Tv Klan sulmon Bashën: Po i bën gropën vetes!

June 3, 2016 17:13

Tv Klan sulmon Bashën: Po i bën gropën vetes!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmë në një intervistë te “Ora News”, ka kërkuar falje për reklamat televizive që qeveria Berisha ka transmetuar gjatë qeverisjes së saj.

Basha tha se ishte bërë gabim që iu dhanë reklamat Klanit të Aleksandër Frangajt duke mohuar kështu thyerjen mes tyre, që ishte kuptuar prej kohësh.

Tv Klan shkruan se “Basha i ka bërë gropën vetes me këtë gjë, duke legjitimuar padinë e ministrit Tahiri ndaj tij”.

Ja çfarë shkruan Tv Klan sot:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmë në një intervistë te “Ora Neës”, ka kërkuar falje për reklamat televizive që qeveria Berisha ka transmetuar gjatë qeverisjes së saj.

Është hera e parë që Basha i kërkon falje shqiptarëve për elementë të qeverisjes së zotit Berisha dhe e ka nisur pikërisht me reklamat.

Të njëjtën gjë bëri edhe Edi Rama, i cili e nisi qeverisjen duke paditur në Prokurori Lulzim Bashën, për reklamat sensibilizuese që Basha, si Ministër i Brendshëm, bëri për lëvizjen e lirë, pas heqjes së vizave për Shqipërinë.

Nuk u kuptua qartë nëse Basha kërkoi falje për reklamat e qeverisë Berisha, apo për reklamat e tij si Ministër i Brendshëm.

Por, ai u dha të drejtë mbrëmë sulmeve të shumta të ish – opozitës, që pati kritikuar fort qeverinë Berisha, se nëpërmjet reklamave televizive, Berisha fitoi zgjedhjet e vitit 2009.

Me ndjesën që kërkoi dhe duke pranuar publikisht se është bërë një gabim me reklamat, Lulzim Basha legjitimoi dhe padinë e bërë në Prokurori kundër tij, nga Ministri i Brendshëm, Saimir tahiri, padi e cila u rrëzua nga organi i akuzës, por që me qëndrimin e ri të Bashës, mund t’i rihapë hetimet.

June 3, 2016 17:13
Komento

1 Koment

  1. demo June 4, 12:16

    Ti mer katunar Lezhe,je qingji dobic,qe pi gjithe tufen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin