U akuzua për korrupsion, shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Burgjeve

September 19, 2018 14:50

U akuzua për korrupsion, shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Burgjeve

 

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto.

Zoto akuzohej për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje.

Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u  dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.

Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë.

Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Ai është gjykuar veçmas grupit të të akuzuarve të tjerë, mes tyre vartësi i tij Iliaz Labi, me detyrë ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si edhe disa administratorë firmash që garonin fiktivisht për tenderin e ushqimit në burgje.

Ai tregoi se kishte marrë 2 milionë lekë në emër të ish-drejtorit të përgjithshëm, të cilat ia kishte dorëzuar atij.

l.h/ dita

September 19, 2018 14:50
Komento

10 Komente

  1. ELIOT September 19, 15:19

    NUK CUDITEMI ..ME RAMEN DROGISTET DHE TE KORRUPSIONIT QITEN JASHTE DHE FUSIN NE BUGJE ..TE VARFERIT ….BRAVO RAMA ..JE SOCIALIST HAJDUT ..I KORRUPTUAR ..

    Reply to this comment
  2. Arben September 19, 16:04

    Tani o burra edhe nja 200 milion demshperblim dhe kthim ne detyre, nga ku po del se eshte hequr padrejtesisht.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 19, 16:56

    Sa eshte shuma e demshperblimit?
    U shtua dhe nje Fullhan burgjesh.

    Reply to this comment
  4. OPGJ September 19, 17:04

    Keto fytura.te ndyra kane.shkuar te punojne te burgje ne nje pune te qelbur vetem per te miren e.atdheut per sakrifice.Tashti marin pafajsi po i penduari qe.i dha parate te.futet.aty ai ne burg ekuacion tipik me tre elemente qe vertetojne trinomin gjykate prokurori hajdute.Te.gjithe duhet te.futen.ne burg dhe te lirohen nga burgu burgaxhinjte.Do ishte me mire per Shqiperine.

    Reply to this comment
  5. MH September 19, 20:07

    Arben
    Pse cuditesh.A nuk po i marrin te persekutuarit damshperblimet e vuajtjeve ne burg.Dhe ku zotria duhet ti marrin.Nese nuk te pelqen.At’here edhe ato te persekutuarit nuk i meritojne.Mbi sa komentojme halli qe na ka zane me keto soje pushtet shtetit,jemi ne ate vleren:Hiqja cimen thuit.

    Reply to this comment
    • Arben September 20, 06:25

      Fakti me burgun politik eshte se duhet ende te denohen

      kriminelat sllavo-komunist qe kryen ato krime ndaj

      shqipetareve

      dhe denimi per ta eshte vetem nje.

      Reply to this comment
  6. MH September 19, 20:07

    Arben
    Pse cuditesh.A nuk po i marrin te persekutuarit damshperblimet e vuajtjeve ne burg.Dhe ku zotria duhet ti marrin.Nese nuk te pelqen.At’here edhe ato te persekutuarit nuk i meritojne.Mbi sa komentojme halli qe na ka zane me keto soje pushtet shtetit,jemi ne ate vleren:Hiqja cimen thiut.

    Reply to this comment
  7. ukujot September 20, 11:43

    Cfare bejne keta gjukates? Si nxjerrin te pafajshem nje kokerr hajduti te lesh e lise. Duhet te dime qe cdo kuader i lesh e lise eshte hajdut. Kete e ka kerkuar vete kjo parti (mos harroni kerkesen publike qe beri luan rama drejtoreve te lesh e lise qe te financojne me teper partine!!! Besoj e mbani mend se ka qene publike) Lesh e lia per te vjedhur i donte drejtoret e miniestrat ne qeveri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim