RRËFIMI / Timo Luto: 14 shtatori në TVSH dhe “shoqja Miti” që vinte në dhomën e montazhit nga zyra e Berishës

September 13, 2015 17:03

RRËFIMI / Timo Luto: 14 shtatori në TVSH dhe “shoqja Miti” që vinte në dhomën e montazhit nga zyra e Berishës

Gazetari veteran i RTSH-së, Timo Luto në një intervistë për ‘DITA’ në muajin maj rrëfeu edhe si është keqpërdorur politikisht Radiotelevizioni publik dhe çfarë ndodhi me të në 14 shtatorin e 1998-s gjatë asaj që duhej të ishte dita e varrimit të Azem Hajdarit.

Ai thote se stafi i Berishes vinte mbikqyrte deri edhe montimin e lajmeve qe kishin te benin me kronikat e ish-Presidentit.

“Zëdhënësja e Presidencës, Aida Shehu futej vetë në studion e montazhit për të montuar kronikën apo specialen që do të transmetohej. Kështu kishte ndodhur gjatë sistemit të mëparshëm, kur pas ndonjë veprimtarie të Enver Hoxhës, vizitë apo takimi, vinte nga Komiteti Qendror shoku Miti Tona për të ndjekur drejtpërdrejt procesin e përgatitjes për transmetim të kronikës informative apo emisionit special. Vendin e shokut Miti e kishte zënë zonja Aida. Nëse zonja Aida kishte ardhur pak më herët se ç’duhej, ajo pritej në zyrë nga drejtori, herë nga Qemali (Sakajeva) e herë nga Artjani (Tepelena) i redaksisë së informacionit. Sa e shihnim nëpër korridoret e televizionit pëshpëritej ndër punonjësit: “Paska ardhur shoqja Miti”…”

Për grushtin e shtetit në 14 shtator 1998, Luto tregon:

“…Isha ulur dhe po shkruaja në një makinë shkrimi tekstin e një kronike. Nga jashtë filloi të vinte një zhurmë e mbytur, si uturimë, që sa vinte e rritej. Më pas u dëgjuan krisma armësh. Të gjithë sa ishim në redaksi u ngjitëm në katin e sipërm, nga mund të shihnim më mirë. Një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa të ngrihej lart mbi ndërtesën e Kryeministrisë. Dikush tha se ishte kortezhi me arkivolin me trupin e Azem Hajdarit. U ktheva në zyrë, ku më gjeti ime shoqe, Vjosa.

– Çohu,- më tha.- Ç’më shkruan! Këtu po bëhet hataja. Kanë hyrë në godinën e Radios njerëz të armatosur. Hajde të ikim.

– Ik ti,- i thashë,- se unë vij më pas. Zbrit dhe merr rrugën nga universiteti.

Iku. Sapo ajo doli nga zyra, dola në dritare për ta parë. E pashë teksa u fut në rrugën midis Pallatit të Kongreseve dhe stadiumit. Vendosa të zbrisja për të parë. Pasi kisha zbritur katin e dytë, i ndala hapat. Ajo që pashë ishte e pabesueshme. Holli ishte mbushur me njerëz të armatosur e me fytyra të egra, që nuk prisnin gjë veç një urdhri për t’u ngjitur lart. Ai që komandonte ishte roja personale i Berishës, tepër i njohur në publik. Për fat të mirë nuk më panë dhe u ngjita menjëherë lart.

– Duhet të ikim,- u thashë kolegëve që po qëndronin të shqetësuar në korridorin e zyrave. Dikush kundërshtoi e tha se nuk kishim pse të iknim. – Ata nuk kanë punë me ne,- më thanë. – Kanë apo s’kanë, hajde gjeje,- u thashë.- Unë po iki se ata që nuk kanë punë me ju, mua nuk më kanë shumë qejf,- dhe u largova.

Kalova urën që bashkon godinën e Radios me atë të Televizionit dhe ndoqa korridorin ku janë studiot, për të zbritur nga pas në katin e parë dhe pastaj në oborrin e pasmë. Para se të zbrisja, ktheva kokën e vështrova korridoret e brendshme të Radios, ku ecte në krye të një grupi të armatosur ish-nëndrejtoresha e RTV-së, militantja e zjarrtë Antoneta Malja.

Dera në oborrin e pasmë ishte e hapur dhe para meje e kaloi atë një nga policët roje të RTV-së, krejtësisht i çarmatosur. Dola pa problem në Rrugën e Elbasanit dhe, duke kaluar nga pas stadiumit, mbërrita në shtëpi. Sa shkova në shtëpi, u ula para TV.

