Tusk: Historia e Ballkanit, më dramatike se seriali “Game of Thrones”

January 12, 2018 13:51

Tusk: Historia e Ballkanit, më dramatike se seriali “Game of Thrones”

 

“Historia e Ballkanit është shumë më dramatike dhe interesante se skenari i Game of Thrones, edhe pse nuk ka dragonj.”

Është ky paralelizmi që bën presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk mes situatës në të cilën ndodhet rajoni dhe serialit të famshëm televiziv.

Nga ceremonia hapëse e Presidencës Bullgare të Bashkimit Europian, Tusk foli në gjuhën vendase, teksa kërkoi që e tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jetë më pak dramatike.

“Qëndrueshmëria, siguria, mbarësia – kjo është ajo që meritojnë të gjithë popujt e rajonit. Dhe qëllimi i BE-së është realizimi i këtij skenari”, u shpreh Presidenti i Këshillit.

Tusk përgëzoi suksesin europian që shënon marrja e presidencës BE-së për Bullgarinë, një arritje historike që sipas tij i takon popullit.

Presidenti i Këshillit Europian vlerësoi pozitivisht prioritetin që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të marrë nën presidencën bullgare, që ka detyrën e vështirë të ripërtëritjes së perspektivës europiane për rajonin.

Përmes presidencës bullgare, pritshmëritë janë që Sofja zyrtare të rinxisë bisedimet e Serbisë dhe Malit të Zi për anëtarësim, si dhe t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë një ndihmë për t’iu afruar negociatave për anëtarësimin e mundshëm në familjen europiane.

January 12, 2018 13:51
Komento

2 Komente

  1. hEU bre !!! January 12, 14:22

    polaku Pe-se shpalos karakterin Epik
    te drames se sotme qe kalon gjithe Bota jo vetem Ballkani , nderkoh qe nuk sheh Dragonjt,
    te cileve ai ,
    ne nji far menyre si tellall/lolo ne oborrin e tyre perfaqson !

    Bullgari President ,qe e filloj karieren e tij si nji badyguard .

    Reply to this comment
  2. Lili January 12, 16:25

    qysh nuk ka dragon? ka edhe mire bile, ata jeni ju vete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*