Turqia: Të përmirësojmë marrëdhëniet me Sirinë

July 13, 2016 13:02

Turqia: Të përmirësojmë marrëdhëniet me Sirinë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka bërë të ditur gjatë kësaj të mërkure se, vendi i tij do të synojë t’i zhvillojë për mirë marrëdhëniet me Sirinë, duke e argumentuar këtë me faktin se Turqia e ka të nevojshme të forcojë marrëdhëniet diplomatike në rajon.

Fjalimi i tij televiziv duket se përbën edhe një kthesë 180 gradë të qasjes së qeverisë turke, kjo për shkak se marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Sirisë kanë ardhur duke u përkeqësuar, që prej nisjes së konfliktit civil sirian në vitin 2011.

Turqia e ka bërë të qartë prej një kohe të gjatë se, e vetmja zgjidhje për arritjen e paqes rajonale do të ishte largimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad, diçka që ky i fundit e refuzon prej kohësh, madje gëzon edhe mbështetjen e aleatit më të madh, Rusisë, në këtë aspekt.

Yildirim tha se stabiliteti në Siri dhe Irak do të ishin jetike për suksesin e përpjekjeve ndërkombëtare antiterrorizëm.

Lajmi i bujshëm vjen në një kohë destabiliteti të madh politik në vend, thotë një korrespondent i BBC-së në Stamboll. Ndërkohë, që prej vitit të kaluar Turqia është goditur nga një valë bombash dhe shpërthimesh kamikaze, të marra përsipër nga militantët kurdë por edhe nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

July 13, 2016 13:02
Komento

4 Komente

  1. Arben July 13, 15:53

    SA ME SHPEJT AQ ME MIRE.

    DUHET TE MARRE FUND URGJENTISHT LUFTA NE SIRI.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 14, 15:51

      ore
      erdogani akbar,dhe ti si këta beqirët e turqisë qënke??
      e dredh sa herë që ndrron drejtim era??
      eh palaço të qelbur!!
      erdogani tënd i fryu këta të ISISit dhe tashti do tju shkërdhejë nënat!!
      ec e ki besim tek turku i ndyrë!!këta vetëm besën nuk e njohin!!gjithnjë thikë pas shpine!
      po të mos ishin kurdët këta,turqit,do të ishin bërë lesh në në L1B,sot po i vrasin kurdët si të ishin armiqt më të mëdhenj të turqisë!!he rracë e ndyrë.
      çfar pret nga njerëz që martohen me vajzën e hallës, me kushërirën e parë!?
      sbesoj se e kam gabim o turku i qelbur??

      Reply to this comment
  2. Mollosi July 13, 16:17

    Tani eshte teper vone…

    Reply to this comment
  3. Qarri i zigurit July 13, 22:12

    Te vret naten. Te qan diten

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*