Turqia kundër SHBA: S’ka më status të negociatorit në Lindjen e Mesme

May 14, 2018 17:13

Turqia kundër SHBA: S’ka më status të negociatorit në Lindjen e Mesme

Zhvendosja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Avivi në Jeruzalem ka sjellë edhe reagimin e Turqisë.

Presidenti Erdogan thotë se ky vendim i heq Uashingtonit statusin e negociatorit në Lindjen e Mesme.

“Shtetet e Bashkuara e humbën statusin e tyre si negociatorë potencialë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme me zhvendosjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem. Ndjej keqardhje për këtë vendim dhe duket se po jetojmë në periudhat e errëta para Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Erdogan.

Ai i përcolli komentet e tij nga Londra, ku ndodhet për një vizitë zyrtare tre ditore.

Erdogan nuk ka qenë i vetmi që ka reaguar. Në Ankara ka komentuar Kryeministri Bekir Bozdag, i cili u shfaq më i ashpër në qëndrim se Erdogan.

“SHBA ndan po aq përgjegjësi sa Izraeli në masakrën e civilëve në kufirin e Gazas, ku kanë mbetur të paktën 40 të vrarë nga zjarri izraelit”, deklaroi ai në Twitter.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu thotë përmes një komunikate të shpërndarë për mediat se dënimi i kësaj masakre nuk mjafton, ndërsa zhvendosjen e Ambasadës e konsideron si një veprim që bie ndesh me ligjet ndërkombëtare dhe rezolutën e  dhjetorit të miratuar në OKB.

Pamje e shkëputur nga protesta e zhvilluar ditën e hënë në Jeruzalem.

s.a/dita

May 14, 2018 17:13
Komento

4 Komente

  1. nuk kam faj une May 14, 19:32

    Ju i thoni Amerikes: qello dhe nje here pa te shohesh. Ashtu beri ne Irak, ne Libi, ne Tunizi, ne Egjypt, ne Siri, kane ka dhjetra vjet ne Afganistan etj etj etj dhe vazhdon e do te vazhdoje forca me e madhe ku kane shpresen popujt per liri e demokraci. Besoj se eshte shembulli me i ulet i demokracise e megjithate: qello dhe nje here pa te shohesh e ajo vazhdon jo vetem te qelloje , por dhe te tallet.

    Reply to this comment
  2. Dielli mbi Korab May 14, 20:04

    Ka ardh koha qe bota e civilizuar te bashkohet dhe ti thot STOP Luftrave qe ben Amerika gjoja ne emer te demokracise por e verteta eshte krejt ndryshe.
    Amerika ka ber GENOCID ne IRAK-AFGANISTAN SIRI dhe LIBI.
    Keto jane krime njeso si te HITLERIT

    Reply to this comment
  3. Amerikani May 14, 21:11

    Me ardhjen e Trump, Amerika nuk duket te jete me garantuesja e lirive dhe te drejtave te njeriut ne bote. Amerika nuk duhet te jete e forte per vete por forca e saj duhet te jete garancia e paqes per gjithe boten. Me Trump bota nuk eshte me e sigurt.

    Reply to this comment
  4. Kapedani May 14, 22:00

    Erdogani ha mut kot cs kujto se amerika eshte kosova dhe shqiperia qe tall bythen Ky eshte megalloman jeton akoma me endrren e pereandoris osmane akoma nuk e kupton qe Europa dhe amerika nuk e duan vazhdo bo lligjin ne kosove dhe ne albanistan derisa ta bojne dhe ty si gadafit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*