfoje ndryshe dihen pasojat midis Barbareve.

    Reply to this comment
    • Dajti December 12, 18:03

      Bugajski nuk eshte cifut por katolik amerikan me origjine nga Polonia.
      Sa per te ditur.

      Reply to this comment
    • Αli ssllani December 12, 19:01

      Ο kuluf jepi tjetrit ate qe i takon .Turqit nuk jan vetem ushtar trima..jan diplomat te dores se par.
      Tregtaret me te mir ne rajon….na tregon Izmirin ishin greket qe futen hundet ne folen e grerzave te anadollit duke shkuar 60kilometra ne mos gaboj larg Ankaras.
      Qipro ishin prap greket qe bene grusht shteti kunder Makarios presidentit legjitim te qipros apo prifti i kuq sic e therrisnin ne Athin apo Washington..!!e pse sps nuk donte tiu bashkonte greqis.nderhyrjen ne qipro e beri Ioanidhi idiot vegla qorre e sekretarit te jashtem amerikan Kisinger.lexo intervisten e dhen nga Makarios ne 1972 te gazetares italiane Oriana Falaci..
      Kostandinopoli apo qyteti i kostandinit
      ne luftrat ballkanike sejmenet dhe yzmeqaret e ballkani u bashkuan per te mar Stambollin.grek ,bullgar dhe serbet perse nuk e moren e di eehe.Kostandinopoja ishte aty e pa mbrojtur vetem te merin majen e malit SHiatialdis ..smira e ketyre ishte se kujt i takonte Kostandinopoja si do e ndanin per tre por sejcili e donte te gjithe per vete Kostandinopojen.

      Reply to this comment
    • Miço Taqua December 13, 09:02

      Sa të filloi ti vijë për të vjellë Turqisë do ha marri në kthesë Graqira duke vjellë Kosturin,Konicën,Florinën,Gjervenenë,Janinën,Artën,Prevezën,Trikallën etj.

      Reply to this comment
  6. noldi December 12, 16:47

    Turqia eshte kethyer ne identitet.Ajo duhet te perfaqesoje interesat e veta dhe jo te behet ure per te kaluar te gjithe.

    Reply to this comment
    • Ali asllani December 12, 22:40

      Identiteti i Turqis eshte interesi…si e thonte Palmersoni qe Britania e madhe ka interesa te perhershme jo miq te perhershem..
      Bajraktari po ben kerdin ne lindjen e mesme..suksesi i arritur beri dhe Vucicin te te mari 200cop drone Byraktar.si perkthehet kjo per Kosoven dhe SHqiperin sa me shum bomba mbi kokat tona nqs nuk ka marveshje me serbine.

      Reply to this comment
      • ELIOT December 14, 18:16

        MORE ALI MORE TURQIT NA KANE BERE DEM GJTHMONE MORE NE PARCANE QE EDHE GJUHEN TONE SDONIN TA FLISNM ..NDERSA GREKET HE SERBIT JA LEJUAN TE FLISNN GJUHEN E VETE . PASHALLARET TURQ SHKONIN VETEM INTERESIN E TYRE JE NAIVE PAO BUDALLAH …

        Reply to this comment
  7. Kole Brana i Mokres December 12, 17:39

    TURQIA KA QENE DHE MBETET PERANDORI. KY ESHTE FAKT. CFARE DO E GJEJE TURQINE NGA SANKSIONET! ASGJE.

