Turqia paralajmëron Evropën kundër “grackës së fashizmit”

March 20, 2017 22:21

Turqia paralajmëron Evropën kundër “grackës së fashizmit”

Qeveria turke paralajmëroi sot Evropën kundër “grackës së fashizmit” duke mbështetur përdorimin e këtij termi dhe atë të nazizmit në krizën diplomatike me disa vende evropiane.

“Ne do të dëgjojmë zhurmën e çizmeve të nazizmit dhe fashizmit. Duhet të merren masa kundër kësaj (..) u themi vendeve evropiane që të mos bien në grackën e fashizmit”, deklaroi zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus në një konferencë shtypi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe disa zyrtarë turq kanë krahasuar disa herë këto javët e fundit me metodat “naziste” dhe “fashiste” refuzimin e disa vendeve në Evropë, veçanërisht Gjermaninë dhe Holandën, për autorizimin e disa ministrave turq për të marrë pjesë në mitingjet e zhvilluara në vendet e tyre për po-në në referendumin e 16 prillit për riforcimin e pushteteve të presidentit.



March 20, 2017 22:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*