Tymnaja e sherrit dhe opozita e banditizmit

October 13, 2017 09:56

Tymnaja e sherrit dhe opozita e banditizmit

Nga Bedri Islami

Është e vështirë të thuash për opozitën e vendit tënd se është një opozitë banditeske. E vështirë, pasi në çdo vend të botës, ku të paktën ka një lloj demokracie, sado të brishtë, opozita është njëri ndër virtytet e dosmosdoshme për një komb që ëndërron properitetin e tij. E bëhet edhe më tej e vështirë, kur vetë opozita aktuale është një mollë e ndarë në dy pjesë, vërtet jo të barabarta në sasi, por në disa vështrime, për fat të keq, thuajse e njëjtë,

Parlamenti i ri i vendit sapo ka nisur punën. Nuk është pritur ndonjë gjë e madhe nga ky grumbullim kaotik njerëzish, të thirrur aty sipas mendjes së shefave partiakë, por, me siguri që diçka më fisnike e dinjitoze është pritur.

E megjithatë, që në fillesën e punimeve të tij parlamenti është zaptuar. Nëse ka ndonjë kuptim fjala “zaptim” në një parlament shqiptar, kjo duhet të jetë. Një opozitë që çirret me gjithë forcën e zërit të disa eksponentëve të saj, që më shumë se lidhjet me partinë e tyre, të forta i kanë lidhjet me klanet mafioze dhe oligarkë financiarë; një opozitë që kërkon të zaptojë foltoren e parlamentit përmes eksponentëve të saj më radikalë e herë pas here më të pamend që mund të kenë ardhur ndonjëherë në atë sallë; një parlament që ndërsa ishte nisur të përkujtonte të martirizuarit deputetë të vitit 1945, të vrarë në vitin 1947, pra 70 vite më parë, të kujtonin njerëzit që janë thirrur për të larë hesapet e lëna përgjysmë.

Është e njëjta pamje në secilën seancë: zhurmë, thirrje, zaptim foltereje, kërcënime, ngirtje në këmbë, bllokim punimesh, përsëri sharje, linçime politike të dorës së parë, ngritje e në tamnaje sherri që pas vetes fsheh një të vërtetë të madhe: atë që nuk arritën të bëjnë në 25 qershor, me bllokimin e një proçesi të domosdoshëm  dhe që rrodhi normalisht, atë duan ta bëjnë tani.

Çadra e dikurshme e bulevardit dalngadalë po zhvendoset në sallën e parlamentit, dhe nëse aty nuk shkojnë dot qoftet e Halimit apo diçka tjetër nga të Palokës, përsëri gjërat janë të njëjta.

Lideri juridik i PD-së, sëbashku me liderin real të saj, nëse nuk bënë dot asgjë më shumë në 25 qershor dhe janë penduar që nuk futën në lojë të gjithë avangardën fashiste të saj, jo se nuk deshën, por nga frika që kishin me veten, tani po përpiqen të spostojnë skenat nga një bulevard në një sallë parlamenti.

“Nuk është i keq se ka shkak, por është i keq se është i keq”, shkruante dikur Shekspiri, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme për të gjetur shkakun e egërsimit të tyre, jashtëzakonisht miop dhe lehtësisht të përbuzshëm nga një njeri me mend.

A e di vërtet Basha se e gjithë kjo që kërkon të sjellë në parlament nuk është asgjë tjetër, veçse një lloj prove e banditizmit politik? Sigurisht e di. E ka skenuar vetë dhe më shumë se me të tjerët, ai, kësaj here e ka më të tijtë. E ka me të tijtë jashtë parlamentit, të cilët, me ndihmën e babait të tij politik, do i mposhtë lehtësisht; por i ka edhe me tijtë që janë brenda asaj salle, pavarësisht se i ka zgjedhur apo janë afruar vetë pas një blerje të rehatshme politike e jo vetëm politike.

Me të tijtë jashtë parlamentit ai do të vazhdojë të sillet si edhe më parë, duke dëshmuar forcën që askush nuk ia beson se e ka, por edhe duke synuar që heshtja e tyre të bjerë pas bubullimave që vetë ai lëshon në këto ditë parlamentare. Basha i ka bërë llogaritë që para humbjes, e megjithëse nuk e ka ditur se sa do të jetë përmasa e shtrirjes së opozitës brenda vetes, e ka ditur fare mirë se mund ta heshtë atë. Njeriu që synoi të vrasë heshtjen në një seancë përkujtimore, në fakt është vetë vrasësi i saj. Brenda vetes ai e di këtë më mirë se gjithë të tjerët, pavarësisht tonit të lartë dhe pozës që merr në formën e një diktati.

Me të tijtë brenda parlamentit ai e di se mund të vendosë unin e tij krejt lehtë, por me kushtin që mes tij dhe të tijve të mos jetë Berisha. Megjithëse ai në fakt është thjeshtë manekini politik i Berishës, përsëri mendon se duke folur ashpër, me tonin e rreptë të një lideri, duke përsëritur vazhdimisht disa togfjalësh , si banda, shteti i lidhur me krimin, qeveri kriminelësh, vjedhje votash, etj, kjo e bën më të fortë dhe më të besuar.

Tymnaja që po hedh opozita në Kuvendin e Shqipërisë është njëra nga mënyrat më perfide për të bllokuar funksionimin normal të njërit ndër institucionet më të rëndësishme të shtetit.

Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me humbjen e tyre të 25 qershorit. Edhe nëse nesër do të përsëriteshin zgjedhjet, kjo gjë do të ndodhte.

Sipas një hulumtimi pas zgjedhor të njërit nga Institutet e rëndësishme evropiane që monitoron shtetin shqiptar, autoriteti i qeverisë dhe i mazhorancës është rritur në vazhdimin e muajve dhe rënia e mbështetjes së opozitës ka vazhduar të ketë rritje të konsiderueshme. Pjesë e këtij studimi, që i është bërë i njohur edhe vetë një grupi studimor pranë opozitës, kjo do të thotë edhe stafit drejtues të saj, ka arritur në mendimin se, përsëritja e zgjedhjeve në muajin tetor, do të kishte njw humbje edhe më të rëndë të opozitës ekzistuese, në dy krahët e saj, por ndërsa tek LSI ajo është, pak a shumë në të njëjtat kuota deputetësh, tek PD-ja rënia është e ndjeshme.