    Reply to this comment
    • ELIOT December 14, 19:22

      KOLE NTILIGENTI TURQIT IHSIN NENTE UJE DHE NJE KOS VETEM PE TE PLACKITUR DININ.. JETOJ NE FRANCE DHE SO AKOMA KA RRUGE TE BERE NGA ROMAKET NAG EMPIRI I MADH .. A DISA GJERA QE EDHE SOT INGINIERTA CUDITEN NGA MREKULLIA NGA ZGJUARSIA E INGINIERAVE TE ROMES … NDERA TUQIT ..EDHE NJE RRUGE TIRONE ELBASA SE BENE DOT SE ISHIN TYCA … E DINI JE SE RRUGEN E VJETER TIRONE ELBASAN E BONE ITALIANET KUR SULMUAN GREKUN NE L E 2 B .. NEPER MALE .. NDERSA NE FRANCE ANGLIE NE BOTE KA MREKULLIRA QE BENE ROMAKET NE SHEKUJ ET EMPIRIT TE MADH .. E KUPTONI APO TJU A BEN ME VIZATIME

      Reply to this comment
  8. Dajti December 12, 18:05

    Bugajski nuk eshte cifut por katolik amerikan me origjine nga Polonia.
    Sa per ta ditur.

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini December 12, 21:14

      Nuk eshte degjuar asnjehere qe nje katolik te quhet JANUZ. Ha,ha,ha.

      Reply to this comment
      • Dajti December 13, 13:12

        Po une kam jetuar ne Polonine katolike dhe Janusz eshte
        emri qe katoliket e Polonise perdorin per ate qe katoliket e Italise e quajne GIANNI, francezet – JEAN, katoliket gjermane JOHAN(ES) ose Hans, dhe katoliket e Spanjes dhe vendeve te Amerikes Latine e quajne JUAN (lexoje: Huan).

        Reply to this comment
      • Raimond vlonjati December 13, 19:57

        Polaket dhe ceket jane emra te tille

        Reply to this comment
  9. Mollosi December 12, 20:38

    Turqit jane te vetedijshem per rendesine gjeostrategjike qe kane, prandaj bejne keto lojera.
    Turqia do te luaje kete rol deri atehere kur ta veren se Amerika dhe Evropa kane filluar te ndryshojne qendrimin. Atehere turqit do t’i kthehen Perendimit, sepse edhe ata e dinë se Rusine kurre nuk mund ta bejne mike te vertete.

    Reply to this comment
  10. Aty December 12, 21:17

    Turqia los si me BE ashtu dhe me SHBA,bile u ben presin qe te plotesohen kerkesat e saj pasi kane interesa dhe ne te kundert humbasin shume.turqia nuk lejon rusin te dale ne mesdhe,turqia mba neper kampe rreth 6milione emigrante siriane qe po ti leshoje bejne gjemen ne EVROPEN KURVE.Vetem per emigrantet turqia i merr BE rreth 6 MILIARD EURO ne vit.Kurse per ameriken eshte baze e perhershme per lindjen e mesme me ane te saj u bene presion vendeve anti amerikane.E gjithe bota eshte interes,nem qe te te jap.Keshtu qe asgje nuk ndodh Turqia mbetet Turqi dhe nuk i rruhet cfare llap BE o ndonje i derguar i SHBA.Eshte ligji po eshte dhe maliqi.

    Reply to this comment
    • ELIOT December 14, 19:32

      AMERIKES AS SI PLAS ER TURQIT POR NUK DON RREMUJE NE BALLKAN NE EUROPE PRANDAJ E MABN MIRE I DHA ARME PER TU MBROJTUR KUNDE RUSIT DHE ER DOGAN U BE MIQ ME RUSET .. DHE SERBIT I JEP ARME PER TE VRARE SHQIPTARET … MERRENI ME MEND DHE EUROPA SI DON TURQIT SE JANE TE NUK BEHEN EUROPIANE RINE MIDIS TYR DHE ENDERROJNE AKOMA EMPIRIN AUTOMON QE KA PORDH ME KOHE .. DHE ER DOGANI ENDERRON … NJE DITE HONGRA NJE SANVICHE NE RESTO TURK DHE TURKU MA THA QE ARNAUTET JANE MIQTE TANE HA HA AH DHE E DONTE ER DOGANIN SE KUJTOJNE SE DO TE BEJE EMPIRIN E VDEKUR …QE EURROPA RUSIA AS NJE SE LEJON KA VDEK KJO KOHE ..MERCI

      Reply to this comment
  11. VATRA December 12, 22:43

    Azia dhe popujt e sajë do të dominojnë globin si kan dominua që
    Turqisë i doli ma mirë se BG RO që nuk u pranu në EU Azia do të jetë kontinenti i dominimit të botës

    Reply to this comment
  12. demo December 13, 02:52

    Jo me 30 vjet,por me 70 vjet e ka ngaterruar Luften e Krimese,o Piro.
    Shpresojme qe Administrata e Biden te kuptoje te verteten ne lidhje me Pretendimet Megalomane te Grqise ne Mesdhe.Eshte e papranueshme qe nje mizeri guresh qe dalin mbi uje,shume prane kontinentit Turk,te perfitoje shelfin kontinental te Turqise.Ata gure jane te izoluar dhe shtrirja detare qe perfitojne eshte 0.
    Kete po kierkon Turqia,njesoj si me guret Barketa dhe Othonoi,qe Greqia i ka vene si piramida kufiri perballe kontinentit shqiptar dhe marrin njesoj 12 milje detare perballe kontinentit.
    Kjo eshte e papranueshme,por Edi Rama eshte i shitur,frikacak.

    Reply to this comment
  13. Igor December 13, 08:29

    Turqija esht e mvarur nga Ruset por turqit nuk e kuptojne taktiken Ruse dhe Serbe ,ju jep nji femer me floke te bardha te japin Stambollin,pra koka e Turkut, e Shqiptarit dhe e Gomarit jane nji lloj.

    Reply to this comment
    • ELIOT December 14, 19:37

      SHQIPTAR TE NIK TA MERE PEDE . JE NJE MUT MUTI QE SE KE SHOKUN.. JE SUIS FIER JE SUIS ALBANAIS.. ILLIRIAN RRACE .JEVGU MERCI VIVA ALBANIA . VIVA ILLIRIA ..

      Reply to this comment
  14. XXXL December 13, 12:14

    Azia dhe aziatët do të jenë ata që do ta çojnë njerzimin në parajsë dhe jo si Europianët që u treguan se janë popuj genocidesh mjafton të shifen popujt ku këto kombe i pushtuan Anglia Holanda dhe Spanja Portugali kan çfarosë popullsitë e Amerikë Australi …Rusët deri sa ishin nën mongolët nuk u çfarosën kur ndodhi e kundërta këta çfarosën popujt çë nga Uralet e deri në Pacifik andaj Turqia pa fat që nuk u integru në EU por të drejtohet nga Azi Afikë dhe jo nga Europa e mplakur nga kapitali

    Reply to this comment
  15. Yxz December 13, 12:47

    Sa ishte perandoria otomane nuk u zhduken popujt e vegjel dhe grupet etnike si qe ndodhi pas renjes se saje dhe formimit te shteteve komberare.Ne greqi ne serbi ne maqedoni ne bullgari u zhduken etnite e vogla dhe gjuhet e tyre dhe u furmuan kombet njegjuhesore dhe njefetare.Keto shtete levruan dhe zhvilluan nje fryme antinjerezore,antihumane dhe anticivilizuese duke mbajtur qendrimin ose me ne ose qytetar i rendit te dyte dhe largohu nga ketu.

    Reply to this comment
  16. Alban Hamzai December 14, 19:43

    Lexova komentet dhe nje gje me cudit; si ka mundesi qe vendi ka gjithe keto koka te medha ,qe japin mend per gjithe boten ,qe jane politikane te shkelqyer ,qe jane historiane te shkelqyer ,qe jane…te shkelqyer dhe vendi ka mbetur ne bishtin e bishtit.Si ka mundesi qe kemi keta historian-komentues te shkelqyer dhe ne historine e vendit nuk dime cfare eshte bere ne 1997,ne Luften Dyte Boterore ,le pastaj para 1000 vjetesh. Dhe mu kujtua thenia e nje shqiptari te mencur :ne Shqiperi lindin vetem gjenerale e asnje ushtar.Te gjithe jane ne tribune dhe asnje poshte ne shesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim