Tusk i shqetësuar: E ardhmja europiane e Polonisë e pasigurtë

August 4, 2017 09:24

Tusk i shqetësuar: E ardhmja europiane e Polonisë e pasigurtë

 

“E ardhmja europiane e Polonisë nuk është e sigurt” kështu u shpreh  Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Deklaratat e zyrtari të lartë europian  vijnë në mesin e konflikteve mes Bashkimit Evropian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, pas tentimeve të kësaj të fundit për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Qeveria polake i ka hedhur poshtë kritikat e BE-së, dhe ka refuzuar që t’i përmbahet një ligji të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndaluar prerjen e pyjeve.

“Këto deklarata duhet se janë fillimi i shenjave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Evropian. Frikësohem se jemi shumë afër këtij momenti”, u ka thënë Tusk gazetarëve.

Tusk i ka bërë këto komente pasi është pyetur për tetë orë nga prokurorët e Varshavës, të cilët janë duke hetur rastin e rrëzimit të aeroplanit më 2010, në Smolenks të Rusisë. Në këtë ngjarje ka vdekur ish presidenti i Polonisë, Lech Kaczyński dhe 95 persona të tjerë.

Lideri i partisë, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaë Kaczynski, e ka akuzuar Tusk, që atë kohë ka qenë kryeministër i vendit, si përgjegjës për rrëzimine aeroplanit në të cilin ka vdekur vëllai i tij binjak, presidenti, Lech Kaczynski.

Sipas tij, rrëzimi i aeroplanit nuk ka qenë aksidenti dhe ka akuzuar Tusk për “përgjegjësi morale” për vdekjen e vëllait të tij.

August 4, 2017 09:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*