Transmetohej drejtpërdrejt nga Shijak TV. Reis Çiço, i larguar një vit më parë nga Televizioni shtetëror, komentonte me pasion pamjet që shfaqeshin në ekran. Nuk vonoi dhe në ekran u shfaqën persona të dalë nga turma. Ekrem Spahia, kryetar i Partisë së Legalitetit, deklaroi në Televizionin shtetëror diçka që nuk merrej vesh, thirrje për qetësi apo triumf fitoreje.

Pasdite e tërë ajo turmë e hutuar e pa komandë u zhduk papritur. Godina e Televizionit u zbraz nga të ardhurit. Aty në hollin e katit të dytë mbeti dreka e sjellë në nderim të të ndjerit, që u kthye në një ditë marrëzie dhe poshtërimi për të. Arkivoli me trupin e Azem Hajdarit u braktis nga turma duke u përcjellë në varreza nga pak njerëz, familjarë e të afërm, të tjerët u sulën dyqaneve që gjetën hapur në bulevard dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit…”

 

September 13, 2015 17:03
Komento

26 Komente

  1. beni May 19, 15:02

    Mos denimi i pucistve simbas ligjshmerise te nje shteti krijoi nje anarshi mosbesim e kaotik per te thene se ky komb i formuar tashme nuk ekziston?
    Berisha,bukoshi spahia,pollo e shum e shum kosovare qe moren pjes ne ket puc duke re,mbyer institucionet e shtetit me ane te dhunes e manipulimit te vdekjes se hajdarit te organizuar nga kta vete,duheshin denuar mes ligjeve e denimeve teper te renda e jo gjoja se nuk kerkonin te shkatronin gjoja kombin kur kte komb kta e kishin shurritur e permjere 100 here per tu vene epitetin me te keq ate te shkerdhatave te pushtetit dhe ekstremi nacionalist orjental me qellim e nje shteti islamik te bukoshit e berishes te insinuar nga amerikanet!

    Reply to this comment
  2. Arben May 19, 15:06

    RROFTE ZAN CAUSHI.

    SHOKU I SKENDER GJINUSHIT.

    Reply to this comment
    • elio September 13, 20:03

      Poshte qelbesirat maloke qe dhunuan e vrane njerez per hater te nje psikopati…
      dhe ishin shkaktaret e bandave krimineve kudo ne shqiperi…

      Reply to this comment
  3. wickedgame May 19, 15:29

    Reis Cicon qeveria e Rilindjes e ka me sy te mire ,te shoqen Teuten e ka vendosur shefe pavioni,ec aty lsi .

    Reply to this comment
    • nasi May 19, 16:17

      Rilindja nuk merret me gjona tvogla si pastrimi i institucioneve nga kamikazet e Sales, pastrimi i drejtesise nga veglat qorre te familjes Berisha ose shkarkimin e kryeprokurorit Llalla qe nuk ka cuar nje dosje per qeverine e Sales ne gjykate, se Rilindja osht shkence qe ti e un nuk e kuptojme dot.

      Reply to this comment
  4. sadik malaj May 19, 16:37

    QEVERITE E MBAS VITIT 90 JANE QEVERI TE VAZHDIMSISE VETEM ME NJI NDRYSHIM. TANI VJEDHJA ,KORRUPSIONI DHE SEKSI DOMINOJNE JETEN DHE VEPRIMTARINE E PUSHTETARVE TE GJITHA NIVELEVE.

    Reply to this comment
  5. skifteri May 19, 17:22

    Detyra me emergjente eshte pastrami I R.T.V.SH,nxjerrja para pergjegjesise penale te gjithe ata qe pushtuan televizionin ,prova ka sa te duash por eshte vetem vullneti I prokurorise dhe z.LLalla .

    Reply to this comment
  6. PUNE TE MBAR . May 19, 18:13

    Rilindja duhet te pastroje sa me shpejt TVSH nga Ekremistat qe nuk duhet besuar as koteci i pulave e jo me televizjoni publik .

    Reply to this comment
  7. Pipi May 19, 18:18

    Aida Shehu, zedhenesja e Saliut, qendronte ne zyrat e Qemal Sakajeves dhe Artjan Tepelenes? Qenkan kenaqur te dy keta zyrtare… Hyyyp… Xhixhi… Tregoi te gjitha sic kane ndodhur, o Timo Luto. E morre persiper t’i shkruash keto ngjarje? Hajde, pra, mos ngurro…

    Reply to this comment
    • Kuakuarakua për Elpiniqi-n May 19, 23:39

      Si nuk ke dalë sot moj Elpiniqi? Dil tu bëfsha dil. Dil përqafo Reizin, Aidën e Tritanit, Antoneta Maljan (antonetën ose gocën e tezes së Gramoz Ruçit), pollo pollaqin,artjan legen tepelenën e të tjerë. I ke miq moj miq. Janë si ty eksiq. Nga mendja e kam fjalën.

      Reply to this comment
  8. Bureto May 19, 18:30

    A de te rihapet ndonje here dosja e zeze e 14 shtatorit 1998? pa ndodhur kjo askush nuk duhette menbdoje se Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe ligjor. “Grusht Shteti”, pavaresisht alibive, vetem ne Shqiperi tolerohet. Mendoj se kete fat na e ka siguruar faktori nderkombetar, qe ka si moto, stabilitet ne vend te demokracise.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi May 19, 23:29

    Timo Lutaj shkruan ëmbël dhe flet ëmbël e ngrohtë si gazetar. Nuk e njoh nga afër por mund të them se kur e dëgjoja e vëreja paanësinë dhe ngrohtësinë e tij të komunikimit. Në ato ngjarje të cilat i mbaj mend pikë për pikë sic i tregon Timo-ja mund të them se vetëm Timoja mund të dëgjohej, të tjerët ishin lidhur ngushtë me pushtuesin e mjetit më të madh të komunikimit publik sali hajvan berishën! Më pëlqen kjo pjesë e librit të Timos sidomos sepse iu vendos emrin përgjegjësve të katastrofës televizive tê asaj kohe. I nxjer lakuriq siç kanë qënë! Por një gjë mendoj në këto çaste nga këto kujtime të Timos? Ec e mos i var mu në mes të sheshit Skënderbej ca monstra politike dhe televizive të asaj kohe? Madje edhe varjen e kanë pak! Mirpo kush ta bëjë? Ikën kriminelët por erdhën njerëzit pa bythë! Kjo është e keqja jonë e madhe? Ne e lëmë të pandëshkuar krimin dhe ai vazhdon të pjellë e të pjellë monstra të tjera pambarim! A mund të ketë Rilindje mbi tokën e mbushur me monstra ? A mund të ketë Rilindje me Pollo televizivë, me Reis Çiço e me shejtanë që moralin kombëtar e përdhosën në emër të interesave të vockla,të ca farave që iu hodhen si minjve? Nuk besoj! Rilindje nuk mund të ketë pa shkulur nga rrënjët të gjitha speciet e nënspeciet e tyre? Nuk mbin gruri në tokë të helmuar dhe të mbushur me gjallesa helmprodhuese! Shkrim tronditës për të vërtetat e hidhura të asaj kohe që nuk mund të fshihet nga kujtesa! Sepse ishte kohë kur hordhitë e minjve e infektuan shumë keq tokën e bekuar të shqiptarëve dhe që për fatin tonë të trishtë akoma gjallojnë e na bëjnë moral! Nderime Timo, Nderime Xhevdet Shehu për shërbimin që i bëni memories për çështje që as duhet harruar, as duhen lënë pa ndëshkim!

    Reply to this comment
  10. Shahisti Klasik May 19, 23:32

    Kur Timoshenko Sovjetiku leshoi pordhen e trete, Çelua ra me te vertete…..

    Reply to this comment
    • Bardhyl Pollaqi May 19, 23:45

      Je miku im Shahist. Je një cikë koqe gamori por klasik i modh. I hap komët si Aida. Jo e Verdit por e Tritonit. Ene ky gamor klasik o. Thuthuq klasik e me presh n’sum. Po tina a ke presh klasiko?

      Reply to this comment
  11. aqo May 20, 07:46

    Qe te kete Rilindje duhet me doemos te behet permbysja,por me keta lloje tipash qe reklamojne me force se ne po e rilindim Shqiperine kam frike se ne jo e jo,por as 7 vjecaret e sotem nuk kane per t’a pare rilindjen e vertete.Qofsha I gabuar.

    Reply to this comment
  12. Mëno May 20, 11:48

    Askush deri me sot nuyk ka shkruar apo folur hapur per grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998. Te gjithe, perfshi eshe z. T. Luto nuk flasin per te verteten. Ai ishte nje Grushte shteti i organizuar nga Berisha, Bukoshi dhe 150 forca te UDBs serbe qe u sterviten ne Vaun e Dejes, por me dijenin edhe te kryeministrit Fatos nano. Veprimet u ndalen mbasi u pushtua Kryeministria dhe Radjotelevizioni me urdher te Z. Berisha, mbasi ky u detyrya nga nderkombetaret dhe ambasadori i BE dhe ai Amerikan. Vrasja e deputetit Hajdari ishte vetem nje pretekes, nje alibi e sajuar trashe. Ne rast se do kerkohet ndonjehere e verteta, duhet qe Z. Nano dhe Z. Berisha te deshmojne para prokuroreve. Por sigurishte jo perpara ketyre prokuroreve te sotem qe perpiqen te bejne shou me tragjedit qe ndodhin ndermjet nesh. Le te shptesojme qe reforma ne drejtesi, te spastroi SHOUMENET e tipit LLalla, e ti hap rruge edhe ketij krimi te shemtuar te bere nga dy usheheqesit kryesor te kohes.

