Turqia: Krizë serioze besimi mes Ankarasë dhe Berlinit

July 20, 2017 18:29

Turqia: Krizë serioze besimi mes Ankarasë dhe Berlinit

Ministria e Jashtme e Turqisë e konsideron si “krizë serioze besimi” midis Berlinit dhe Ankarasë, duke e konsideruar qëndrimin e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel si “shembulli i fundit dhe i papranueshëm i qasjes së njëanshme e të shtrembëruar” kundër Turqisë.

“Kohët e fundit, ka pasur një krizë serioze besimi në marrëdhëniet tona me Gjermaninë, e cila është një mik dhe aleate dhe që kemi lidhje historike me të,” tha ministria në një deklaratë.

Ai tha se arsyeja kryesore pas krizës ishte “standardet e dyfishta” në qëndrimin e Gjermanisë ndaj Turqisë.

Lidhur me paralajmërimin e qeverisë gjermane ndaj qytetarëve të vet se nëse do të udhëtonin në Turqi mund të arrestoheshin, Ankaraja e quan atë “si një rregullore, synimi i të cilës ishte qëllimisht i shtrembëruar”.

Ministria e Jashtme turke shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të bëhen në bazë të normave dhe parimeve ndërkombëtare, jo me shantazhe dhe kërcënime, duke i kërkuar Gjermanisë të kuptojë pritjet e Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë dhe të vlerësojë interesat e përbashkëta me një vizion strategjik.

Duke folur për gazetarët, Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu tha gjithashtu se vendi nuk do të bënte asnjë kompromis në luftën kundër terrorizmit, duke shtuar se kërkesat e Gjermanisë nuk përputheshin me mirësjelljen diplomatike.

Çavuşoğlu gjithashtu akuzoi Gjermaninë për “përqafimin e terroristëve”.

July 20, 2017 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*