U akuzua për plagjiaturë, deputetja që do të zëvendësojë Shahinin nxjerr foton: Do të bëj gjithçka të nderoj PS-në dhe kryeministrin tonë!

September 15, 2020 14:14

U akuzua për plagjiaturë, deputetja që do të zëvendësojë Shahinin nxjerr foton: Do të bëj gjithçka të nderoj PS-në dhe kryeministrin tonë!

Ditën e djeshme me fillimin e vitit të ri shkollor u bë publik në mënyrë të befasishme edhe dorëheqja e ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe emërimi i deputetes së Elbasanit, Evis Kushi në postin e saj.

Teksa ministrja e re, Evis Kushi pret të mandatohet në detyrën e re, e ka cilësuar këtë të fundit si një sfidë tepër të vështirë dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Megjithëse nuk shkruan asnjë fjalë lidhur me artikullin shkencor të saj të publikuar nga studiuesi Vladimir Kola, ku thuhej se 70% është plagjiaturë, Kushi ka treguar për arsimimin e saj në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, ku ka publikuar edhe një foto gjatë diplomimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kushi kërkon ndihmën edhe të kolegëve të saj në mënyrë që detyra të kryhet me sukses dhe në fund të dalin faqebardhë.

“Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë”, shkruan Evis Kushi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë.

Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.

Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

j.l./ dita

September 15, 2020 14:14
Komento

19 Komente

  1. ?!! September 15, 14:45

    Po i bëre punët për të nderuar kryeministrin i ke bër të gjitha ashtu si duhen bërë. Aferim të qoftë, kujdes mos ma çndero kryeministrin se i vjen shumë zor si njeri i ndjeshëm e namuzqar që është. Që të shkoj mbar arsimi kalojeni në PPP të gjithë arsimin bashkë me ministrin dhe do të shënohesh në histori për këtë nismë.

    Reply to this comment
  2. Skrapari September 15, 15:16

    Bravo ! Puno për partinê dhe shokun enver !

    Reply to this comment
  3. mirel September 15, 15:32

    Nuk mbarojne shurat e Ramutit

    Reply to this comment
    • Berati September 15, 15:50

      Per te qeshur dhe per te qare. Pra per arsimin sia ndjen hic , vetem te nderoj partine dhe usheheqesin e madh. Qija robt, ne Korene e Veriut jetojme?

      Reply to this comment
  4. Arben September 15, 15:51

    Dhe asgjë në.shërbim të popullit

    Reply to this comment
  5. Fernando September 15, 16:25

    Uaaa,paska bere plagjiature vetem 70% te doktoratures!
    E cfare eshte kjo?
    Po vete Rama qe nuk ka haberin e ekonomisde,jurisprudences,financave etj,si u be mjeshter i madh per PPP-te korruptive qe kane gllaberuar shumicen e buxhetit te shtetit?
    Po ministrja e Shendetesise,qe eshte KIMISTE,a nuk eshte bere mjeshtre me PPP-te?
    Po ish ministri Beqaj,inxhinier,si u be minister i Shendetesise kuke u bere nismetar i PPP-ve?
    Ja pra qe nuk paskan vlere diplomat per Ramen,por ca cilesi te vecanta,qe nuk kane nevoje per di pllome,por per tri pllome!

    Reply to this comment
    • XXXL September 15, 21:32

      Po RFGJ Gerard Shrëder muzikant bundeskancelar shum i suksesëshë Angelika Merkel fiziciente Helmut Kohl po ashtu o porta mizeria

      Reply to this comment
  6. Teuta September 15, 16:35

    Sa budallenj ata profesoret eAnglise! I japin doktoraturat si puna e Kristalit te ne,por ja qe ka edhe nga ata qe nuk ua hedh dot. sapo mer detyre i kane zbuluar horrlleqet . Ehh more anlez,pse nuk merni keta zbuluesit tane ,po kujtoni se na i hodhet.

    Reply to this comment
    • Lili September 15, 17:40

      Teuta edhe atje ka shume universitete kristal, dmth komerciale qe te falin diplomen kunder nje spagese te mire….prandaj ka nje tjzter liste te universiteteve seroze per t’i dalluar!