Fakti që edhe vetë analizat krahasimore të opozitës kanë të njëjtin përfundim dhe e dinë fare mirë se besimi ndaj qeverisë është stabël dhe në disa zona në rritje, qoftë edhe në ato që quhen bastione të PD-së, e ka bërë gjendjen edhe më larmuese, dhe, për të dalë nga ky batak i dyfishtë, ata mendojnë se duke dëshmuar “të fortin”, do të dalin nga kjo gjendje pa formë, brenda e jashtë rradhëve të saj.

Parlamenti është një vend serioz, të cilin opozita do të vazhdojë edhe më tej ta shndërrojë në një shesh pazari, në të cilin të ketë spektakël dhune, por në paskenë të vazhdojnë allishverishet, jo vetëm politike, por edhe financiare. Rasti, aspak i çudtishëm, i ish-deputetit kaubojs të Lezhës, që përtypte nëpër dhëmbë qeverinë, shpresonte të merrte benificet financiare prej saj, e kur kthehej bosh shante qeverinë, është ende i pranishëm në atë sallë.

Opozita, si e mbylli, po e vazhdon. Me banditizëm, dhe pa asnjë ide. Tezat e hedhura në shesh, gjoja për diskutim, me tonin e diktatin e kërkuar të një tiranë të vockël, mjerisht të vockël, nuk mund të prishin rrjedhën e një qeverie, që edhe pa këto tymnaja, ka të mjaftueshme, shumë të mjaftueshme, hallet, gjynahet dhe prapsitë e veta.

October 13, 2017 09:56
Komento

12 Komente

  1. Ver Llapa October 13, 13:12

    Eshte kush eshte kaubojsi, por me pelqimin dhe aprovimin e piktor Rames ia doli mbane nga punetor krahu te behej bile dhe… deputet.

    Shpaloseni sa te doni fjalorin gjuhesor, por per te qene sa me korrekt, kete arritje kaq te suksesshme te kaubojsit, militantet e partive shqiptaro-kosovare dhe kalemxhinjte e gazetave popullore-ditore do ta kishin vertet enderr.

    Aq per zemer e ka kryecetari kaubojsin, sa dhe ne fotot qe ka dale me te nuk e ka fshehur kenaqesine dhe krenarine qe ndodhet perkrah tij. Te dalesh buzagaz ne foto perkrah kaubojsit, edhe prototipat me te famshem te lagjes 21 dhjetori do ta kishin zili…

    Reply to this comment
    • antifashisti October 13, 19:18

      He more popull ,a e shihni se cfare eshte opozita?
      Ja keshtu donin ta benin Shqiperine edhe ata ish deputetet e pushkatuar ne 1946-ten,rrumpalle,qe te mos merrte vesh qeni te zotin!
      Shajeni sa te doni Enver Hoxhen,por ai ka qene dhe do mbetet i vetmi BURRE SHTETI ne trojet shqiptare!
      Vezen e tij nuk e ben dot njeri!

      Reply to this comment
      • Mission Impossible October 14, 09:27

        Per fashistin e ’41-shit (Nexhua me Ramizin) dhe antifashistin e ’45-es (Enveri)

        Te lutem bej zamet dhe kapmi pak keto dy… vargjet ketu poshte.

        ***

        Me rastin e 27 vjetorit të demokraturës komuniste, ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplogësht i Shteteve të Bashkuara të Emigrantëve me seli në Washingroom po ju poston vazhdimin e sarkazmës poetike “Demagogjia e tranzicionit”, e aktualizuar rishtas në gusht të 2017-ës.

        ***

        A mund t’ja varësh për 72 vite resht ujkut mëlçitë në qafë, dhe të pretendosh pastaj se je dele inteligjente dhe fisnike ?

        Nga “Mission Impossible”

        Demagogjia e tranzicionit

        – 1 –
        Përmbi mure ambasadash,
        Si alpinë ne u zvarritëm,
        Për të marrë pak fllad lirie,
        Të gjithë botën e çuditëm !

        – 2 –
        Me dy gishta përpjetë ngritur,
        Deshëm të shporrnim regjimin,
        5-mijë djema shqipëtarë,
        Prapa lamë ne veç mjerimin !

        – 3 –
        Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
        Duke ledhatuar detin,
        Nga sytë këmbët arratia,
        Nuk lamë pas as amanetin !

        – 4 –
        Ju vërsulëm mbarë Evropës,
        Si zhulsa të babëzitur,
        Për të sjellë ca raqe trupi,
        S’lamë dyqan ne pa “psonisur” !

        – 5 –
        U rropatëm nëpër punëra,
        Dhe derdhëm djersën e ballit,
        Me kacidhet që kursyem,
        I bëmë karshillëk dhe djallit !

        – 6 –
        Por ne shpejt u pezmatuam,
        Nga partitë “pluraliste”,
        Që do shembnin dinastinë,
        Po me pjellën komuniste !

        – 7 –
        Natën ishin me Ramizin,
        Për t’ju futur kompromisit,
        Na u gdhinë si demokratë,
        Ca pinjollë të komunizmit !

        – 8 –
        Ne s’po u besonim syve,
        Se nga mbiu farë e keqe,
        Që do mbante gjallë regjimin,
        Me taktikën “lepe-peqe” !

        – 9 –
        U rropatën në mitingje,
        Duke klithur komunizmin,
        Komunist mbajtën në krye,
        Për të sjellë kapitalizmin !

        – 10 –
        Ca me dosje sigurimi,
        Dhe me ideal pe-leshi,
        Na u bënë dhe komandarë,
        Ata që s’tuten nga preshi !

        – 11 –
        Zunë karriget e pushtetit,
        Për lezetin e mejdanit,
        Dhe i bënë fresk të keqes,
        Për inat të Dullë shejtanit !

