Twitter-Berisha, ngrijnë marrëdhëniet

January 30, 2016 14:10

Twitter-Berisha, ngrijnë marrëdhëniet

 

Gojët e liga thonë se një zhvillim dramatik ka përjetuar javën e kaluar politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Mësohet se themeluesi i kompanisë amerikane të internetit, Twitter, Biz Stoun shpalli dje ngrirjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, duke theksuar se ky veprim drastik u ndërmor pasi ky shtet është treguar bukëshkalë me Twitter-in.

“Ju kemi respektuar, ju kemi duruar sa më s’ka, por deri këtu; pilafi nuk mban më ujë. Mësojuni deputetëve tuaj si të sillen”, deklaroi Stoun.

Mësohet se shkaku i këtij akti ishte deklarata publike e deputetit Sali Berisha, i cili pohoi për mediat e Tiranës se ka besim të plotë e të pakufishëm tek kompania rivale e Twitter-it, Facebook, sa i përket marrjes së opinioneve të besueshme nga populli. “Facebooku, ai është mjeti i vërtetë i testimit të urrejtjes popullore ndaj kësaj qeverie të poshtër”, deklaroi Berisha.

Kuptohet që ky pohim radikal së pari shkaktoi hutim dhe rrëmujë në vetë qeverinë shqiptare. Kabineti ndërpreu punën dhe tentoi të kërkojë më kot sqarime informale nga zyra e Berishës. “Facebook-u, vetëm ai thotë të vërtetën!”, deklaroi Berisha prerazi.

Është fakt që kjo besnikëri e shpallur e ish kryeministrit ndaj Facebook-ut, ishte një goditje e fortë anti-reklame me rrezatim global për rivalët e Twitter.

Në kohën kur Biz Stoun krenohej botërisht se goditja e avionit rus në Siri, ashtu si dikur lajmi për eliminimin e kryeterroristit Osama Bin Laden qarkulluan së pari në rrjetin e tij social, i erdhi kjo goditje e beftë nga ky cep i Ballkanit, që ja uli menjëherë vlerën e aksioneve të Twitter në bursë.

Stoun jo vetëm shpalli ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetin shqiptar në bllok, me PD-në në veçanti, por kaloi edhe në mallkime personale ndaj deputetit kapricioz: “Mr. Berisha, I wish that you take my fleas”, bërtiti para kamerave amerikane Stoun, çka mediat e Tiranës e përkthyen pak a shumë “Doktor, më marrç pleshtat”.

January 30, 2016 14:10
Komento

12 Komente

  1. Moli December 25, 19:13

    O zot ca ftyre, ca kllouni tragjik qe na ka ra per pjes!

    Reply to this comment
    • Doris Fuck December 28, 19:27

      Majmuni me IPAD, o zot sa ka hecur teknologjia, eshte bere e perdoreshme lehtesisht edhe nga injorantet maloke nga vicidoli.

      Reply to this comment
  2. Moli December 25, 20:16

    Po mor po, doktorit po ja marrim pleshtat ne te tere. Masanej, c’e do tuiterin ai, Doku ka qejf mesazhet e gjata, te elaborume

    Reply to this comment
  3. Zeman Mashkullora December 25, 20:38

    Hahaha, Saliu qe tund boten, qe trondit fuqite e medha te globit, qe kompanite shumombshe i lun n’myth. Dita, tani ka ngel qe Sala te gjynjezoj Lockheed Martin

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri December 25, 20:40

    sali serb qeni,i zgjebosur..

    Reply to this comment
  5. Pellumb Zaimi December 26, 00:51

    Nga majmuni antropormorf te majmuni shpellar s’ka hic evolucion ?Ja shihni kete foto dhe do te bindeni ? Une parapelqej majmunin antropormorf jo kete.Ky ma shpif ? Tung !

    Reply to this comment
  6. nostradamus December 26, 00:53

    Prostatiku i shurrosur nuk heq dore nga bemat e tij diabolike,satanike,djallezore……Mallkim,
    Mallkim,Mallkim…….!!!!

    Reply to this comment
  7. METEH December 26, 08:40

    Ky klloun i pa shpirt shan soi e sorollop kudo e kushdo qe e pengon ne marrjen e pushtetit qoft dhe me dhune.Njeriu me i keq i VITIT jo vetem ne shqiperi..!

    Reply to this comment
  8. SMERLAPI I SHQUPIT December 26, 18:21

    ik te shkerdhesha trute posaqi vuçidoli bandit pelevreket ti shkerdhesha

    Reply to this comment
  9. Lesheli December 28, 07:37

    O Berishoviç, o kryekriminel!

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" December 28, 22:41

    Ç’ klloun, kriminel…

    Reply to this comment
  11. Gege Kosova December 29, 15:21

    Kete nuk lypset humumtura faktografi te madhe, vetem shikoje foton.Eshte tipik kriminel, e pjell krimineli.Kjo fare u shoft!

    Reply to this comment
  12. Mark uk December 21, 07:54

    shqiptar sharri: Ne fakt Sharri shquhet per qen,se jo per burra se shqiptar nuk diskutohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*