    Reply to this comment
  13. Veziri May 20, 12:48

    Nje njeri i shtrenjte e i paharuar me ka thene dikur:SA TE LEHI BALUA NE KETE SOKAK, ERA MUT DO BJERE GJITHMONE KY PRAG!(Mos te keqkuptohet ndonjeri ,se nuk ka lidhje me faljen e kilometrave detare “miqeve” nepermjet Greqise ).

    Reply to this comment
  14. Mira August 5, 16:54

    Po Timua pse nuk thote qe ka ngrene ne dy qeverite ne ate te Pd me kunaten ambasadore 6 vjet ne Gjeneve.por sidomos te PS me vellain deputet Pirro Lutaj dhe burrin e vajzes Gazhelin e pastrimit te parave.

    Reply to this comment
  15. Sal Speci September 13, 17:13

    Thone qe Saliu ka pas nje maredhenie intime me te shoqen e Tritanit, si duket ka qene ne fund te jetes seksuale i ziu.Tritanit i dha preshin ,Aides specin( thone se e ka te vogel Saliu) hahahaha,Tos nanos i dhane Asfaline.hahahaha

    Reply to this comment
  16. katarakti September 13, 17:45

    Une nuk pres drejtesi. Rama eshte shume i madh per tu marre me te tilla vogelsira! A nuk ka deklaruar ai vete se nuk ka ardhur ne pushtet per te hequar ata qe ka vene Saliu?! Dielli i mire duket qe ne mengjez, – thote populli. Dhe ky diell tregon se rrushte nuk do te piqen ne gusht. Fatos Nano deklaroi me 1997-ten me fodullekun prej kokeboshi qe e karakterizonte se “nuk kishte nevoje per militantet”. Dhe dihet si perfundoi. Te njejten gje po ben edhe ky kaushi i gjate. Edhe ky do perfundoje si Nano me duket. Se asgje nuk po ben nga drejtor e siper. Por iu eshte versulur me kamxhik hallezinjve. Asnje zyrtar te afte dhe me personalitet nuk shoh prane tij. perveç disa sahanelepiresve dhe rilindasve qumeshtore pa dinjitet dhe aftesi. Edhe nje si Artan Didi, profesionist i afte, e hoqi nga frika e opozites.

    Reply to this comment
  17. timo September 13, 18:13

    nard ndoka dhe qimo

    Reply to this comment
  18. SuloKapedani September 13, 19:30

    Edhe sot e kesaj dite ka plot shoqe miti dhe mituq qe e kane akoma ate huq.Po kur na dalin disa shahist klasik qe mbrojne levizjet kriminale sikur te ishin lrvizje shahu.Por jo more derdimen se luajke shume keq nga trute.Te besh shaka nuk behet hata meqe luan na thuaj kur e ke mrena nga te del fena mor shahist pordhac.Mjafton me kaq ,me teper helmon vehten tende shahist.Karpovi dhe kasparovi nuk merreshin me politike.

    Reply to this comment
  19. i ri September 13, 19:37

    Nje nga “veprat ” madheshtore te kryezuzar ,Berishes,me hordhine e “trimave” te ardhura deri nga malesia e Tropojes,,,,,kjo ishte perdhosja e 14 shtatorit,,,,!

    Reply to this comment
  20. Toleranti September 13, 20:41

    Nuk behet shtet me Salen e Fatosin. Keta na la peshqesh Ramizi per te zbatuar Katovicen o popull. Kush u pasurua keto 25 vjet? Te gjithe ishat ose bijte e tyre.

    Reply to this comment
  21. S.p. September 13, 21:40

    Kryebanditi i14 shtatorit eshte Sali Berisha, me falangat e tij kosovare qe ishin te stacionuara ne Mamurras, te udhehequr e drejtuar nga disa oficer policie te njohur qe per mua jane kriminel, dhe nuk u ndeshkuan nga Fatos Nano dhe ata qe erdhen me pas, lufta ka qene per llokmat e pushtetit, perse nuk u muar Sali Berisha me ceshtjen Hajdari, kishte 8 vjet ne dore te gjitha pushtetet, por eshte vete regjisor dhe skenarist i te gjitha poshtersive.

    Reply to this comment
  22. asi September 14, 13:47

    Me parate e kosovareve qe paguan me vite ne fondin e atdheut,per pamvarsine e Kosoves,Bukosh doktori i perdori fillimisht per rrezimin e Nanos dhe ardhjen e sales.Imagjino sa e kane dashur Kosoven bukoshistet e berishistet.Per ta atdheu eshte -leku.Prandaj edhe UCK nuk i njohu ata ustash,mgjse parate i bene rrush e kumbulla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

FOTO E DITËS