U arrestua për korrupsion, Gjykata e Elbasanit liron dekanin, vuan nga diabeti

June 12, 2018 12:52

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Elbasanit liron dekanin, vuan nga diabeti

Gjykata e Elbasanit ka liruar dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, i cili nga arrest me burg, tashmë do të hetohet në masën e sigurisë arrest shtëpie. Në seancën e mbajtur një ditë më parë pa prezencën e medias trupa mbrojtëse kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Burime konfidenciale për shqiptarja.com bëjnë me dije se dekani i akuzuar për korrupsion prej kohësh vuante nga diabeti, ndaj për këtë arsye një vit më parë ka prerë dhe gishtin e këmbës. Po ashtu të njëjta burime garantojnë se Riska kishte probleme edhe me gangrenën.

Pasi shqyrtoi kërkesën dhe raportin shëndetësor, gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie. Kujtojmë se Dekani Albert Riska në bashkëpunim me shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pedagogen e fakultetit të ekonomikut Erjola Calja dhe 4 sekserë të tjerë u arrestuan më datë 9 maj nga policia, e cila asokohe bëri me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, dyshohet se kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Vendimi i gjykatës së Elbasanit

Dekani Albert Riska, arrest shtëpie

Shefja e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi, arrest me burg 60 ditë

Pedagogia Eriola Calja, arrest shtëpie

Studenti Marjus Calja, arrest burg

Studenti Adem Ngjela, arrest shtëpie

Sekseri Petrit Kodra, arrest me burg

Sekseri Admirim Kala, arrest shtëpie

June 12, 2018 12:52
Komento

5 Komente

  1. demo June 12, 13:02

    Nuk eshte e veshtire per nje pedagog te marre raport mjeksor,.Po pat vjedhur ka vjedhur,..Ky duhej bere shembull.

    Reply to this comment
  2. Tomas Willson June 12, 13:14

    Ore qe ka marre, ka fakte…..ai prej me shume 25 vitesh qe merr rregullisht nga studentet..kuptohe nga ata qe duan te kalojne…….
    I gjithe Elbasani e njeh dhe e di mire qe ky profesor mer dhe ka marre gjithe kohen… se mos vetem ky… thuajse te gjithe pedagoget e ati universiteti marrin…. kjo eshte per te ardhur keq

    Reply to this comment
  3. Adih June 12, 18:57

    Gjygjtare te degjeneruar ,sa leke keni mare , prej ketij te pa shpirti dhe anti zhvillim .
    Mire thone :::do qe ta shkaterosh nje komb ,shkateroi dijen ,shkollen ,kulturen dhe e ke fituar davane .Keta duhen varur para bulevardit ,per kete shkaterim kanceroz qe i bejne vendit e shoqerise .

    Reply to this comment
  4. Arben June 12, 19:15

    Opo ky eshte me para.

    Ata qe kane ndonje fature dritash pa paguar

    Vdesin ne burg Po Kane Halle te tilla.

    Reply to this comment
  5. Naimi June 12, 20:05

    Turp! Pedagoget e Elbasanit e kane perdhosur emrin e te madhit A. Xhuvani. Eshte nder krimet me te tmerrshme, te shkaterrosh arsimin, duke shitur diploma. Eshte mire, qe te hetohet e gjithe pasuria e pedagogeve te ketij universiteti qe kane dhene mesim aty pas viteve 90-te. Jam ne dijeni per shuma marramendese, qe kane gllaberuar keta pedagoge, vecanerisht te ekonomikut, si me i kerkuari. Jo vetem qe kaq, por ka pasur raste hakmarrjeje per studentet qe nuk paguanin, kur keta mesonin dhe donin t’i merrnin provimet me forcat e tyre. T’u hetohen vilat e cdo pasuri qe kane vene me pa te drejte, duke ia kthyer popullit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*