        – 12 –
        Pa na u ngref dhe fukaraja,
        Menderosur gjer ke mënga,
        Shembi halet “alla turka”,
        Dhe vuri ca “alla frënga” !

        – 13 –
        Se hapësirat e banimit,
        S’ju mjaftonin as për qënin,
        Me yxhym ngritën ca vila,
        Si për të kompensuar dëmin !

        – 14 –
        Ju vërsulën kontrabandës,
        Dhe mender prostitucionit,
        Se kreditë dot s’i pagonin,
        Me kacidhet e padronit !

        – 15 –
        Nis t’gafurrej edhe horri,
        Qysh pa gdhirë ke pazari,
        Nga druvar u bë kambist,
        Matrapazi dhe hajdari !

        – 16 –
        Hapën firma e bënë ca derte,
        Me pisllëqet e pushtetit,
        Ortakllëk bashkë me shtetin,
        U bënë gazi i gjithë miletit !

        – 17 –
        Zhulsi zgjodhi nofkën “bos”,
        Pa e rrojtur fare trapin,
        Krekosur nëpër bankete,
        Se nga pas mbante zullapin !

        – 18 –
        Njerëzia uli kokën,
        Edhe iu nënshtrua fatit,
        Intelekti i këtij kombi,
        U tret rrugëve falë kasapit !

        – 19 –
        Me arsyen e mendimit,
        Dhe me shkollën e Enverit,
        Ju vërsulën çdo lloj pune,
        Vetëm për respekt të nderit !

        – 20 –
        U gabuan bashkë të gjithë,
        Nga doktrinat e mashtrimit,
        Të burgosur dhe pronarë,
        U bënë lypsa të regjimit !

        – 21 –
        Si një turmë e dalë nga varri,
        Ju besuan edhe shtetin,
        Por pjella e gjithë së keqes,
        Bënte luftë veç për pushtetin !

        – 22 –
        Ngatërruan me dëshirë,
        Të përndjekurit e sistemit,
        Për t’i dhënë vulën e turpit
        Në syrin e gjithë miletit !

        – 23 –
        Politikanë edhe hajdutë,
        U bashkuan në një llogore,
        Që të mos e kompesonin,
        Çdo ditë pune në gurore !

        – 24 –
        Dhe qyqarët pas burgimit,
        Nisën të kërkojnë të drejtën,
        Me një torbë ngjeshur pas trupit,
        Si fosile larg me jetën !

        – 25 –
        Me familje të shkatërruara,
        Dhe me vuajtje internime,
        U përballën me të keqen,
        Në lirinë legjitime !

        – 26 –
        Me cingërima mëshire,
        U gënjyen nëpër vite,
        U vunë nofkën e spiunit,
        Për sevap të ksaj elite !

        – 27 –
        Sa harruan edhe burgun,
        Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
        Me ca letra me një vrimë,
        U bënë preha e mashtrimit !

        – 28 –
        U dhanë bursa për stërnipër,
        Për të humbur dhe arsyen,
        Me ca dallavere zyrash,
        Harruan dhe vetë mënxyrën !

        – 29 –
        U gënjyen me lëmosha,
        Në shkëmbim të dinjitetit,
        Dhe u bënë preha e horrit,
        Dhe e vetë katran-pushtetit !

        – 30 –
        Ndaj një ditë e panë vehten,
        Të braktisur në mes flakësh,
        I rivrau për së dyti,
        Një dyzinë prej halabakesh !

        – 31 –
        Janë bijtë e Dullë sqeparit,
        Dhe nuk e harrojnë zakonin,
        Amanet prej tij kanë marrë,
        Mos ta dorëzojnë kurrë fronin !

        – 32 –
        Dynjallëku ka hesape,
        Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
        Pa kur nis dhe qeveria,
        Fillon shpejt edhe sikleti !

        – 33 –
        Për të gënjyer botën,
        Dhe si për t’i lezetosur,
        Në “burg” çuan xha Ramizin,
        Dhe Nexhmijen e vrerosur !

        – 34 –
        Për ca kafe i dënuan,
        Se kështu ishte vendosur,
        Defterin e Katovicës,
        Gorbaçovi kish’ vulosur !

        – 35 –
        Me pushtetin kujdes bëni,
        Dhe mos u merrni me shakara,
        Bijtë tanë do qeverisin,
        Si harbutë prapë nga e para !

        – 36 –
        Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
        I mashtroni për “suksesin”,
        Jepini kacidhe shprese,
        Edhe pak lëmoshë për stresin !

        – 37 –
        I punësoni nëpër zyra,
        Por mos ja falni kurrë pushtetin,
        Se na qepen kokpalarët,
        Dhe në hell e kemi vendin !

        – 38 –
        Për ca prona mbyllni sytë,
        Dhe pronarin respektoni,
        Në seanca gjyqësore,
        Të tre shkallët komandoni !

        – 39 –
        Se soj e sorollopi tyre,
        Trungun e ka dhjetfishuar,
        Sa të bien në një mëndje,
        Kemi kohë për t’u shalluar !

        – 40 –
        Se zakoni i shqiptarit,
        Është i lidhur me shumë ura,
        Për inate në mes vedit,
        Nuk lëshojnë as prokura !

        – 41 –
        Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
        Dhe të bien në një mëndje,
        Le t’ja tjetërsojmë pronën,
        Dhe të bëhemi vetë në gjëndje !

        – 42 –
        Dhe kështu ja rasim gishtin,
        Dhe i lëmë me gojë hapur,
        Për të mirën e pushtetit,
        Hartojmë ligjin për ta zhvatur !

        – 43 –
        Kompesimin me të holla,
        Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
        Kur të bien lekë nga qielli,
        Në gurbet do mbajnë vrapin !

        – 44 –
        Të rrijnë urtë baballarët,
        Dhe të mos na çajnë trapin,
        Se me dosje spiunimi,
        Mund t’ua lajmë mirë hesapin !

        – 45 –
        Ndaj partia bën gabime,
        Por nuk e harron qëllimin,
        Ke faltorja e Zeherit,
        E ka bërë në djep betimin !

