Turqia notë proteste Vatikanit pas komenteve të Papa Françeskut

April 12, 2015 18:49

Turqia notë proteste Vatikanit pas komenteve të Papa Françeskut

Turqia ka reaguar menjëherë pas komenteve të Papa Françeskut, duke thirrur përfaqësuesin e Vatikanit për t’i dorëzuar një notë proteste.

Papa Françesku përdori termin “genocid” për të përshkruar vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore të 100 viteve më parë, gjatë një shërbese të mbajtur në kishën e Vatikanit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se ka thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Vatikan.

Armenia dhe shumë historianë pretendojnë se rreth 1,5 milionë njerëz janë vrarë sistematikisht nga forcat osmane në vitin 1915. Ndërsa Turqia e ka mohuar vazhdimisht që ato vrasje të konsiderohen genocid.

Ndërkohë, Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan e përshëndeti komentin e Papa Françeskut, duke e cilësuar si një mesazh të fuqishëm për komunitetin ndërkombëtar.

April 12, 2015 18:49
Komento

3 Komente

  1. Popull April 13, 00:58

    TURQIA nuk mund te mohoje bemat e saj. Luftrat e saj. Turqia duhet te kerkoje falje publike, te paguaj Demet dhe te mbylli sqepin

    Reply to this comment
  2. LEKA I MADH... April 13, 08:24

    …Mos pranimi i fajeve dhe krimeve, eshte premise per perseritjen tragjedive te reja…Ka qene qellimi final i perandorise osmane, ne zbatim te “shkrimeve te shenjta”, kthimi ne islam i popujve te pushtuar, ose zhdukja e tyre…Nuk eshte asgje genocidi Armen, para genocidit zhdukes 500-vjeçar, qe turqit otomane ndoqen ndaj kombit shqiptar…Mjafton te kujtojme nje ferman te sulltan Mehmetit, qe urdheronte…” Meshkujt e rritur te tredheshin dhe te merren nen arme, te vegjelve t’ju pritej koka, dhe per femrat, fati ishte me i rende, duke i kthyer ato ne “ushqim” seksi per haremet dhe ushtrine”…Kaq i thelle ka qene ky genocid, sa qe shkuam ne kufinjte e humbjes se identitetit..ADN-ja, na u deformua, sa qe shume shqiptare ngjajne me mongole.U ndalua gjuha ,feja dhe çdo gje qe kishte te bente me zakonet shqiptare…Kaq i dukshem eshte edhe sot ky genocid, sa qe shqiptaret jashte kufinjve ,te deportuar me dhune, identifikohen si turq, shume shqiptare brenda kufinjve hedhin balte mbi Skenderbeun dhe se fundi shume te tjere i jane bashkuar fizikisht o shpirterisht, isis,..Disa te tjere kane hedhur idene antikombetare, sikur ne jemi te ardhur ne ketu troje.Politika shqiptare duhet t’i kerkoje llogari Turqise, dhe t’a shpalle boterisht pushtimin turk si genocidin dhe fatkeqesine me te madhe historike dhe kombetare, dhe sa me pare qe t’a bejme kete ,brezat e ardhshem do te ndihen krenare per identitetin e tyre, dhe aq me shpejt do te zeme vendin e merituar nder kombet e Europes dhe botes..

    Reply to this comment
  3. Arben April 13, 09:07

    KAM PERSHTYPJEN SE ARMENET U “HODHEN NE SULM” KUNDER PERANDORISE, KUR E PANE SE KESAJ PO I DRIDHESHIN KEMBET, DUKE HEDHUR POSHTE BASHKEJETESEN 500 VJECARE NEN KETE PERANDORI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*