Vatikani zgjedh Papën e ri, argjentinasi Françesku I

Redaksia Online March 13, 2013 19:17

Vatikani zgjedh Papën e ri, argjentinasi Françesku I

Horge Mario Bergolio është zgjedhur Papa në orën 19:06 sot (e mërkurë) nga Vatikani. Papa i ri do të ketë emrin Papa Françesku I. Prezantimi i tij u bë rreth një orë pas zgjedhjes.

***

Zgjidhet Papa i ri nga Konklava e Kardinalëve ndërsa mijëra besimtarë filluan të mblidhen pasi nga Kapela Sistinë doli tymi i bardhë. Ende nuk është bërë i ditur emri i Papës por zgjedhja e tij ka qenë shumë e shpejtë.

Ati i Shenjtë është zgjedhur në orën 19:06. Që nga ky moment 1,2 miliardë katolikë në botë kanë Papën e ri, Papë tek i cili shpresohet shumë të përtërihet dhe forcohet besimi dhe roli i kishës katolike. Kardinalët sipas besimit katolik janë udhëhequr nga fryma e shpirtit të shenjtë për të zgjedhur pasuesin e Shën Pjetrit, pra, bariun e grigjës së krishterë katolike të gjithë botës.

Attesa della seconda fumata per l'elezione del nuovo Papa

***

Në orën 19:06 oxhaku i Sistinës i dha lajmin gjithë botës se është përzgjedhur Papa i ri, duke nxjerrë tym të bardhë. Pas një çasti pasigurie, nisur nga ngjyra e tymit, thirrjet e turmës që festonin dhe më pas, konfirmimi përfundimtar, rënia e kambanës. Zgjidhja e situatës ka ardhur pas votimit të pestë, në ditën e dytë të konklavës.

Sheshi plot: Edhe një herë sheshi “Shën Pjetër” në Romë është mbushur plotësisht, pavarësisht shiut që ka vijuar të bjerë pa pushim. Një hapje çadrash që ka ngjyroasur të gjithë zonën. Nuk janë shkurajuar nga pritja as turistët, as pelegrinët, besimtarët apo kuriozët, ndërsa me kalimin e orëve policia bashkiake iu desh të shikonte planin e saj të masave për sheshin.

Redaksia Online March 13, 2013 19:17
Komento

1 Koment

  1. cukal March 13, 20:38

    ja komenti i pare nga Cukali prej Mali….Musliman me perkatesi besimi….
    Rrofte Papa i Ri i Kishes se Shenjte Katolike…..!!
    Gezuar Vellezer Katolike….!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*