        – 46 –
        Ulni kokën dhe dëgjoni,
        Se urrejtja është e vjetër,
        S’jeni asisoj trimosha,
        Por guxoni veç me letër !

        – 47 –
        Jeni rrahur për së vogli,
        Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
        Kur të bëheni më të mënçur,
        Do mbarojmë punë dhe me shtetin !

        – 48 –
        Por davaja e pushtetit,
        Të bën hasëm midis vëndit,
        Dhe fillon të gënjejë mëndja,
        Të grabisësh lek’t e shtetit !

        – 49 –
        Me davara piramidash,
        Dhe me firma prej evgjiti,
        Plasi parja në mes sheshit,
        Por u sëmurën nga koliti !

        – 50 –
        Bota që po i vrojtonte,
        Nuk po bindej për suksesin,
        Me paratë që po pastronte,
        E dinte mjaft mirë proçesin !

        – 51 –
        Ndaj krijoi dhe palo firmat,
        Që të mbante peng vetë shtetin,
        Po t’na kruhej neve shpina,
        Do na shpallte falimentin !

        – 52 –
        Dhe njerëzia e trullosur,
        Nga padija dhe babëzia,
        Nuk kuptonte ku po shkonte,
        Ndaj filloi të shiste shpija !

        – 53 –
        Me përqindjen e Xhaferrit,
        Do të ndodhte mrekullia,
        Ndaj o burra të fitojmë,
        Se po na troket mirësia !

        – 54 –
        Dhe kështu fakir budalli,
        Na u çmënd nga dalldia,
        Mos humbisni këtë rast,
        Është dhuratë nga perëndia !

        – 55 –
        Ndaj ku jeni nëpër botë,
        Nisni kursimet tek shpija,
        Brënda muajit të fitojmë,
        Se pas bëhët batërdia !

        – 56 –
        Të ndërtojme vila shumëkatçe,
        Dhe të rrojmë si zëngjina,
        Me sallone e soxhorno,
        Dhe garazhe për maqina !

        – 57 –
        Le të plasi vetë hasmi,
        Nga bollëku e mirëqënia,
        Sa të kemi kumandarin,
        Do na ketë lezet dhe fënda !

        – 58 –
        Po na çohet edhe fshati,
        Që diçka na kish dëgjuar,
        Me Rrapushin e ushtrisë,
        Që të gjithë na ishin zgjuar !

        – 59 –
        Se sporteli i Xhaferrit,
        Kish filluar mrekullinë,
        Brënda ditës shihje vehten,
        Nga fakir, porsi zengjinë !

        – 60 –
        Shitën dhën e shitën dhi,
        Shitën tërë bagëtinë,
        Se sekreti i pasurisë,
        Na kish marrë arratinë !

        – 61 –
        Dhe e ngopën gjeneralin,
        Me paratë e kurbetit,
        Që të ndodhej budallai,
        Mu në krye të devetit !

        – 62 –
        Po na del dhe bac Salia,
        Me autoritet prej shteti,
        Që t’na bindej njerëzia,
        Për pará sak prej vërteti !

        – 63 –
        Dhe mileti na trulloset,
        Nga mavria e pushtetit,
        Që gënjeshtrën kish për bindje,
        Dhe jo paret e miletit !

        – 64 –
        Pa na plasi dhe rrëmuja,
        Në sportelet e Vehbiut,
        Dhe tek Sudja ish bërë nami,
        Se s’i gjendej brima miut !

        – 65 –
        S’ka pará për kreditorët,
        Në sarajet e Aliut,
        Çohet Vlora tërë në këmbë,
        Kërkon kokën e Saliut !

        – 66 –
        Njerëzia nuk kuptonte,
        Se si nuk të mbroka shteti,
        Shkulnin flokët nga marazi,
        Cullak doli lesh-sekreti !

        – 67 –
        Tërë kursimet e kurbetit,
        E ktij populli tafmaqar,
        Pa lënë gjurmë ishin shndërruar,
        Në saraje dhe në ar !

        – 68 –
        E kështu vazhdoi davaja,
        Se më nuk mjaftuan lekët,
        Pa na ngrihen kokëpalarët,
        Na rrëmbejnë edhe fishekët !

        – 69 –
        Kapardisur me mortaja,
        Dhe me mjete motorrike,
        Plasi lufta në mes vedit,
        Për të zënë nja dy karrige !

        – 70 –
        Kaq e pati dhe kjo punë,
        Dhe shteti i uli brekët,
        U dorzua brënda orës,
        Se fajin e kishin grekët !

        – 71 –
        Por dhe CIA na sulmoi,
        Me një plan të mirë qëndisur,
        Llomotiste Gaz Dede-ja,
        Kur la brekët në të ikur !

        – 72 –
        Pa ja beftën si rufeja,
        Yzmeqarë dhe pushtetarë,
        Në anije e mbajtën frymën,
        Zullumqarë, bashkëmëkatarë !

        – 73 –
        Lanë miletin n’ditë të hallit,
        Dhe kaosi pushtoi sheshin,
        Për t’i degjeneruar fare,
        Na i rasën edhe preshin !

        – 74 –
        Kumandari thuri plane,
        Kokën vetë që të shpëtonte,
        Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
        Rezolutë të miratonte !

        – 75 –
        Nga kaosi u derdh gjaku,
        Ndër luftime me shqiptarë,
        Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
        Si të ishin thjeshtë barbarë !

        – 76 –
        E kështu u mbyll davaja,
        Me ca kompromise horrash,
        Për pushtet u derdh veç gjak,
        Dhe kërkush nuk doli burrash !

        – 77 –
        Na sajuan ca komisione,
        Për të gjetur “të vërtetën”,
        Pa fajtor u mbyll daveti,
        Vaj vatani e mjer mileti !

        – 78 –
        Kur na vjen Fatos mavria,
        Dhe na hipën sipër gurit,
        Merr revanshin dhe betohet,
        Sak tek sheshi i flamurit !