      Reply to this comment
  7. demo September 15, 16:51

    Po qe e vertete plagjatura,kjo si ministre duhet te anulohet.
    Eshte ne kohe.Eshte me keq se rasti i Artan Hoxhes,qe doli agjent i sigurimit. dhe u anullua brenda dites.

    Reply to this comment
  8. miku September 15, 17:10

    Po moj Teute, po e rruajn shume profesoret angleze se po merr Mrika, titull, Teuta sot duan parate dhe nxije ca flete te bardha dhe je ne rregull me anglezet.Ku i gjejne keto universitete, keto jane si “Kristali” jone, jepi parate por edhe dcent.nemjekesi te bejne, qe te operojne dhe te shkosh ne hale te gomerve.Te shkoje Mrika dhe te mbroje ne Havard, po ja mbajti.Me keto ucelishte si shkolla e Erionit e japin dipllome pa vajtur fare, vetem paguaj dhe bej ndonje pune tjeter.Ne perendim shkollat jane 10 kategori, Spiro Kali dhe Erjoni, mesuan te flasin anglisht se per shkolle nuk i afrohen as Kristalit.Pyet Teut pyet, pastaj fol.Enveri ishte dru me pre me shkolle, dhe shoket i merte me pykat e shqipetareve,si Pali,Lenka, Lumi, Simoni etj keshtu dhe ky Ramua, i mer me injorante se vehten qe ti sherbejn partise dhe jo SHQIPERISE.SUKSESE NE JETE TEUTE

    Reply to this comment
  9. Socialisti i Ndershem September 15, 17:23

    Nuk eshte “provim” i veshtire moj ministreshe joooooo. Mjafton te lepish me gjuhe ku t’i doje qejfi shefit dhe e merr “provimin” pa problem.

    Reply to this comment
  10. Kajmakeria e Rilindjes September 15, 17:30

    E po mire elbasanllija Kushi paska plagjature 70% ne ate te famshmin artikull te saj “shkencor”… por ka dhe me keq…eshte nje fare Blerina Gjylameti me 100% plagjature te deklaruar (e nga atehere ka prere goje ajo llafazania e Rames).

    Reply to this comment
  11. Anton September 15, 17:31

    Keta qe vigjëlojne per plagjiatura i kane vene vetes qellim ta lene Shqiperine pa drejtues ministrish apo drejtorish???

    Vihen ne siklet njerezit per tu paraqitur sa me denjesisht dhe deyrohen te hedhin syte ne internet ….por a mos eshte me mire qe per shkak te nivelit te pergjithshem tek ne te mos merren zyrtarisht fare në konsiderate keto lloj gradash shkencore??

    sepse gjuetaret e plagjiaturave kete presin…. hedhin rrjeten por harrojne se nuk eshte aspak merite te mbushin rrjeten kur deti eshte plot me te tille peshq ….

    Pra edhe sikur te kene te drejte, a nuk eshte me e arsyeshme te bejne sikur nuk vene re gje ??

    Para disa vitesh per sa i perket nivelit te arsimit renditeshim (denjesisht) ne vend te 4 ne bote (nga fundi)

    Sipas vendit behet kuvendi , i nderuar studiues

    Reply to this comment
  12. Gzim Kulufi September 15, 18:00

    Plagjiatura, -profesioni i dyte i mbi 80% te te dipllomuarve te sotem!

    Reply to this comment
  13. XXXL September 15, 21:35

    Po RFGJ Gerard Shrëder muzikant bundeskancelar shum i suksesëshë Angelika Merkel fiziciente Helmut Kohl po ashtu o porta mizeria

    Reply to this comment
  14. Vatra September 15, 21:43

    Me potencialin intelektual që zonja disponon arsimi do të ketë ngritje të mëtejme

    Reply to this comment
  15. juventus September 16, 12:36

    Me kete surrat te palare do e nderosh ti Edi Ramen?Po pse moj bibe per kryeministrin do punos apo per arsimin.Pikaa…qe nuk te bie ty dhe atij qe te vuri ty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim