Turqia kërcënon Francën: Jeni objektivi ynë…

March 31, 2018 12:45

Turqia kërcënon Francën: Jeni objektivi ynë…

Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), ka zemëruar Ankaranë.

Turqia është duke luftuar milicinë kurde në veri të Sirisë, pasi e konsideron pjesëtare të organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton për autonomi brenda territorit turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Franca ka marrë “pozicionim plotësisht të gabuar” lidhur me Sirinë dhe shtoi se ka shkëmbyer fjalë të ashpra me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar.

Zëvendes/kryeministri turk, Bekir Bozdag, tha se çdo grup që mbështet terroristët, kthehet në objektivin e Turqisë.

“Ata që fillojnë të bashkëpunojnë dhe solidarizohen me grupet terroriste kundër Turqisë, do të bëhen objektiv turk, njësoj si terroristët”, tha Bozdag në Twitter.

“Ne shpresojmë që Franca të mos marrë një hap të tillë të paarsyeshëm”, shtoi ai.

Sipas “Express.uk“, Turqia është duke u përgatitur për të “pastruar” Sirinë veriore nga militantët deri në kufirin irakian dhe gjithashtu Irakun, siç tha presidenti Tayyip Erdogan të premten, ndërsa vazhdon të zhvillojë fushatën e tij agresive për të goditur grupin kurd “terrorist” YPG.

Erdogan tha se kjo tregon se vendi i tij “lufton terroristët brenda dhe jashtë vendit”.

Ai shtoi se Turqia nuk ka ndërmend të dëmtojë ushtarët e vendeve aleate të pozicionuara në këtë rajon, por që nuk mund t’i lejojë militantët të lëvizin pa paguar.

Trupat amerikane janë pozicionuar së bashku me militantët kurdë YPG në Manbij të Sirisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kishte siguruar mbështetjen e tij YPG për të stabilizuar veriun e Sirisë.

o.j/dita

March 31, 2018 12:45
Komento

4 Komente

  1. nje ish myslyman March 31, 13:26

    Vetem me Francen mos e kruaj , o zagar teokrat , se Franca te ha te gjalle megjithe mustaqe . Ka mbi 100 mbushje berthamore , qe e bejne pluhur e hi tere boten e qelbur arabo-islamike, kurse ti ke bolet e Gylenit .

    Reply to this comment
  2. Arben March 31, 21:04

    Kush bashkepunon me terrorristet, merr

    trajtim si i tille.

    Perpara o Sulltan, je shprese per popullin

    Reply to this comment
    • Shqiptar April 1, 04:34

      Ti me kete nofken “Arben” vertet je kaq K.r apo thjesht shkruan dicka kunder!?

      Reply to this comment
      • Arben April 1, 08:58

        Ti di gje perse flitet ne kete artikull???!!!!

        ke gje njohuri per rolin e frances ne lindjen e mesme

        dhe afriken veriore????!!!!

        franca eshte shkaku i varferise se ketyre Vendeve

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*