        – 79 –
        Për paratë e miletit,
        Do kujdeset qeveria,
        Ndaj o lebër miq’t e mi,
        Mbathjani për ke shtëpija !

        – 80 –
        Si bandit i dalë nga burgu,
        Dhe nga ferri i Aligerit,
        Merr në dorë frenat e shtetit,
        Dhe gërshërët e berberit !

        – 81 –
        Nis reformat e pushtetit,
        Me delirë intelekti,
        Por mileti s’e kuptonte,
        Kësisoj lesh-marifeti !

        – 82 –
        Duam paret e fajdeve,
        Që t’na kthehet ne humori,
        Se po vdesim nga zhgënjimi,
        E s’na bën derman doktori !

        – 83 –
        Nuk na duhen ne reforma,
        As aksioma intelekti,
        Kërkojmë djersën e fëmijëve,
        Ulëriste gjith’ mileti !

        – 84 –
        Dhe na ngrihet komisioni,
        Me vendimin e kuvendit,
        Për rikthimin e parave,
        Dhe gjetjen e kompetentit !

        – 85 –
        Problem ishte krietari,
        Që do bënte transparencën,
        Na e nxorrën dhe nga varri,
        Të mos bënte konkurencën !

        – 86 –
        Me Arapin krietar,
        Dhe me komision hajdutësh,
        Nisën punën sa më parë,
        Si të ishin racë harbutësh !

        – 87 –
        Kalojnë muaj e kalojnë vite,
        Dëmshpërblimi hiç gjëkundi,
        Më në fund vendosën shumën,
        Sa të shlyhej veç katundi !

        – 88 –
        Na u tkurr gjeli një thelë,
        Dhe nuk po dilte hiç hesapi,
        Për përqindjet e asetit,
        Dot nuk shkyej as sevapi !

        – 89 –
        Nën defterë me shumicë,
        Dhe trilluan mijëra akte,
        U burgosën fajdexhijtë,
        Për paratë nuk kishte fakte !

        – 90 –
        Dhe kështu u mbyllën fajdet,
        Që e shëmben brenda shtetin,
        Mjer mileti e mjer kurbeti,
        Tafmasë i panë lezetin !

        – 91 –
        Për Fatosin dhe partinë,
        Paret u harruan fare,
        Se ke sheshi i flamurit,
        Kishte bërë veç hajgare !

        – 92 –
        Filloi lufta brënda llojit,
        Kush t’i hipte i pari fronit,
        Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
        Qelbësirat kundër Horrit !

        – 93 –
        Nga të ruheshe përpara,
        Për të bërë aktivitetin,
        Korrupsioni dhe mafiozi,
        Po gërryenin brenda shtetin !

        – 94 –
        Nis beteja për pushtetin,
        Mes mafiozit dhe hajvanit,
        Si të mos mjaftonte vdekja,
        Nis hakmarrja ndaj vatanit !

        – 95 –
        Taktikën ndërroi kërma,
        Se ky popull do sulltanin,
        Me luftën ndaj korrupsionit,
        Do sundojmë tash dhe vatanin !

        – 96 –
        Me ca mbroçkulla kundër krimit,
        Ne do t’u rikthejmë besimin,
        Që kulishat të mësohen,
        Me kamzhikun dhe mashtrimin !

        – 97 –
        Unë me Jugun kam hesape,
        Ndaj do thurrim edhe planin,
        Që në ëndërr kur t’më shohin,
        T’u ngjasoj tamam me Zanin !

        – 98 –
        Se kollaj të më rrëzojnë,
        Të më prishin dhe rahatin,
        Kta spurdhjakë historie,
        Më kujtojnë Çelo Mezanin !

        – 99 –
        Kuturisi nëpër zgërqe,
        Dhe zbuloi mrekullinë,
        Që njerëzia t’më besojë,
        Në valle do fus rininë !

        – 100 –
        Mblodhi zenra dhe argitra,
        Për të na krijuar KOP-in,
        Se takat’ i mbarë ktij kombi,
        S’mjafton për t’lëru as gopin !

        – 101 –
        Duhet gjak prej pederasti,
        Që të bëjmë prokopinë,
        Jetëgjatësia e pushtetit,
        Është e lidhur me rininë !

        – 102 –
        Janë të zhveshur nga e vjetra,
        Dhe s’e kanë frikë ligjin,
        I përdor për qejf të shpirtit,
        Shkopin, hurin dhe Maliqin !

        – 103 –
        Dhe kjo katrahurë horrash,
        Që nuk njeh as mirësinë,
        Me gjak kobre nëpër deje,
        Filloi të bënte kërdinë !

        – 104 –
        Në llogoren e familjes,
        Gjetën prehjen dhe davetin,
        Shpirti i zi porsi katrani,
        Nisin bëjnë dhe yzmetin !

        – 105 –
        Se ç’mu kujtua bejtja,
        E stisur nga vetë sovrani,
        Të nusëroj për së dyti,
        Pa do t’më shohë jarani !

        – 106 –
        Dhe kështu tamam ndodhi,
        Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
        Është kjo histori e vjetër,
        E kënduar n’mot të motit !

        – 107 –
        Pranë Evropës kemi qenë,
        Po kurrë s’na e hapën derën,
        S’kemi qenë pjellë e Zotit,
        Na trajtojnë sak si kolerën !

        – 108 –
        Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
        Si kaçakë bëmë veç kërdi,
        Si harbutër të së keqes,
        Nuk na qas asnjë njeri !

        – 109 –
        Me gen shtaze të molepsur,
        Dhe me guna përmbi shpinë,
        Përdhunuar nga pushtuesit,
        Kurrë s’bëmë dot ne prokopinë !

        – 110 –
        Sikur Zotin ta bekojmë,
        E t’i ngremë Atij dollinë,
        Turret skuthi nga kaçubja,
        Me çifte t’dhunojë lirinë !

        – 111 –
        Lirinë me gjak fituar,
        Në luftën e dytë botërore,
        E dhunuan ca shpirtshitur,
        Me kallash nga një llogore !

        – 112 –
        Nga frengjitë e bodrumit,
        Mbi të cilat qëndron shteti,
        Më njëzet e një janar,
        Kasaphanë prej vërteti !

        – 113 –
        Një protestë qytetare,
        Si ato që ka gjithë bota,
        U bë shkak për gjakëderdhje,
        Mish për top ishin ca rrota !

        – 114 –
        Me kallashë në dorë gardistët,
        Brenda krye-ministrisë,
        Gjoksin hapur jashtë çeçua,
        Militant, shpirt’ i partisë !

        – 115 –
        Ca me hunj, e ca me çadra,
        Armatosur “gjer më dhëmb”,
        Partia për ta mendonte,
        Sa ç’mendon ujku për dhën !

        – 116 –
        Kur plumbat po fluturonin,
        Nga frengjitë e ndërtesës,
        Këmbë njeriu nga partia,
        S’mbeti në shesh të protestës !

        – 117 –
        Mbathur vrapit në lokale,
        Për të bërë nje çik sehir,
        Se si “protesta” do vazhdonte,
        Nga të pjerdhurit në fiqir !

        – 118 –
        Nuk dihet se çfarë kërkonin,
        Më akoma protestantët,
        Kur me plumba prej vërteti,
        Po qëllonin injorantët !

        – 119 –
        Inskenim më ordiner,
        Partia kurrë s’kish zbatuar,
        Për të ardhur në pushtet,
        Një intrigë duhej sajuar!

        – 120 –
        Një intrigë që deri sot,
        Jo akoma s’është zbardhur,
        Se drejtësia është e kapur,
        Nga rrufjanë bithëmajmur !

        – 121 –
        Jemi tokë e mallkuar,
        Që s’pjellim dot diturinë,
        Se pa dijen e bekuar,
        S’e fitojmë kurrë lirinë !

        – 122 –
        Dhe kur bota e njerëzimi,
        Na ndihmojnë e bejnë sevap,
        N’vend që ne të përparojmë,
        Shqipërinë e bejmë çorap !

        – 123 –
        Truri i kombit nëpër shekuj,
        Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
        Nëpër botë duke kërkuar,
        Dijet shtrenjtë për t’i shitur !

        – 124 –
        Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
        Ndaj dhe ikën larg vatanit,
        Për ti hapur rrugë së keqes,
        Sojsëzit dhe shejtanit !

        – 125 –
        Ndaj dhe sot na qeverisin,
        Ca merhumë të kollarisur,
        Pushtetin si mburojë mbajnë,
        Mercenarët shpirtëshitur !

        – 126 –
        Me “rrotakun” e pushtetit,
        Po na prijnë si feudali,
        Ca ekspertë epruvetash,
        Zbritur si trojanë nga kali !

        – 127 –
        E filluan me yxhym,
        E trullosur ish njerëzia,
        Volën taksa, mbushen xhepat,
        Të etur nga babëzia !

        – 128 –
        Opozita e stërzgjatur,
        I kish zbrazur fare xhepin,
        Ndaj për vete veç menduan,
        Dhe asnjë sekondë për shtetin !

        – 129 –
        Ulën borxhin, rritën pagat,
        Për ti bërë pak fresk miletit,
        Konkurenca plasi sheshit,
        Ke mejhanet e qytetit !

        – 130 –
        Se pushteti i marrosur,
        Kishte lënë shtetin pa derë,
        Për të bërë njerëzit për vete,
        Hodhën pasurinë në erë !

        – 131 –
        U mbush arka për ta rrjepur,
        Dhe aspak për mirëqënie,
        Investimet rrodhën lumë,
        Veç për rrugë edhe kalldrëme !

        – 132 –
        Bumi joshës i ndërtimit,
        Dhe ekrani i mejdanit,
        Çmendi gjithë jabanxhinë,
        Me zhargonin e “sulltanit” !

        – 133 –
        Kish’ filluar korrupsioni,
        Të çmontonte vetë shtetin,
        Jo në masa alarmante,
        Sa të ç’mendte tërë miletin !

        – 134 –
        Me prokura nëpër zyra,
        Ku Familja vidhte vendin,
        Filloi ti dalë ndyraz’ era,
        Dhe të kutërbojë kuvendin !

        – 135 –
        Po e drejta e ktij vendi,
        Do të zbehet nëpër zyra,
        Në gjykata vendos vehten,
        Tjetërsohet dhe fytyra !

        – 136 –
        Mallkimi ndaj të keqes,
        Kish filluar të vepronte,
        Plas Gërdeci në mes ditës,
        Korrupsioni veç gëlonte !

        – 137 –
        Familjes ju çorr fytyra,
        Në sytë e gjithë shtetit,
        Nuk mbulohej dot mënxyra,
        Me kufomat e miletit !

        – 138 –
        Por e keqja jemi vetë,
        Se s’e duam shumë jetën,
        Të mallkuar gjer në gen,
        Dot s’luftuam për të drejtën !

        – 139 –
        Familjarët e viktimës,
        Të tmerruar nga tërmeti,
        Për fëmijët vetë s’menduan,
        Por prisnin sevap nga shteti !

        – 140 –
        Me djallëzira makabre,
        Dhe me llokma prej banditi,
        I blenë gjakun familjarëve,
        Si të ishin shpirt graniti !

        – 141 –
        Korrupsioni kish kap shtetin,
        Dhe nuk po e ndalte vrapin,
        Opozita e pushtetit,
        Bënte luftë vetë me satrapin !

        – 142 –
        Konçesionet po përpinin,
        Tërë shumën e buxhetit,
        Lukunia rihte gjoksin,
        Për “suksesin” e biznesit !

        – 143 –
        Rrini urtë mor të mjerë,
        Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
        Të kushtojë sa të dojë,
        Përgjegjësia është e korbit !

        – 144 –
        Le të çmendet njerëzia,
        Dhe ta vuajë mjerimin,
        Projektet ne nuk i bëmë,
        Që të shumëfishojmë fitimin !

        – 145 –
        “Suksesit” ç’na i del era,
        Dhe fundoset ndër gjykata,
        Korrupsioni kish kap majën,
        Por humbiste në tendera !

        – 146 –
        Ky sistemi ynë i kalbur,
        Me gjykata var’ prej shtetit,
        Nuk ndëshkon kryehajdutët,
        Por pabuksat e korrentit !

        – 147 –
        U ç’bë më në fund sekreti,
        Dhe u çorrën fare maskat,
        Të na rruaj’ topet mileti,
        Kjo qe lojë me laraskat !

        – 148 –
        Satanizmi triumfoi,
        Në të gjitha nivelet,
        Rumpallë shtetin vet’ e bënë,
        Tani tallin leshtë me delet !

        – 149 –
        LSI-në morën për dore,
        Për të ruajtur pushtetin,
        Të rropatur ndër davete,
        Fshinë mender imunitetin !

        – 150 –
        Nuk kanë frikë nga dënimi,
        Ësht’ bërë mirë llogaria,
        Korrupsionin edhe krimin,
        Krenari e ka partia !

        – 151 –
        Dhe filloi batërdija,
        Për të degraduar shtetin,
        N’lojë u fut dhe LSI-ja,
        Për t’i blojtur dhe skeletin !

        – 152 –
        Dhe bagëtia blegërinte,
        Se nuk e kuptonte lojën,
        Duhet djegur gjithë kjo tokë,
        Që të mos i lëmë as bojën !

        – 153 –
        Veteranët e së keqes,
        E zaptuan tërë pushtetin,
        Në emër të integrimit,
        E rropatën dhe të shkretin !

        – 154 –
        Dhe kështu të hakërryer,
        “Kokëlarë” para bosit,
        Detyrën “me nder” e kryen,
        Dhe filluan t’i fryjnë kosit !

        – 155 –
        Duan prapë që të fitojnë,
        Dhe të bëjnë dallaveren,
        Se në lojë sa herë kanë hyrë,
        Kanë soditur veç menderen !

        – 156 –
        Por padroni i së keqes,
        Të shfrytëzon porsi legenat,
        Dhe të hedh në mes të turmës,
        Që të shqyejnë si kërmë hijenat !

        – 157 –
        Të jeshë gjallë sot Naimi,
        Poemë tjetër do kish shkrojtur,
        “Bagëti edhe Bujqësi”-në,
        “Batërdi” do ma kish qojtur !

        – 158 –
        Pyjet, çukat edhe gërxhet,
        Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
        Ngado që të shpiesh sytë,
        Jeshilllëku është shkrumbuar !

        – 159 –
        Kasaphana mjedisore,
        Eshtë dorë e orga-krimit,
        Humbja e jetës njerëzore,
        Veç pasojë e keqdrejtimit !

        – 160 –
        Drejtësia shpejt do bëhet,
        Duan apo s’duan minjtë,
        Avokatë edhe gjyqtarë,
        Do kalojnë të tërë në sitë,

        – 161 –
        Pasuri e vënë me krime,
        Një për një do konfiskohet,
        Kush miljonat s’justifikon,
        Në qeli do relaksohet !

        – 162 –
        Krim pas krimi do hetohen,
        Vandalët e rebelimit,
        Vrima e miut do t’u duket,
        Shpresë e vetme e shpëtimit !

        – 163 –
        Derrit dajë kush i tha,
        Që krimin të stimulojë,
        Hellin prapa do ta ketë,
        Tërë mëkatet do shpagojë !

        – 164 –
        Se dhe Zot’ i Madh në qiell,
        Shpirt i ngrohtë i njerëzisë,
        Nuk ta fal jo kurrë mëkatin,
        Pa të shpënë para drejtësisë !

        – 165 –
        Kur një shtet shikon dhe hesht,
        Bandat vihen shpejt në resht,
        Për të djeg’ e për të vrarë,
        Monstrat janë kudo të parë !

        – 166 –
        Krimi hovin kur e merr,
        Ai veshtirë se gjen të sosur,
        Në mos sot, në një të ardhme,
        Shoqërinë ka për t’varrosur.

        – 167 –
        Ndaj të dashur motra-vëllezër,
        Për të ngrënë veç mos jetoni,
        Ngrini zërin të bashkuar,
        Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !

        – 168 –
        Duhen larë shpejt hesapet,
        Më vandalët e kësaj toke,
        Që të lirë të mbijetojmë,
        Ne shqiptarët nëpër mote !

        ***

        vazhdon…

        Reply to this comment
      • Opozite eshte populli October 14, 10:53

        Ja si kakerdhisin spiunet qe ne 39-en
        i priten pushtuesit italiane me tufa
        me lule dhe se bashku me Aline dhe Nexhon iu bashkuan rinise fashiste shqiptare. Jane po keta qimexunktha qe pasi u zbythen pepinot iu bashkuan komunisteve per te shpetuar mendere. Jane po keta kokpalare qe per t’i shpetuar hakmarrjes se popullit ne 90-en u konvertuan brenda nates ne “antikomuniste”. Nuk ka me edepsezer se komunisti antikomunist. Kane nje jete qe e shqyen kete vend e kete popull dhe si te pacipe qe jane u tregojne atyre dhe opozitaret. Duroni dhe pak o kerma se do ju hapen dosjet nje per nje dhe s’do dini nga ta mbani frymen. Duroni dhe pak…

        Reply to this comment
  2. Kritiku October 13, 13:20

    Nuk them qe opozita eshte atje ku duhet te jete, por qe te jesh kaq bythlepires i pozites kjo nuk i shkon as nje filloristi e jo me nje nje shkruesi “objektiv”.

    Reply to this comment
  3. B. Kocollari October 13, 14:15

    Me ke borxh klikimin Bedri se kujtova se kishe shkrojtur dicka serioze per tymnane e dezinformacionit dhe propagandes se kulishave te rahur qysh ne djep.

    Reply to this comment
  4. DRENICA E KUQE October 13, 16:42

    O z. Bedri po kqyrni nje here se helbete mos e ka “Çadra e Lulit” kryet n’Prishtine! Se po e pat kryet n’Prishtine, del krejt pershesh – UDB e KOS!…
    Lulit te Sales ja kane fute çadren n’krye e strajcen n’prapanice!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  5. ETHEM October 13, 18:59

    TE LUMT Z.BEDRI.VETEM JU TE DITES E BENI MIRE “ANATOMIN”E BANDES KRIMINARE 25 VJEÇARE TE PD ME NE KRYE SALIMORTJEN.KJO BANDE DUHEJ SHPETBERE QE NE 25 QERSHOR KUR EU & SHBA VENDOSEN QE PS TE FUTEJ NE ZGHEDHHE PA PD.SE E DI EU E BOTA SE KUSH ESHTE PD DHE DREJTUESIT E SAJ..I JATI E I BIRI POLITIK.FAKTI QE SALIU RRI AKOMA NE POOITIKE NUK ESHTE PA DOMETHENIE:1.SE SB AKOMA NUK E KA KRYER MISIONIN E TIJ PER SHKATERRIMIN E VENDIT SIPAS UDB.2.SE SB NUK E LENE TE IKI BANDAT QE I PASUROI ME PARET E POPULLIT NGA FIEMAT RENTIERE.3.SE SB NUK ESHTE I SIGURT NGA BASHA SE MUND TA MBROI ATE NGA KRIMET QE KA BERE SB E VET LULI.4 SE SB DO TE PENGOI AKOMA REORMEN NE DREJTESI.SE ME IKJEN E TIJ MER FUND PD-JA.5.SE PD NUK BEN DOT KURR ANALIZE HUMBJE.KJO DO E ÇOI NGA HUMBJA NE HUMBJE.KTE E DI LULI E SALIU.NDAJ BEJNE SI TE ÇMENDUR NE KUVEND E KO.KAM MENDIMIN QE RAMA TE MOS MERRET ME SB,LB NE KUVEND PASI ESHTE HUMBJE KOHE PER TE.RAMA E MINISTRAT E TIJ DUHET TE MOS FLEJNE GJUM..NAT-DITE PER REALIZIMIN E PROGRAMIT TE VET E MIRQENIEN E POPULLIT.

    Reply to this comment
  6. Krist October 13, 20:57

    Bedri,si gazetar,apo qofte edhe si analist,ke te drejte,jo vetem moralisht,por edhe realisht,te besh vleresimin si te opozites,por edhe me shume per poziten (se ajo qeveris vendin,aktualisht),por te besh cilesime dhe t’i vesh etikete,si dhe ti quash bandite,edhe ligjerisht,eshte e denueshme.Bandite,edhe mbas nje vendimi gjyqsor,duhet te matesh mire te quash dike.Reforma pritet te behet ne drejtesi,por u dashka pare detyrimi ,per ta bere edhe ne gazetari.Mos cfrytezo dhe shperdoro pozicionin tend ne kete gazete.

    Reply to this comment
  7. mirel October 14, 00:12

    Tymnaja e sherrit eshte krijimi i pakicave kombetare,
    Per te nuk pati asnje lloj debati, dhe parlamenti vazhdoi punen i qete, votoi plotesisht pro, me nje vote te Dules kunder.’
    Dulja doli atdhedashes me i ndershem nga Rama.
    Te pakten do Greqin, dhe Greqise i qendron besnik.
    Po ne, shqiptare te dhjerre,,,sa japim e shesim nga nderi dhe kombi..
    Te gjitha, te gjitha i shesim
    Qenie te padenja per shoqerite njerezore te civilizuara.

    Reply to this comment
  8. ETHEM October 14, 08:37

    O KRISTIIII.QENKE IDIOT FARE.PD ESHTE NJE BANDE ME K/BANDITIN SALI DHE ADOLESHENTIN LULI.DUKESH QE JE MILITANT I NDYRE.NUK DO TE KUPTOSH SE SALIU NE 27 VJET KA VRARE MBI 5000 VET,SHKATERROI SHQIPERIN NE ’96,’98 DHE PRAP KERKON DESTABILIZIMIN E VENDIT PER PUSHTET E OARA PO I HARRON VILAT E TIJ GJITHANDEJ.MILITANTET E TIJ TE PASURUAE ME PASURIN E POPULLIT.TE GJITHA BANDAT JANE KRIJUAR PREJ TIJ DHE NUK ZHDUKEN PA IKUR AI NGA POLITIKA.DHE NE POLITIKE RRI AKOMA SE GJOJA PO IKU AI-VJEN KOMUNIZMI.DHE DO RRIJE ATY DERI SA TE VDES MILITANTI I FUNDIT TE ENVER HOXHES.DHE PER KETE KA MBESHTETJEN E ATYRE QE E VUNE NE ’92 PRESIDENT.ATA QE E COLESUAN BURR SHTETI KUR VRAU NE 21 JANAR 2911.ATA QE AKOMA I BREDHIN PAS KUR NUK U PELQEN LULI-KUKULL.DHE KY VEND ESHTE I DENUAR TA DUROI SALIUN EDHE KUR SHPIF,SHAN,BERTET;VENDOS TRITOLE,SHET DETIN,SHKATERRON VENDIN,KERKON REVOLUCIONE;ARMATOSJEN E POPULLIT ETJ.BANDA E PD UDHEHIQET NGA UDB DHE USTALLARET KETU HANE SALIU,LULI,FLAMUR NOKA ETJ.SHOK TE GAZIDEDES SE FAMSHEM.DHE DUHET THENE SE RAMA PO PUNON SI NE RRETHIM,DUKE PADUR MBESHTETJEN E SHBA E BE SIDOMOS PER REFORMEN NE DREJTESI.KU SALIU PO BEN ÇMOS QE TE MOS BEHET.NDAJ AI RRI ATY PER TA SABOTUAR ATE.MASE DO ZOTI NGRIHET AI PINJOLLI HAKLAJVE QE PO PREGATITET TE NARR HAKUN E FAMILJES SE TIJ QE SALIU E SHOJE FARE.

    Reply to this comment
  9. S'bon kshu jo... October 14, 11:00

    Na ta beni dhembin, s’ka me mesazh..2.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*